OKB: Europa po bën një kthesë të rrezikshme drejt nacionalizmit

editor

Hyrja e ekstremit të djathtë në koalicionin e ri në Austri shënon një pikë “të rrezikshme” kthese për politikën evropiane, ka theksuar të hënën Komisioneri i Lartë i Kombeve të Bashkuara për të Drejtat e Njeriut, Raad Al Hussein Zeidan.

Gjatë një intervistë me AFP, ai tha se grupe të caktuara po përpiqen të “shfrytëzojnë frikën” për qëllime politike në Europë .

Diplomati jordanez shprehu shqetësim rreth zhvillimeve të fundit politike në Austri. Ai tha se vendimi i kancelarit austriak Sebastian Kurz për të përqafuar pozicionet e të djathtës ekstreme, sidomos në çështjet e emigracionit, paraqet “një zhvillim të rrezikshëm të politikës evropiane.”

Raad Al Hussein Zeidan kritikon me forcë edhe politikanët evropiane të cilët përpiqen të “shfrytëzojnë frikën” për ta kthyer në levë “të ardhjes apo qëndrimit në pushtet”.

Ai denoncon “një lloj nacionalizmi” në Evropë që të kujton kohën para Luftës së Parë Botërore. Por Evropa sipas tij nuk është i vetmja rajon në botë që është i hipnotizuar nga retorika populiste.

Zeidan Raad Al Hussein iu referua sulmeve të përsëritura të presidentit amerikan Donald Trump kundër medias, duke paralajmëruar se kjo mund të çojë në dhunë kundër gazetarëve. Komisioneri i Lartë shprehu gjithashtu shpresën se do të ketë arrestime për ata që kanë kryer krime në Siri dhe Jemen.

“Ne nuk mund t’i shohim këto akte të barbarisë ekstreme dhe askush të mos jetë përgjegjës sipas ligjit”, tha ai.

b.m. / dita

Share This Article
2 Comments
  • Sa i ruheni ekstremisteve te djathte ju Gjithe jeten kete mesele . Po ne Amerike , kush eshte ne fuqi ore shkencetar. ?. Ato i ka zgjedhur populli ,me deshiren e tij dhe per perspektiven e femijeve te tyre dhe te begatise., e mbi te gjitha te sigurise dhe qetesise.

    • Adih , kete qe po thua , duket se e ke lënë në mes … , sepse pjesa e dyte e fjalise eshte që , Trampi eshte zgjedhur nga populli amerikjan , ashti sikurse Hitleri , në kohën e tij , nga populli gjerman , që i dihet përfundimi , se ku e çoi popullin gjerman dhe çfar pësoi bota prej tij !
      Në se të kam kuptuar gabim , më thuaj .

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *