Shqipëria përkujtoi plot 7 vjetorin e anëtarësimit në NATO-, përvejtor përmes një ceremonie në sheshin ‘Nënë Tereza’.
Ajo është hapur me një fjalim të kryetarit të bashkisë së kryeqytetit, Erion Veliaj, i cili anëtarësimin e vendit në Aleancën e Atlantikut të Veriut e ka cilësuar si “një ngjarje të madhe”.
Ndërsa ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati, në fjalën e tij është shprehur krenar që, flamuri shqiptar valëvit në selinë e NATO-s prej 7 vjetësh.
“Anëtaresimi në NATO e ka kthyer Shqipërinë në një vend të sigurt në rajon”, ka thënë Bushati, i cili ka falenderuar aleatët strategjikë të Shqipërisë.
Në të njëjtat linjë, ministrja Kodheli ka vlerësuar se, “sot përkujtojmë një nga arritjet më të mëdha për sigurinë e vendit”. “Sot ushtarët shqiptarë japin kontributin e tyre në Afganistan e Irak.
Tashmë, misionet paqeruajtëse janë kthyer në traditë të trupave ushtarake shqiptare. Jemi në gjendje të tregojmë vlerat më të mira të një force të armatosur”, ka thënë Kodheli.
Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj theksoi se anëtarësimi i Shqipërisë në NATO është një nga ngjarjet ku të gjithë shqiptarët janë të bashkuar, pavarësisht dallimeve që kanë për zhvillimet e përditshmërisë së tyre.
“Kjo arritje kaq e rëndësishme”, theksoi kryetari i Bashkisë, “jep një mesazh të fortë për gjithë shqiptarët se sa mund të arrijnë kur fokusohen tek objektivat që kanë realisht rëndësi për vendin”. Ai shtoi se anëtarësimi i vendit tonë në këtë organizatë, më shumë se një angazhim ushtarak, ishte njëkohësisht edhe një konfirmim i orientimit dhe aspiratës së shqiptarëve për të qenë anëtarë të familjes së madhe evropiane.


Po a nuk ishte kjo ceta e karagjozeve te rilindjes qe protestonin kunder anetaresimit ne NATO!!!
Cudira rilindjote sa per te bere selfie e reklamen e radhes.