Ka vijuar edhe sot numri i ulët i të prekurve me koronavirus në Shqipëri.
Ministria e Shëndetësisë konfirmon se gjatë 24 orëvë të fundit janë konstatuar 7 raste të reja duke e çuar numrin total të të prekurve nga koronavirusi në 416.
7 reastet e reja me koronavirus janë konstatuar në Tiranë dhe Shkodër, me respektivisht 3 dhe 4 raste secila.
Në shërbimin infektiv aktualisht janë 50 të shtruar. 6 prej tyre janë në terapi intensive, dhe 1 pacient është i intubuar.
Në spitalin COVID 2 “Shefqet Ndroqi”, janë 6 pacientë të shtruar gjithsej, ndërsa 4 pacientë janë të intubuar.Janë testuar 162 persona të dhyshuar dhe kanë rezultuar pozitiv 7 raste. Në total numri i të infektuarve shkon në 416 raste.
NJOFTIMI I MSH
“Në 24 orët e fundit janë testuar 162 persona të dyshuar, prej të cilëve janë konfirmuar 7 raste të reja me COVID-19.
Deri në këto momente janë testuar 3385 raste të dyshuara dhe prej tyre janë të konfirmuar pozitivë me COVID-19, 416 raste.
Duke ndjekur ecurinë e këtij infeksioni, në grafikun e shpërndarjes së rasteve të dyshuara dhe të konfirmuara me SARS-COV2 sipas ditëve, vihet re një trend i qëndrueshëm i rasteve të konfirmuara. Betejën me këtë sëmundje e kanë humbur deri tani 23 qytetarë, megjithë përpjekjet e jashtëzakonshme të personelit shëndetësor.
Gjatë 24 orëve të fundit, 17 pacientë të tjerë i janë shtuar listës së të shëruarve, duke e çuar numrin e të shëruarve nga COVID-19 në 182. Ju informojmë se, në shërbimin infektiv aktualisht janë 50 të shtruar. 6 prej tyre janë në terapi intensive, dhe 1 pacient është i intubuar.
Në spitalin COVID 2 “Shefqet Ndroqi”, janë 6 pacientë të shtruar gjithsej, ndërsa 4 pacientë janë të intubuar. Në dy spitalet COVID aktualisht po marrin shërbim 56 pacientë.
Harta e të prekurve nga COVID-19 zgjerohet në Tiranë me 3 raste, Shkodër 4 raste.
Shpërndarja gjeografike e rasteve pozitive, është si vijon:
– Tiranë 199 raste
– Durrës 38 raste
– Lushnje 5 raste
– Elbasan 15 raste
– Fier 32 raste
– Kavajë 8 raste
– Rrogozhinë 4 raste
– Korçë 17 raste
– Vlorë 5 raste
– Shkodër 49 raste
– Lezhë 14 raste
– Berat 2 rast
– Has 12 raste
– Krujë 5 raste
-Tropojë 4 raste
– Pukë 4 raste
– Mirditë 3 raste
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i kërkon qytetarëve të vijojnë të respektojnë masat e distancimit social. Është e rëndësishme që masat e kontrollit të infeksionit të respektohen maksimalisht edhe brenda rretheve familjare duke shmangur vizitat tek të afërmit për çdo lloj arsye, për të parandaluar transmetimin e COVID-19.
Nëse keni shenja të sëmundjes COVID19 telefononi numrin e urgjencës 127. Për çdo pyetje apo informacion rreth COVID19 telefononi në linjën e gjelbër 0800 40 40.
o.j/dita

Shënjat inkurajuese.
Shpresojmë gjithmonë e më mirë.
vetem policia shenoi 8 raste te reja pa llogaritur familjaret dhe kontaktet
keto fshehin numrat
Deri në këto momente janë testuar 3385 raste të dyshuara dhe prej tyre janë të konfirmuar pozitivë me COVID-19, 416 raste.
O KRIJESE IDIOTE (SE GAZETAR NUK MUND TE QUHESH) C’FAR KUPTIMI KA KJO RRAZE QE KE SHKRUAJTUR? KETO 19 RASTE PLUS 0,416 TE RASTIT SI I SHPJEGON
Shpjegimi eshte te genjeshtrat e propagandes se covid-19, te cilat kane 1 muaj qe po ju a servirin pa pushim. Luajne me shifrat nga vdekjet normale dhe i kanalizojne te genjeshtra Covid-19.
Qytetar
Covid-19 është emri i virusit
Po të lexosh me kujdes do vësh re se në mes të emrit Covid-19 dhe 416 (rastet) ka një hapesirë, pra nuk ka fare lidhje aty 19 (lidhet me vitin 2019) me numrin e rasteve 416.
Fjalia mund të formulohej pak më ndryshe pēr të shmangur keqkuptimet e pritshme dhe reagimet e castit nga qytetarët prandaj urojmë që në rast të ndonjë pandemie tjetër gazetari te jetë më i kujdesshëm kur paraqet shifrat
Edhe ti padashje, qytetar, ke shkruar me gërma të mëdha Rraze, në vend të shkruaje Fraze, pra edhe ti komentues me titull të lartë me sa duket nuk është se paske formimin e duhur të punosh gazetar (qënka e vështire sot puna e gazetarit)
Sidoqoftë, përvec jetëve fatkeqësisht të humbura problemi kryesor që duhet të shqetësohemi është pasoja në ekonomi, rritja e varfërise në botë, që sigurisht ndikon dhe në vendin tonë, (për të mos folur për rrezikun e trazirave sociale)