Policia e Elbasanit ka vënë në pranga një 29-vjeçar si autor të një sërë vjedhjesh.
29-vjeçari Melser Jangulli është arrestuar nga policia në kuadër të operacionit “Nata e fundit”, i dyshuar për 6 vjedhje në 1 muaj, konkretisht ai dyshohet se:
- Më datë 19.09.2018, në lagjen “Qemal Stafa” Elbasanit, dyshohet se ka vjedhur një agjendari në pronësi të shtetasit Xh.H.
- Më datë 08.09.2018, në lagjen “Luigj Gurakuqi”, Elbasan, dyshohet se ka vjedhur dyqanin e shtetasit Sh. A.
- Më datë 05.09.2018, në lagjen “Syrja Dylgjeri”, Elbasan, dyshohet se ka vjedhur dyqanit (Kjoskë) në pronësi të shtetasit P. S.
- Më datë 05.09.2018, në lagjen “28 Nëntori”, Elbasan, dyshohet se ka vjedhur dyqani (Kjoskë) në pronësi të shtetasit A. I.
- Më datë 03.09.2018, në lagjen “5 Maji Elbasan”, dyshohet se ka vjedhur dyqanin e shtetasit H.F.,
- Më datë 13.08.2018, në lagjen “Viserian Xhuvani”, Elbasan, dyshohet se ka vjedhur dyqanin e shtetasit V. K.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, për veprën penale “Vjedhja” parashikuar nga neni 134 i Kodit Penal.
l.h/ dita
