Letër e nënshkruar
Elmaz Salja
Nga viti në vit, krahas rritjes fizike e mendore, rritej edhe dashuria e brezit tonë për festën e mësuesit, ku shfaqej jo vetëm dashuria jonë më e sinqertë, por edhe e prindërve tanë aq shumë arsimdashës.
Mësuesja ime e asaj kohe, e quajtur Domenika dhe të tjerë pas saj, ashtu si ajo më frymëzuan të ndjek rrugën e tyre. Vazhdova degën e arsimit, duke festuar me shumë dashuri çdo vit festën e mësuesit me kolegët e nxënësit e mi, duke kujtuar gjithnjë mësuesen time Domenikën dhe gjithë të tjerët, që gjithmonë ma ngulitën dashurinë për këtë festë kaq të vlefshme, e cila u bë pjesë e jetës sime. Këtë ndjenjë u përpoqa t’ua ushqej gjithë atij brezi që mësova dhe edukova deri sa mbylla ciklin e punës dhe vazhdoj edhe sot si pensionist.
Po si festohet sot në demokraci, në moshën e internetit 7 Marsi? Përgjigjen e dhanë sot nxënësit e shkollës së mesme në Durrës, fatkeqësisht me thika. Elmaz Salja, pensionist.
