Ç’kuptim ka fjala “kashelashë”

editor

Fjala kashelashë është një nga sinonimet e fjalës gjëegjëzë.

Siç mund ta dini, gjëegjëzat janë krijime të vogla folklorike, zakonisht në vargje që kërkojnë përgjigje për një pyetje të bërë në mënyrë të tërthortë.

Përveçse kashelashë janë quajtur ndryshe edhe ojza ose gjëza.

Ka dhe gjëegjëza që u ngjajnë problemeve aritmetike ose kërkojnë zgjidhje çështjesh të ngatërruara.

Sendet, dukuritë a çështjet rreth të cilave krijohen gjëegjëzat janë ato me të cilat ka pasur të bëjë populli gjatë jetës së vet: njeriu, shtëpia dhe orenditë shtëpiake karakteristike, mjetet e punës, ushqimet, veshja etj.

n.s. / dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *