Policia e Lushnjës ka arrestuar një 63-vjeçar, që akuzohet për ngacmimim seksual të një 11-vjeçareje.
I arrestuari është Feçorr Kiptiu, banues në lagjen “20 Tetori”.
Ai akuzohet se ka ngacmuar vajzën e gruas me të cilën bashkëjeton djali i tij.
Ajo ka një vajzë nga martesa e parë dhe pretendon se 63-vjeçari e ka prekuar disa herë vajzën, duke e ngacmuar seksualisht.
Për këtë arsye, ajo e ka denoncuar në polici.
Por, 63-vjeçari thotë se ky është një kurth i ngritur nga bashkëjetuesja e djalit.
Sipas tij, ajo kërkon ta nxjerrë nga shtëpia dhe për këtë arsye e akuzon se i ka ngacmuar vajzën.
