70 mijë € shkollë, 56 mijë € makinë, fëmijët fundosin gjyqtarin

Leda Hysa

Më 26 nëntor të vitit që lamë pas , Luan Dervishi, gjyqtar pranë gjykatës së Apelit Shkodër u shkarkua nga detyra për fshehje të pasurisë, deklarim të rremë, mos-justifikim pasurie dhe mungesë të aftësive organizative në punë.

Përpos të tjerave, nga hetimi i thelluar ka rezultuar se gjyqtari Dervishi ka fshehur shumën reale të shkollimit të vajzës.

Gjyqtari ka deklaruar 5.128.950 lekë shpenzime për shkollimin e vajzës, ndërsa sipas Komisionit të Vettingut, shpenzimi real është 8.721.836,651 ose rreth 70 mijë euro.

Në vendimin e shkarkimit të gjyqtarit thuhet se djali i tij nuk justifikon me të ardhura të ligjshme blerjen e një makine 64 mijë USD ose 56 mijë euro.

“Subjekti i rivlerësimit nuk shpjegoi bindshëm burimin dhe ligjshmёrisё e tё ardhurave tё personit tё lidhur/djalit tё subjektit, pёr pagimin e kredisë sё blerjes sё makinës nё shumё prej 64.000 USD, sipas kësteve të pagesës. Personi i lidhur/djali i subjektit tё rivlerësimit nuk arriti tё provojë me dokumentacion ligjor justifikues ligjshmёrinё e tё ardhurave qё kanë shёrbyer për tё shlyer këstet e 40 kredisë financiare tё automjetit, tip “Toyota Camy”, si dhe shumën prej 15.000 USD për pagesën e shkollës së personit të lidhur/vajzës së subjektit”, thuhet në vendim.

Gjithashtu, sipas Komisionit të Pavarur të Kualifikimit gjyqtari nuk justifikon dot dhurimin e një trualli me sipërfaqe 365 m2, në bashkëpronësi me të tjerë me pjesë takuese 48 m2. Gjyqtari, sipas Komisionit të Vetingut, ka bërë deklarim të rremë si dhe nuk justifikon me të ardhura të ligjshme në lidhje me një apartament banimi me sipërfaqe 125 m2 si dhe një garazh me sipërfaqe 40 m2, të ndodhura në Tiranë, me vlerë ndërtimi të deklaruar 2.500.000 lekë.

Gjyqtari ka fshehur dhe ka bërë deklarim të pasaktë edhe në lidhje me një garazh 20 m2. Sipas KPK, gjyqtari Luan Dervishi ka bërë deklarim të rremë edhe në lidhje me burimin e krijimit të depozitës 1.452.532,06 lekë. Komisioni ka konstatuar se gjyqtari është përpjekur të fshehë banesën me sipërfaqe 60 m2, në të cilën subjekti banon aktualisht, ndodhur në Tiranë, duke e regjistruar nё emёr tё personit tjetёr tё lidhur/znj. M. Sh.

I uli 6 vite burg Sokol Mjacajt

Në vendimin e shkarkimit përmendet edhe fakti se gjyqtari Luan Dervishi vendosi ndryshimin e vendimit për të pandehurin Sokol Mjacajt, nga 10 vjet burg me 4 vjet burg, pas apelit që bëri pala mbrojtëse. Ngjarja e rëndë e ka fillesën në shtator të vitit 2010, kur në Dukagjin u vra me mjete të forta 13-vjeçari A. L, i cili po kulloste bagëtinë. Sokol Mjacajt ishte 15 vjeç, kur mori pjesë në vrasjen makabër të një vogëlushi vetëm 13 vjeç, ku bashkë me 2 persona të tjerë i morën varësen dhe e torturuan deri në vdekje. Kur doli nga burgu, Sokol Mjacajt, në korrik të vitit 2015, vrau çiftin çek.

“Subjekti i rivlerësimit, z. Luan Dervishi, në çështjen me nr. vendimi ***, nuk ka respektuar parashikimet e nenit 152/1,2 të Kodit të Procedurës Penale dhe 375 të Kodit të Procedurës Penale. Kjo pasi duke ndryshuar cilësimin juridik të veprës, gjykata ka lehtësuar pozitën e të pandehurit dhe për më tepër pas përsëritjes së pjesshme të hetimit gjyqësor, nuk rezulton që nga analiza e vlerësimit të fakteve dhe dëshmive të dëshmitarëve të pyetur, të kenë diktuar gjykatën për të ndryshuar cilësimin juridik të veprës”, thuhet në vendim.

Ndëshkimi nga KPK

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka arritur në konkluzionin se Luan Dervishi ka demonstruar mungesë të aftësive organizative të një gjyqtari.

