Blini i Gurit t’Lekës…

a.k.

Jetë Zhitia*

Hap pas hapi shkel mbi tokën e pjerrët ndërsa një pikël djerse më rrëshket ngadalë nga lart, drejt thyerjes së brrylit. Deri kur mbërrin aty, as që e ndjej, madje në atë zheg më duket për një moment e ftohtë dhe e freskët.

Papritur më duket sikur nuk ka kufi ndërmjet lëkurës time dhe ajrit të ngrohtë të ngopur me aromë pylli: jo ajo e freskëta, por ajo ku bari dhe lulet e malit përzihen me rrezet e diellit; ajo që të mbështjell si një përqafim i cili nuk mbaron.

Grupit i ika për disa hapa. Me ndërgjegjë të vrarë sepse grupit në mal nuk i iket, aq më pak aty ku shkel ujku. Por “m’u kishte bo boll”, – siç thuhet atje ku jam lindur.

Më kishte lodhur disi dialekti i tyre, i cili kërkon me shumë hapje goje se gjuha letrare shqipe, të cilen jam duke e mësuar dhe mundohem ta flas me shumë korrektësi. Ajo më kërkon më pak shtrëngime.

Ai dialekt më ngjan shumë me gjuhën e vendlindjes time dhe më zgjon kujtime, të cilave tani për tani nuk dëshiroj t’u jap hapësirë. Disa prej tyre nuk lenë vend për mendimet e rëndësishme të së tashmes.

Miku im shpeshherë më pyet me atë mënyrën e vet prej malësori, që mua me duket pak e vrazhdë, por që e njoh që nga fëmijëria: “Pse po munohesh me fol nryshe se qysh e ke dialektin?”

Ehh, ai sikur e di se ku po më dhemb. Pikërisht prej dialektit dhe pyetjeve u shkëputa nga grupi.

Toka nën këmbët e mia është e kuqe. Shoh drurë të thatë dhe të thyer të tulatur mes atyre me lartësi madhështore. Një trung rreth një metër e gjysëm i gjerë, disi i kuq, si bakër i errët, edhe ai, i shtrirë përtokë. “Dallohet nga ngjyra. Ështe dru gështenje. Ky nuk kalbet” – më kishte shpjeguar një agronom, pjesë e grupit. “Bëhen gardhe të fortë me këtë lloj druri”.

Një zhapik kërcen mbi të. I afrohem por ai më ikën dhe fshihet mes gjetheve. Ulem në gjunjë dhe përkul kokën poshtë deri afër tokës për ta ndjekur me vështrim. Dheu ka aromë dielli.

Ja tek e dalloj tek lëviz i trembur. Barku ngjyrë bakri, kurrizi i gjelbër, kurse koka… Koka më kujton ujin që pashë kur u nisëm: i kaltërt. I kaltërt dhe kristal.

Grupi afrohet. Ndjej zërat e tyre të qeshur. Gezohëm kur i degjoj edhe pse në ecje unë preferoj zërin e maleve mbi atë të njerëzve. Më ka marrë malli për ata zëra të ngjyrosur nga rrezet e diellit malësor dhe jo nga dhimbjet e dikujt, të cilit i ndalohet identifikimi me kombin.

Mundohem të kap çdo fjalë, çdo tingull, çdo zanore. I përsëris në kokën time, lëviz gjuhën në gojë, por nuk nxjerr zë.

Dëgjoj me vëmendje, dhe vërej se si një pjesë e imja çuditet. Çuditet si tingëllojne aq ngjashëm me atje ku kam lindur. Vetëm se janë… zëra më të lirë. Po çfare kisha pritur? Një gjuhë të huaj?

Bën aq vapë sa hija e pyllit nuk mjafton më. E marr maloren me hapa të gjatë, shtrëngoj fort muskujt e barkut duke ecur dhe aty ku shkel, shkel mirë, pa frikë nga toka. Këtu nuk rrëshkas siç më ndodh shpeshherë në malet e Austrisë.

Dheu psherëtin nën prekjen time dhe një pluhur i kuq e mbush ajrin për disa sekonda.

Pas ecjes, kur dreka ka mbaruar, rrimë ulur bashkë dhe ata flasin e qeshin me ato zërat që tashmë më kanë hyrë në zemër. Miku im duket i heshtur dhe vetëm vështron me sy shqiponje.

Më jep çdo here ndjesinë që mund t’i drejtohem për çdo pyetje që kam. E lakoj trupin drejt tij dhe e pyes:

“Po qysh ka munsi qe kaq shumë shqiptarë e bajnë një nryshim ndërmjet vetës edhe atyre si mue? Unë po nihem si me t’mit. Si me t’familjes. Po, mbas kufijve, edhe ju jeni shqiptarë ‘t’ktuhit’. Po s’gjej asnjë nryshim!“

Mora pra guximin të flas me gjuhën e nënës.

Me heshtje në sy por si gjithmonë me një urgjencë në zë, ai më përgjigjët: “Po nuk ka ndryshim! S’ka“.

“Do t’thotë që ata shqiptarë që e bajnë nryshimin ndërmjet vetës edhe neve e bajne edhe ndërmjet vetes edhe juve”.

– “Po. Ata kerkojnë që ne t’flasim në një mënyrë që ata me na kuptue neve”. Këtu zëri i tij bëhet më i butë dhe sytë i hapen paksa. “Edhe pse ti kurr’ ni malësor nuk e nin tue i than atij që me nryshue gjuhen e vet. I thot ‘Mfal, se s’tkuptova’, veq jo ma shumë”.

Shikimi i shkon të malet sikur e mendon një të dashur të papushtueshme dhe pas disa sekondave e afron dorën të njëra anë e kokës, e bën një gjest sikur tregon që është i çmendur dhe thotë:

“Po ata edhe menojnë që na jem pak si t’krisur”. Edhe qesh. Unë bashkë më të.

Kujtoj një grua në plazh e cila, pasi i tregova që kam ardhur në Shqipëri, ndër të tjera, për të mësuar gjuhen letrare, më tha: “Ahh, shumë mirë sepse ju kosovaret e flisni shqipen shumë rëndë, nuk e flisni drejt”. Dhe më kishte dhënë një shembull: Dredhëzat u quakan mana toke dhe jo dredhëza.

Për një sekondë debatova me veten a t’i pergjigjem dhe t’i them që nuk ka “gjuhë të drejtë“ dhe ne linguistët nuk bëjme vleresime të tilla, po vendosa të lë. Me ata që janë kundër një varianti të gjuhës nuk diskutohet për mënyrat si jeta shpreh shumësitë e saj.

I thashë: “Po te kisha ndjekur ndonjë shkollë në Prishtinë mendoj që do e flisja edhe shqipen letrare. Por unë këtë nuk e kam bërë. Prandaj kam ardhur në Shqipëri”.

Manatoket e egra lart në mal kishin një shije që nuk e kisha provuar kurrë. Ishin të vogla. Aq të vogla sa tre gishta bashkë i shtypnin duke i mbledhur.

Kur e pyeta mikun malësor: “A do luleshtrydhe?”, m’u hodh: “Luleshtrydhe?! Këto janë dredhëza! Eee, maj tash, masi s’po din me jau than emrin qysh e kan”.

Kur flet kështu zëri i tij është i rëndë por sytë e tij qeshin me dashamirësi. Kjo diskrepancë ndoshta i bënë jo-malësoret të mendojnë që malësorët janë pak të krisur.

Unë i ngreh pak krahët dhe i ha dredhëzat vetë.

Edhe pse për vajzen e rritur në Gjermani kjo mënyrë të foluri është disi e vrazhdë, vajza e lindur në Prishtinë sheh prapa vrazhdësisë dhe nihet si me t’vet.

***

Autorja, Jetë Zhitia është një shkrimtare e re shqiptaro-gjermane

Share This Article
11 Comments
  • heut ist es verdammt heiss.
    ibizamessig
    wie es aussieht’s hitzige sommertage stehen uns bevor .
    ich sehe die natur so wie es ist . die ist schön ,ist hart ,
    aber ich bin so ich bin …
    Na ja was sollt’s .
    Ein bierlein ?
    ohhhhhhhh was für ein erfrischender gedanke
    obwohl es eigentlich so “ein bierlein ” heissen müsste
    Lietartur mit vornammen .
    Prost …. zum wohl alle miteinander

  • heut ist es verdammt heiss.
    ibizamessig
    wie es aussieht’s hitzige sommertage stehen uns bevor .
    ich sehe die natur so wie es ist . die ist schön ,ist hart ,
    aber ich bin so wie ich bin … 😛
    Na ja was sollt’s .
    Ein bierlein ?
    ohhhhhhhh was für ein erfrischender gedanke
    obwohl es eigentlich so “ein bierlein ” heissen müsste
    Lietartur mit vornammen .
    Prost …. zum wohl alle miteinander

  • Shkenca per ti shijue shijen karakteristike te tyre dhe me pas me shumice krijoj hibridizimin e tyre.Hibridi i krijuem humbi plotesisht shijen dhe aromen karakteristike dhe une i urrej keto hibridizime.
    Veq dredhezes ka dhe drethe qe bimet rriten si shkurre nen 1 meter me frutet te ngjashme,frutet i kane ma te medha ngjyre te kuqe te hapet dhe jane pak si majahoshe mjaft te shijshme.

    • Kosovare = Shqiptare .

      Un nuk shikoj asnji ndryshim .

      Eshte thjeshte nji Krahine e Shqiperise (Bundesland)
      si eshte Laberia ne juge .
      Pra dallimet e Mark.U.K

      shifen me syzet e politikes serbe jo asaj Shqiptare .

    • Ore kellire serbe , qe kerkon te na mesosh gjuhen tone , kjo vajze quhet SHQIPTARE NGA KOSOVA , sepse kosovaret jane edhe ata shqiptare , sikrse jane myzeqaret , leberit , camet etj. ,. dhe e kane marre kete emertim nga rajoni shqiptar ku banojne .

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *