Këta janë 7 deputetët që nuk e votuan rezolutën për Metën

Bora Basholli

Shtatë deputetë votuan sot kundër rezolutës që “dënoi” vendimin e presidentit Ilir Meta për të shfuqizuar 30 qershorin si datë për zgjedhjet lokale.

Kryesisht janë deputetë që kanë hyrë në Kuvend nga lista e Partisë Lëvizja Socialiste për Integrim.

Deputetët që votuan kundër janë: Lefter Maliqi, Fatjona Dhimitri, Elda Hoti, Besnik Troplini, Klajdi Qama, Artur Roshi dhe Vasil Sterjovski.

Ndërkohë, Rudina Hajdari dhe Ralf Gjoni nuk ishin në sallë në momentin e votimit të rezolutës dhe njësoj kanë vepruar edhe Tom Doshi, Adriatik Alimadhi, Erion Piciri, Amra Barova, Edlira Hyseni, Fatmir Velaj dhe Suzana Topi.

Ramazan Gjuzi dhe Enada kapllani abstenuan gjatë votimit.

Rezoluta u votua me 100 vota. Aty thuhet:

“Kuvendi i Shqipërisë i bën thirrje Presidentit të Republikës të reflektojë duke kthyer institucionin e Presidentit në kufijtë e kompetencave të njohura nga Kushtetuta dhe të mos ndërmarrë asnjë veprim tjetër në shkelje flagrante të Kushtetutës.”

Ajo nuk ka asnjë vlerë juridike. Nëse PS do donte vërtet shkarkimin e Metës rruga dhe referencat ligjore janë krejt të tjera.

 

b.b/dita

Share This Article
11 Comments
  • Vendi yne do te mbulohet nga re te petullave dhe qofteve. Salepi ne shishe dhe Koka Kola nuk do te mungoje. Flok makaronash do ta mbulojn krejt vendin.
    Ket do te bej te mundur sikur e ka ber deri me sot KATOVICA.
    Mos u grindni! Ka per te gjithe.
    Ju befte mire!

    • Kjo fare rezolute eshte njelloj sikur ta kete shkruar nje brigadier kooperative!
      Turp per Meten ,por akoma me turp per Ramen!
      Te dy palet nuk njohin e nuk zbatojne Kushtetuten dhe Kodin Zgjedhor,por vetem bejne llogje Kavaje!
      Mjere ne per keta politikane!

    • nënshtetësinë e ka të tillë!
      një shtet nuk është një komb i pastër!asnjëherë,të paktën në kohën e sotme!!pra duke mos qënë i tillë të gjithë shtetasit kanë të drejtën të zgjedhin e të zgjidhen!!
      boll me këto idiotësira jo shqiptar po marsian!
      ti fillon e krenohesh kur në listat europiane,në listat italiane e greke shikon që ka shqiptarë!krenohesh kur nga këta arrijnë e zgjidhen në vënde të huaja,në krahun tjetër kërcen si majhasëlli kur shikon një emër joshqiptar në parlamentin tënd!!
      nuk na ka ardhur e keqja nga emrat jo shqiptarë!!e keqja na ka ardhur nga “shqiptarët e pastër” si puna tënde,që shiten për një karrige a shesin shqipërinë për pasurinë e tyre!!

  • Ooohhhh po ju te Dites shume lakonike sot. Cfarew ju gjeti? Apo nuk ju pelqeu votimi me 100 vota pro? Botojeni tekstin e mocionit. Mos na thoni vetem nje rresht. Kazan jeni.

  • Keto 7 Deputetet jane ushtaret e Likes por ti pyesni a valle e kane lexuar kushtetuten se po ta kishin lexuar duhet te votonin pro por nga kjo duket qe veprojne edhe keto kunder kushtetutes

  • Tash kazani u mbush plot e perplot me mutin e socialis-
    teve dhe kakat e pedeisteve e leseisteve. Nje pordhe ne uje. Mendoni se Presidenti do ta caje koken se c’bejne
    socialistet ne parlamutin e parlamentit. O shkarkojeni ke-
    te president ose mis hani mut kot, me keshilla e qoka per
    nje horr e hajn, bashkryetar i Mafias Shqiptare,sebashku me Monstren e Vicidolit. Parlacini Edi Rama,si kryeballist
    qe eshte le te mbaje ligjerata pa voere,plot uje lumi, “ve-
    tem shkume deti” ..,.! Ikni se late name …..!!!

  • Po lerini more partite,lerini. Meta, per te SHAMGUR konfliktin edhe fizik, qe dukej sheshit se do te ndodhte, SHTYU DATEN E ZGJEDHJEVE. ESHTE MIRE PER TE GJITHE NE.
    Le te behen zgjedhjet pak kohe me von.
    C’te keqe ka qe zgjedhet te shtyhen, ose ku qendron e keqja?
    Pse ore te zigen te gjithe me njeri tjetrin, te mbahet pse ore seance parlamentare, ku ne salle kishte me te shumten e kohes depute sa gishtat e dy duarve, E PERSE .
    JA VLEN GJITH KY SHERR VETEM PER SHTYRJEN E DATES TE ZGJEDHJEVE?

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *