62-vjeçarja, Barizhe Mance rrëfen se në 13 shtator 2016 kishte gjetur jashtë portës një shashkë dhe e kishte varur mbi portë. Kjo u bë shkak që policia ta arrestonte dhe të bastiste shtëpinë e 2 të moshuarve, Mezhdet dhe Barizhe Mance.
I shoqi rrëfen ditën kur policia arreston bashkëshorten e tij dhe me forcë kontrollon gjithë shtëpinë sikur të ishte ndonjë kriminele.
Ai shton se kur mbërritën në oborrin e komisariatit, bashkëshortes së tij i bien të fikët dhe policët e dërgojnë 62-vjeçare në maternitet sikur ishte shtatzënë. Zonja Barizhe tregon se ka përjetuar turpin më të madh në një moshë të vjetër.
Dy të moshuarit kërkojnë përmes emisionit ” Fiks Fare” që të dëgjohet historia e tyre, të dihet e vërteta e tyre dhe kur të dalin në qytet, të dalin me kokën lart dhe jo t’ia bëjnë me gisht.

Znj. Barizhe, pse shqetesohesh, merre me me sportivitet, pasi dhe te kesh qene shtat zene, nuk eshte turp kur e ke partnerin tend. Po pse gojet e botes do pushosh. Zguxon policia te beje shaka me nje qytetare dhe ja do ti hidheni ne gryke. Keni mbetur prapa o njerez.