60 mijë viktima në Siri që prej fillimit të konfliktit

anazapta

Të paktën 60 mijë persona janë vrarë në Siri që prej nisjes së konfliktit.

Të dhënat vijnë nga Organizata e Kombeve të Bashkuara. Shefja e Komisariatit të Lartë për të Drejtat e Njeriut në OKB, Navi Pillay, ka bërë të ditur raportin më të fundit mbi Sirinë. Sipas këtij raporti, që nga 15 marsi i vitit 2011 deri në 30 nëntor 2012 janë vrarë 59 648 njerëz.

“Duke parë që konflikti nuk është ndalur pas nëntorit të 2012-s, mund të themi që tashmë numri i viktimave i ka kaluar 60 mijë. Është një shifër alarmante”, ka thënë Pillay.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *