Gazeta DITA
Notification Show More
Latest News
Dikur normë e mesdheut, sot privilegj i të pasurve, kjo është dieta që mban larg diabetin, tumoret dhe problemet e zemrës
Kryesore Lifestyle Shendetesi
Kush votoi nga opozita për Bajram Begajn?
Aktualitet Lajmi i fundit Politike
Rama i përgjigjet Berishës: “Nuk kemi pritur konsensus me të vdekur”
Aktualitet Lajmi i fundit Politike
Begaj president me 78 vota “pro”, Rama: I dhamë vendit një kryetar shteti normal, një figurë të pakontestueshme
Aktualitet Komunitet Kryesore Politike
Çmimet botërore të grurit bien me 10% duke u kthyer në vlerat e fillimit të prillit
Aktualitet Ekonomi Lajmi i fundit
Aa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Dita TV
  • Lifestyle
Reading: 7 filmat që duhet të (ri)shihni këtë fundvit
Share
Gazeta DITA
Aa
Kerko
Follow US
Gazeta DITA > Lajmi i fundit > 7 filmat që duhet të (ri)shihni këtë fundvit
Lajmi i funditLifestyle

7 filmat që duhet të (ri)shihni këtë fundvit

Leda Hysa
Published December 26, 2018
Share
SHARE

Ok, na duhet ta pranojmë se ka diçka magjike në ditët e fundit të dhjetorit! Kudo sheh drita, zbukurime, këngë plot jetë dhe mbi të gjitha je edhe pushim. E ku ka më mirë sesa ditët t’i kalosh duke rikujtuar filmat që kanë shënjuar fëmijërinë dhe adoleshencën përgjatë periudhës së Krishtlindjeve?! Ndaj më poshtë, po ju rikujtojmë disa prej tyre.

Home Alone (1990)

Nuk mërzitemi asnjëherë me këtë histori! Kevin, ishte roli që i dhuroi famën Macauley Culkin. Ai harrohet në shtëpi nga prindërit e tij dhe kërcënohet nga rreziku i hajdutëve. Se si përfundon filmi, besojmë se e mbani mend, e nëse jo, shiheni edhe njëherë. Nuk bën dëm!

Jingle All The Way (1996)

Një baba i fokusuar tek puna harron t’i blejë djalit të tij, Jamie dhuratën e Krishtlindjeve! Ndaj nis një luftë e madhe për lodrën e shumëkërkuar.

How the Grinch Stole Christmas (2000)

Pa na thoni, a festohen Krishtlindjet pa parë Grinchin?! Jim Carrey solli në jetë personazhin që do të shënonte në kinematografi. Edhe Grinchi, e ka të pamundur të mos dorëzohet tek dashuria dhe lumturia e Krishtlindjeve.

Love Actually

Është ndër filmat më të adhuruar britanik! “Love Actually” rrëfen jetën e një grupi të rinjsh, që bëhen gati të festojnë Krishtlindjet. Lista e yjeve që marrin pjesë në këtë film është: Keira Knightley, Bill Nighy, Liam Neeson, Andrew Lincoln, Martine McCutcheon, Hugh Grant, Alan Rickman, Emma Thompson…

 The Holiday (2006)            

“The Holiday” përshkruan jetën e dy vajzave të reja, të cilat njihen në një rrjet social dhe pranojnë që të lirojnë shtëpinë për njëra – tjetrën. Pra, njëra ikën në Los Angeles dhe tjetra në Londër! Në fund të filmit, të gjithë biem dakord se nuk ka asgjë më të rëndësishme sesa familja dhe dashuria në Krishtlindje.

Deck the Halls (2006)

Dy fqinj nisin betejën mes njëri – tjetrit se kush e ka zbukuruar shtëpinë më bukur. Matthew Broderick and Kristin Davis, janë fantastikë në këtë film.

l.h/ dita

Leda Hysa December 26, 2018
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
2 Comments
  • Nje skraparli says:
    December 26, 2018 at 2:25 pm

    Kapitalizma o e omel si hallva….!
    Do t’ju ngrije buzeqeshja pas festave….sepse nuk ka as “nje pjate falas”…
    Meshire per injorancen!

    Reply
  • intelektuali says:
    December 26, 2018 at 5:48 pm

    PO FILMIN PER KRISHTLINDJE TE ENVERIT ME REGJISOR VIKTOR GJIKEN?

    Po si e keni harruar filmin famoz te Enverit o gazeta DITA qe keni renditur vetem ca palo filma te Imperializmit pa moral komunist, po si harruat o te paudhe filmin me skenar te Teodor Lacos:

    “PERBALLIMI”

    Qe ne Krishtlindje sekretari komunist i Partise Martini (Bujar Lako) nuk festoi si te gjithe besimtaret e Zotit, Lindjen e Krishtit, por siguroi grurin dhe miellin per kokpalaret e varfer duke ja grabitur si Robin Hud pasanikeve korcare barkderra me ndihmen e proletarit Sander Prosi.

    PSE GAZETA DITA QE I HAP PAPUSHIM TRIBUNE FILMAVE TE ENVERIT SOT KA HARRUAR FILMIN ME FAMOS QE NUK KRAHASOHET ME ASNJE FILM TJETER NE BOTE PER KRISHTLINDJE?

    Mbase dhe sigurisht sepse Bujar Lako ka hije ne biografi dhe e ka pasur babane ballist dhe nostaligjiket e Enverit do te kercenin zgupthi si ne rastin e Mit’hat Frasherit kur e cilesuan kryeministrin Edi Rama si tradhetar te pabese ndaj kauzes enveriste, ja se cfare kane shkruar fanatiket e Partise per Bujar Lakon dhe kane kerkuar qe filmi “perballimi” te hiqej nga xhirimi:

    “…Për herë të parë “Gazeta Shqiptare” bën publike një korrespodencë letrash zyrtare të vitit 1976, ku Komitetet e Partisë të Korçës dhe Tiranës komunikojnë me kabinetin e Sekretarit të Komitetit Qendror të PPSH-së, Ramiz Alia. Gjithçka vinte pas një letre që një veteran nga fshati Lubonjë i Korçës, kishte dërguar në drejtim të Udhëheqjes së lartë, ku ai ankohej se si ishte e mundur që te filmi “Përballimi”, që sapo kishte nisur të shfaqej nëpër kinema, roli i sekretarit të parë, Martinit, që ishte dhe personazhi kryesor dhe pozitiv i filmit, i ishte besuar aktorit Bujar Lako, babai i të cilit gjatë Luftës Nacionalçlirimtare kishte qenë me forcat e Ballit Kombëtar me Safet Butkën.

    “Të ndalohet ‘Përballimi’, Bujar Lako ka pasur të atin ballist”

    Atë fund dimri të largët të vitit 1975, pas muaj e muaj xhirimesh tepër të lodhshme, teksa mbaronte edhe dublën e fundit të rolit të tij te filmi “Përballimi”, (Martini, sekretari i partisë i rrethit të Korçës), aktorit të njohur Bujar Lako, as që do t’i shkonte kurrë nëpër mend se e gjithë ajo punë tejet rraskapitëse me xhirime në temperaturë disa gradë nën zero, në disa prej fshatrave më të thella të Korçës, mund t’i shkonte e gjitha dëm dhe të mos kishte asnjë vlerë, pasi të gjitha pelikulat me rolin e tij do të përfundonin në koshin e plehrave dhe prej aty në turrën e zjarrit. Madje, kjo do të ishte e keqja më e vogël dhe tepër fatlume për të, pasi fare lehtë nga një aktor i njohur kinematografie, ai mund të përfundonte si punëtor i thjeshtë në ndonjë ndërmarrje ndërtimi larg Tiranës, në ndonjë rreth të humbur, apo në rastin më të mirë si masovik në ndonjë Vatër Kulture, të ndonjë fshati të largët kushedi se ku. Dhe e keqja nuk do të mbaronte këtu, pasi “për hir të tij”, nuk do të shpëtonin paq, pa ndonjë masë, as regjisori i filmit, Viktor Gjika dhe skenaristi Teodor Laço, të cilët bashkë me drejtorin e filmit, i kishin besuar aktorit Lako rolin kryesor, atë të sekretarit të Partisë. Por të gjitha këto, pra telashet dhe peripecitë që do të binin mbi kokën e tij, pa pasur asnjë faj, aktori i njohur Lako, që mban titullin “Artist i merituar” nga viti 1985, dhe prej vitesh një nga yjet e kinematografisë shqiptare, për ironi të fatit nuk i di as sot e kësaj dite.

    POR FILMIN “PERBALLIMI” E MIRATOI EDHE ENVERI?

    Qysh keshtu o gazeta DITA?

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

© Copyright Gazeta Dita 2022. Te gjithe te drejtat e rezervuara

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?