Policia zviceriane ka arrestuar për llogari të Departamentit të Drejtësisë së ShBA-së disa zyrtarë të lartë të FIFA-s, mes tyre edhe dy zëvendëspresidentë, me akuzën e korrupsionit.
Sipas BBC-së, policia i arrestoi 7 zyrtarët pas një operacioni në një hotel të Zyrihut, në orët e para të së mërkurës. Zyrtarët akuzohen për pastrim parash dhe shantazh në 20 vitet e fundit. Gjithashtu, dyshohet se ata kanë marrë rreth 100 milionë dollarë ryshfete duke filluar që prej viteve ’90.
Mendohet se personat e arrestuar janë shtatë. Mes tyre janë Jeffrey Webb nga ishujt Kaiman, një zëvendëspresident i Komitetit Ekzekutiv dhe Presidenti aktual i CONCACAF; Eugenio Figueredo nga Uruguaji, gjithashtu zëvendëspresident e deri në vitin 2014 President i CONMEBOL; Jack Warner i Trinidad Tobagos, ish-pjesëtar i Komitetit Ekzekutiv dhe President i CONCACAF nga viti 1990 deri në vitin 2011.
Sipas “New York Times”, 7 zyrtarët e arrestuar do të ekstradohen në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Në fillim të këtij muaji, Presidenti i FIFA-s, Sepp Blatter, tha se ishte në dijeni që disa nga kolegët e tij ishin duke u hetuar.

UEFA E PLATINI-SE ESHTE EDHE ME KEQ AKOMA.
https://secure.avaaz.org/en/petition/RESIGNATION_OF_MISHEL_PLATINI_SIGN_THE_PETITION/edit/
PETICION PER DOREHEQJEN E PLATINISE.
Amerikanet kerkojn te bejn rolin e policit te botes,jo se po kerkojn te crenjosin korrupsionin por jan interesat e tyre qe parat per boterorin mos shkojn per ekonomin e russise apo te ndonje vendi arab por ne interes te tyre duke i ber bllokade vendeve qe permenda me lart?