Apple njofton rikthimin në SHBA

editor

Gjigandi i teknologjisë së lartë Apple tha se do të kanalizonte rreth  30 miliardë dollarë gjatë pesë viteve të ardhshme në Shtetet e Bashkuara, duke synuar ndërtimin e centraleve të reja dhe krijimin e 20,000 vendeve të reja të punës.

CEO i Apple, Tim Cook (në foto) tha se  “Ne duam t’i kthejme vendit tonë atë që duhet, nëse na ndihmon për suksesin tonë”.

Pjesa më e madhe e të ardhurave të Apple deri më tani është fituar nga tregu ndërkombëtar, në veçanti, nga likuiditeti total prej 269 miliardë dollarësh, 94% vijnë nga operacionet jo-amerikane, sipas The New York Times.

Për shumë vite grupi pretendoi se nuk do të riatdhesonte fitimet nëse nuk do të ndryshonte regjimi tatimor.

Me njoftimin e Apple për riatdhesuar fitimet nga operacionet ndërkombëtare, presidenti amerikan Trump tha se ato janë rezultat i shkurtimeve të taksave që ai paraqiti kohët e fundit.

“Unë kisha premtuar se me politikat e mia, kompani si Apple, do të rikthenin shuma të mëdha në SHBA”-tha presidenti amerikan.

Një e treta e investimeve të saj do të kanalizohen në qendrat e të dhënave ku do të strehohen iCloud, App Store dhe Apple Music Services.

Ashtu si  kompania rivale Amazon edhe Apple po kërkon një vend për të ndëruar  selinë e dytë në SHBA.

Amazon ka marrë kërkesa nga autoritetet e ndryshme shtetërore, rajonale dhe komunale deri në fund të tetorit, ndërsa Apple nuk ka dhënë detaje për dizajnin e saj të përgjithshëm.

n.s. / dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *