Jahjaga e Thaçi në Prekaz, nuk shkojnë te Jasharët

anazapta

I pari që ka mbërritur ishte kreu i Kuvendit, Jakup Krasniqi i cili tha se familja Jashari sublimon gjithë sakrificën e bërë për liri dhe pavarësi të Kosovës.

Krasniqi u shpreh se sa herë shkojnë në Prekaz marrin obligime të reja për ndërtimin e shtetit të Kosovës dhe në shërbim të qytetarëve të saj.

E për dallim nga Krasniqi, Presidentja dhe Kryeministri së bashku kanë bërë homazhe tek kompleksi i varrezave por nuk kanë shkuar tek familja Jashari. Me këtë rast, presidentja Jahjaga tha se lufta e lavdishme e UÇK-së dhe rënia e komandantit Adem Jashari me familjen e tij dhe gjithë bijve dhe bijave të Kosovës, janë themelet të shtetit të Kosovës.

Ndërsa, kryeministri Thaçi pohoi se është në Prekaz për të kujtuar sakrificën e gjithë dëshmorëve të UÇK për të respektuar sakrificën e gjithë qytetarëve të Kosovës për liri dhe Pavarësi.

Homazhe kanë bërë edhe liderët e parive të tjera politike si dhe qytetarë të shumtë. / KOHA

Share This Article
9 Comments
  • TURPI I MBULOFTE keta SUNDIMTARET e Kosoves,qe shkojne ne varrezat e Prekazit dhe nuk shkojne per vizite tek te GJALLET e JASHARAJVE!!!

  • Hashim Thaci kurre nuk ua kthen shpinen Jasharreve.Tjeter gje eshte sote ato sote jen ne rregullat protokollare dhe si te tille deri aty e ken hapinn e veprimit.Kjo nuk do te thot se Hashim Thaci i harroi Jasharte ne nje kohe qe ai ben homashe tek varrezat e tyre. Te beja disa dallime kure eshte momenti. Momenti nuk e lejon te bejsh vizita ne shtepi pasi keto nuk jane vizita personale me protokoll shteror.
    Me vjen keq kure kerkohet te germohet edhe atje ku nuk duhet.!

    • Eshte ne nderin e cdo shqiptari, kur shkon ne Prekaz, te vizitoje shtepine e jasharajve, eshte dite e shenuar apo jo dhe kjo eshte nje detyrim per kedo, me pozite shteterore apo privat.
      Eshte tjeter gje kur dikush e ka thene hapur, se UCK, eshte dora e zgjatur e Serbise, sic e ka deklaruar presidenti spurdhjak Ibrahim Rrugova.

    • Protokollet i bejne njerezit e nuk jane si BIBLA E KURANI!!!
      Te respektosh familjen me te SAKRIFIKUAR NE KOSOVE si ajo e JASHARAJVE,ASNJE PROTOKOLL NUK SHKELET!!!
      TURP!!!
      TURP!!!
      TURP!!!

  • “Aliu nga selenica”? Në këndvështrimin tuaj miré e kini por nuk është plotësisht ashtu ? Ju mungon informacioni i duhur. Por dhe unë nuk ju them dot më tepër se nuk është vendi! Vetëm një gjë,-nuk është punë protokolli familjar sepse adem jashari eshte “hero i kosovës” dhe simbolika e vajtjes te ai kapërcen kufijte e protokollit familjar. Për një hero te përmasave te tij ka vetëm protokoll shteteror! Në shtepi e kudo!

  • Ndoshta Thaçi ka filluar te mendoje per “Nobelin”……nuk duhet te mbaje shume “erë ose kujtim lufte”…..Iliri

  • il serpente, ka rene ne dashuri me dacicin se dacici i jep ndonje kacidhe,per dhuraten qe u beri serbeve veriun e mitrovices,me cfare fytyre do veje hashimi te familjaret e LEGJENDARIT ADEM JASHARI.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *