Rreth 30 persona mendohet se kanë vdekur në shpërthimin e shtatë autobombave në Irak. Lajmin e konfirmojnë autoritetet lokale. Sipas tyre, pesë autobomba kanë shpërthyer në lagjet shiite të kryeqytetit Bagdad, duke shkaktuar 16 të vdekur. Ndërsa dy atentate të ngjashme janë kryer ë Basora, në jug të vendit, ku kanë mbetur të vdekur të paktën 11 persona.