Ajo u shtriq në shezlong.
Pastaj, duke u zgjatur paksa, tërhoqi diccka nga rëra. Ishte një libër.
-“Sara, hajde më bëj një foto!”
Shoqja u afrua dhe u bë gati me iPhone në dorë.
Ajo e hapi librin diku nga gjysma dhe u fiksua në pozë gjoja të shkujdesur “duke lexuar”.
-“Budallaqe, ktheje librin nga ana tjetër se e ke përmbys! Hahaha…”
-“Uaaa për pak lashë nam! Oki, tani gati…”
Foto u bë. Ajo u ngrit e iu drejtua çadrës ngjitur.
-“Faleminderit”, – tha duke buzëqeshur shpenguar dhe i zgjati librin të zonjës së çadrës.
-“Kaq më duhej” – shtoi shpejt duke ia lexuar habinë në fytyrë.
Pas pak në FB e saj:
“Diell dhe det i shkëlqyer para meje, por asgjë nuk më shijon më tepër se leximi i një libri…”
2.
Në palestër. Ai sapo hyri. Kishte veshur Adidas. Të reja akull.
Shkoi para pasqyrës. Pa veten. Jo mirë mesa duket, sepse prishi pak buzët.
Tërhoqi barkun brenda. Ok, pak më ndryshe tani.
Kapi një girë. E rëndë. E la atë dhe mori një më të lehtë. Ok.
Ngriti girën me një dorë dhe me tjetrën shkrepi një selfie para pasqyrës.
E pa. Mesa duket nuk i pëlqeu. E la atë girë dhe mori prapë atë më të madhen.
E ngriti me sforco dhe shkrepi përsëri selfie. E pa. Qeshi.
La girën në vend dhe… iku.
Pas pak në FB e tij:
“Hard work @gym!”
3.
Jahti u parkua buzë molit, pranë lokalit.
Teksa dy zonja sportive po zbrisnin, vajza u ngrit vërtik nga tavolina e lokalit dhe u afrua. U nguli sytë zonjave pa droje fare, aq sa ato e pyetën me sy. Po ajo nuk turbullohet fare. E sqaron çështjen shpejt:
– “Zonjë, a mund të bëj një foto te jahti, ju lutem?”
– “Ahaa…Po”- përgjigjet ftohtë njëra prej tyre duke e parë me qesëndi.
Ajo vrapoi brenda jahtit, u shtriq dhe pozoi. Shoqja i shkrepi foton. E pa. I pëlqeu. Shkuan të lumtura përseri te tavolina e lokalit para filxhanëve të machiato-s.
Pas pak në FB e saj:
“Duke bërë plazh në jahtin e miqve të mij. Si mund t’ua refuzoja ftesënJ?!”
4.
– “Shpejt, se po vjen! Shpejt, shpejt! E ke gati aparatin?”
– “Gati zoti Z, mos kini merak…”
– “Siç të thashë, para fjalimit ai do u japë dorën të gjithëve. Ti do jesh gati! Kur të më vijë rradha mua, tak – shkrepe menjëherë! Kujdes, të na kapësh vetëm ne të dyve. Edhe nëse duket ai më shumë se unë, nuk ka problem. Madje më mirë ashtu! Rëndësi ka të mos duken të tjerët. Ok?“
-“Ok, pa merak fare zoti Z!”
Pas pak në FB e zotit Z :
“Moment nga biseda e ngrohtë me Ministrin…J”
*
Jemi kthyer në njerëz-spray.
Spray, si ai i famshmi i arbitrave të Botërorit. Sprayyyy…Shkëlqen bardhësia dhe efekti zhduket pas 60 sekondave… Mjaft modë është bërë këto kohë të dukemi ata që s’jemi, të kemi diçka që nuk e kemi, të bëjmë diçka që nuk e bëjmë. “Të shkëlqejmë”…
Qoftë edhe për 60 sekonda…

brilante :)))))
Po mire ore njerezit kane qejfet e tyre, dhe te gjithe duan te duken nga pake , se keshtu eshte kjo jete …Dhe nuk ka ndonje gje te keqe pse dikush kekron te mburret njecike apo te kerkon te beje ..”show off”, Keto jane gjera qe nuk demtojne ,
Ajo qe demton eshte se , ndersa gjendja ekonomike ne Shqiperi eshte skandaloze , …dhe tendenca po tregon se varferia do te ritet,pasi cmimet po riten ne maje, si psh cmimi i karburanteve eshte ritur krahasuar me kohen e Sales,
edhe cmimet e tjera te mallrave te konsumit jane ritur ,energjia po ashtu po vjen duke u ritur ,sherbimet mjekesore jane per toke fare …..nderkaq gazetaret nuk i trajtojne fare keto probleme qe prekin direkt jeten e qytetareve, por merren me …..”mustaqet e Celos”
Ti aty ne Vlore ke nje sherbim mjekesor te urgjences skandaloz fare, saqe shkaktoi edhe humbjen e jetes se Drejtorit te kesaj gazete,…dhe nuk e trajton fare si problem kryesor qe ndikon ne humbje jetesh njerezore….
