Kryeartikulli i sotëm flet për historinë shqiptare të Francesko Beketit, personi të cilin shumë shqiptarë e mbajnë mend si italianin që nënshkroi me Fatos Nanon të parën tentativë për import plehrash në Shqipëri gjatë kohës kur Nano ishte kryeministër, projekt ky i kundërshtuar fort nga Berisha në opozitë dhe i miratuar nga Berisha në qeveri, madje me risqe të shtuara.
Por Beketin, shumë biznesmenë shqiptarë dhe banka e njohin për një projekt tjetër: i famshmi hidrocentral i Kalivacit. Investigimi i botuar sot në DITA sjell fakte nga një histori 15 vjecare mashtrimi, ku licensa për këtë HEC fantazme është përdorur për të thithur miliona euro. Ajo qe u proklamua si “vepra me e madhe ne fushen enegjetike” eshte kthyer ne fakt ne nje nga mashtrimet me te medha te post-komunizmit ne Shqiperi.
Në listën e viktimave të mashtrimit janë emra potentë nga gjigandi Dojce Bank deri te biznesmenë shqiptarë të nënkontraktuar, të cilët nuk janë paguar. Artikulli jep detaje mbi njeriun kyc të kësaj historie që ruhet kur vjen në Shqipëri nga ish-truprojat e z.Fatos Nano dhe blen 150 mijë euro piktura në mbrëmjet gala të znj.Liri Berisha. Për më shumë, lexoni në DITA print.
Në numrin e sotëm mund të lexohet edhe një intervistë nga SHBA për DITA me prof.Shinasi Ramën, ku ndër të tjera analizohet pse Berisha së shpejti do kalojë në “gjendjen e rrezikshme të mbijetesës”