Kush janë lojtarët më të kushtueshëm të historisë së Premier League? Janë shumë, sepse jo rastësisht është kampionati më i bukur në botë. Për çdo lojtar të madh është një arritje të luaj atje. Kjo është skuadra që mund të krijohet me blerjet më të kushtueshme të Premier League.
Portier
EDERSON MORAES – Ishte portieri i Benfica-s, tani do të presë gjuajtjet që do të bëhen drejt portës së Manchester City-it të Pep Guardiola-s. Kosto: 38 milionë euro.
Mbrojtës 1
KYLE WALKER: City e ka marrë nga Tottenham për 56 milionë euro.
Mbrojtës 2
JOHN STONES – City, në 2006-ën, ka paguar 53 milionë euro për ta marrë nga Everton.
Mbrojtës 3
SHKODRAN MUSTAFI – Në 2006-ën është transferuar tek Arsenal nga Valencia për 39 milionë euro.
Mbrojtës 4
BENJAMIN MENDY – City e ka blerë nga Monaco për 57 milionë euro.
Mesfushor 1
KEVIN DE BRUYNE – I ka kushtuar City-it 61.5 milionë euro.
Mesfushor 2
PAUL POGBA – 99.5 milionë euro: kjo ka qenë kosto e francezi që ka kaluar nga Juventus te Manchester United në 2016-ën.
Sulmues Krahu 1
ANGEL DI MARIA – Lojtari i PSG ka një të kaluar te Manchester United, që e ka paguar 67 milionë euro në 2014-ën.
Sulmues Krahu 2
RAHEEM STERLING – Në 2014-ën, Manchester City e ka marrë nga Liverpool për 55 milionë euro.
Sulmues 1
ALVARO MORATA – Sulmuesi ka kaluar te Chelsea, që ka derdhur 65 milionë euro në arkat e Real Madrid.
Sulmues 2
ROMELU LUKAKU – Manchester United ka shpenzuar 84 milionë euro për ish-sulmuesin e Everton.