Ne Vlore do 5 ore te shkosh nga Levani ne Vlore, se ruga eshte e ngushte e do zgjeruar , sepse Vlora duke pas plazhin ka fluks shume t e madhe levizjesh te makinave ….etj etj , probleme plot ,porse megjtihate kryesor eshte problemi i Ekonomise , sidomosritja e cmimeve –Kjo eshte shkateruese per ekonimne e vogel dmth per biznesine vogel, dhe per njerezit e papune …..
Keto jane tema qe duhen trajtuar ,se e ndihmojne edhe qeverine te korigjoje reformen e saj ne sherbim te ritjes se mireqenies …..Se mund te kesh ritje ekonomike 2% , por ritja e mireqenies rezik eshte minus 10% kur ngre cmimet …
sa e bukur! sa e vertet! sa e trisht!
Njerzit janë më tepër viktima, sesa subjekte të kësaj skeme të shpifur të vlerave të kota. E keqja është që përveç qenieve të vogla, që mjerimin e ndjejnë të madh, presioni ushtrohet edhe mbi ata që e kuptojnë kotësinë e konsumizmit në “shoqëritë e zhvilluara” dhe ua vështirëson jo pak egzistencën. Vërtetë që shkrimi duket sikur flet për “gënjeshtrën” e asaj apo kësaj… POR pyetja që pason është : përse e ndjejnë nevojën që të gënjejnë për këto gjëra, këta njerëz (që fatkeqësisht po shtohen)?!
p.s. me gruan u “grindëm” për disa ditë pasi kur u kthye në punë e bombarduan shpjegimet e shoqërisë për pushimet e shkëlqyera në Greqi, apo Dhërmi, apo kudoqoftë që të duket mirë, ndërkohë që ne të varfrit i bëmë në shtëpinë e prindërvetë mi, në Vlorë… a thua se ato dy javë që dynjaja “shkëlqente”, ne flinim gjumë… (aaaa, po, ne nuk i treguam, as i dokumentuam në fb, ato dy javë)… hahaha, e pikë e zezë!
E papare. Ju lumte Ilir!
Per fat te keq kunder-vlerat jane kthyer ne vlera dhe kotesia eshte bere me e redesishme se virtyti.
Sa here e kam thene ne kemi vetem po…. e, njekohsisht. Me te varferit ne europe
Me siguri te ka frymezuar Robert Papi,qe ka shkrepur nje foto me ish kryetarin e bashkise se New Yorkut,Giuliani,apo Fari Balliu,te cilit papa i dorehequr,Ratzingher i bekoi 24 ore para doreheqjes,gazeten 55!!!!!!
@@@ Sistemi i kotësisë,i tëri bythë,para dhe sisë!? Më të marrosurit pas kotësisë pushtetarët tanë qe rendnin kush te dilte në foto me Bushin, Klintonin, Obamën, Merkelin, Toni Blerin… Vjedhje vlerash nga ata që nuk i kanë? Për t’ja shitur publikut ,për të marrë rivlerësim në treg dhe për t’i rishitur me një çmim më të lartë? Treg i lirë hesapi,shitet antivlera për vlerë,antimorali për moral,tradhetari për patriot etj.etj. Një esse shumë domethënëse e autorit për vlerat e kohës tonë! Për kohën e parasë kallfe? Për shalët e kremosura të çiljetës, për motorçiklisten ranore jozefinë, për thithjet hundore të mallit tip heroinë,për salinë e shpellarinë të shitura si qytetërim,për kapitalizmin tropojan më të zhvilluar se ai euroamerikan, për fullan e shejtan pa din e pa iman etj.etj. Bukur Ilir Metaj bukur! Por, ku dreqin të ka rastisur emri dhe mbiemri që, mund ta shkruash për 60 sekonda dhe të konverton menjëherë në një politikan!? Dhe,fap për kaq sekonda shndrrohesh menjëherë “nga gazetar barkthatë,në politikan që paratë i hedh në thes me lopatë”!? Nderime autor dhe vëzhgues fin!
Sistemi i kotësisë,i tëri bythë,para dhe sisë!? Më të marrosurit pas kotësisë pushtetarët tanë qe rendnin kush te dilte në foto me Bushin, Klintonin, Obamën, Merkelin, Toni Blerin… Vjedhje vlerash nga ata që nuk i kanë? Për t’ja shitur publikut ,për të marrë rivlerësim në treg dhe për t’i rishitur me një çmim më të lartë? Treg i lirë hesapi,shitet antivlera për vlerë,antimorali për moral,tradhetari për patriot etj.etj. Një esse shumë domethënëse e autorit për vlerat e kohës tonë! Për kohën e parasë kallfe? Për shalët e kremosura të çiljetës, për motorçiklisten ranore jozefinë, për thithjet hundore të mallit tip heroinë,për salinë e shpellarinë të shitura si qytetërim,për kapitalizmin tropojan më të zhvilluar se ai euroamerikan, për fullan e shejtan pa din e pa iman etj.etj. Bukur Ilir Metaj bukur! Por, ku dreqin të ka rastisur emri dhe mbiemri që, mund ta shkruash për 60 sekonda dhe të konverton menjëherë në një politikan!? Dhe,fap për kaq sekonda shndrrohesh menjëherë “nga gazetar barkthatë,në politikan që paratë i hedh në thes me lopatë”!? Nderime autor dhe vëzhgues fin!
Pikes i ke rene!Po si i behet halli?Na mbyten pseudot