“Subjekti i rivlerësimit ka demonstruar mungesë të aftësive organizative të një gjyqtari. Përfundimet e nxjerra nga dokumentacioni që disponon nga Ministria e Drejtësisë dhe faktet e bëra publike në media dhe shqyrtimi i pavarur i këtij rasti në tërësinë e tij, janë të pamjaftueshme për t’u konsideruar si shkaqe për shkarkimin e subjektit të rivlerësimit sipas parashikimeve të nenit 61, pika 4, e ligjit nr. 84/2016, por ato merren në konsideratë në vlerësimin tërësor të çështjes së subjektit të rivlerësimit, sipas nenit 61, pika 5, e ligjit nr. 84/2016. Në këto kushte, Komisioni, bazuar në provat që disponon, vlerësimin e çështjes në tërësi si dhe bindjen e brendshme vendosi që subjektit të rivlerësimit, z. Luan Dervishi, gjyqtar pranё Gjykatёs sё Apelit Shkodёr, t’i jepet masa disiplinore e shkarkimit nga detyra”, thuhet në vendim.

Pretendimi i gjyqtarit

Gjyqtari i Apelit Luan Dervishi ka pretenduar se asnjë organ nuk ka të drejtë të kontrollojë vendimet gjyqësore përveç një gjykate më të lartë.

“Lidhur me pretendimet e subjektit të rivlerësimit se vendimet gjyqësore kontrollohen vetëm nga gjykata më e lartë, e se asnjë organ tjetër nuk mund të vlerësojë ligjshmërinë dhe bazueshmërinë e vendimeve gjyqësore, për sa kohë, ato nuk janë ndryshuar ose prishur nga një gjykatë më e lartë, sipas parashikimeve të Vendimit nr. 11, datë 27.05.2004, të Gjykatës Kushtetuese. Komisioni arrin në konkluzionin se disa nga problemet e konstatuara nga hetimi dhe inspektimi kishin lidhje me burimet e vlerësimit të magjistratëve sipas ligjit për statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve në republikën e Shqipërisë dhe jo me mënyrën se si subjekti i rivlerësimit e ka interpretuar ligjin. Në këto kushte, pretendimi i subjektit të rivlerësimit nuk qëndron”, thuhet në vendimin e KPK.

Share This Article
8 Comments
  • Litari litari litari litari litari litari litari litari litari litari litari litari litari litari litari litari litari litari litari litari litari litari litari litari litari litari litari litari litari litari litari litari litari litari litari litari litari litari litari litari litari litari litari litari

  • Gjykata dhe prokurorija jane korporate Mafi-e .
    Si e tille duhet te gjith te gjykohen e denohen si antar te mafi-es.
    Shikoni mbledhjen e djeshme te mbledhjes se keshillit te emerimeve te Prokurorise.
    U trajtua transferimi i prokurorve sikur kishte ndodhur ne kushte normale ne nje kohe qe ata kan konsumuar nenin per shperdorim detyre,pasi refuzuan dosjen “Shullazi” Po sikur si keta te kishin vepruar edhe prokuroret e tjer cfar do te ndodh ?????

  • Kjo eshte pasqyra e ketij tranzicioni post komunist .
    Paska mare kredi 64 mije dollare per makinen e cunit, thote ky idiot ,hajdut ordiner . Nuk ka njeri ne bote ,jo ne shqiperi me keto roga te vogla ,por edhe ne perendim ,te mari nje kredi te tille ,per djalin per veture kaq te shtrenjte ,Gjepura ,pa kripe ???
    U derdh vai nlakna per keta zyberet e perkrahur ,te mafjes shteterore . Ti sekuestrohen hajdutlleqet te gjitha ,dhe duhet te perballet para togave te zeza ,ne qofte se doni te rregullohet shoqeria dhe shteti shqiptar.
    Perndryshe , do zbrazet Shqiperia ,e do ngelen vetem hajdutet ne Shqiperi . .
    PS: Ky eshte si rasti i asaj prokurores se krimeve te renda ,ku “citoi ” per mos pagesat e detyrimeve shteterore dhe taksave ,gjoja ka mare leket ne te zeze burri i kesaj ..Dhe me e bukura , si pa gje te keq ?? kjo i thote atij te deleguarit hollandez ,ne jemi ne shqiperi ketu .Duhet ta konceptosh ,ketu ne Shqiperi eshte rrumpalle ” .Pa ju dridhur qerpiku i syrit “.Shih cfare niveli i ulet ,dhe nuk e kupton idiotja , qe e ka luajtur menc ,me keto mbrockulla Hollandezin ,me falni nuk me kujtohet emri i tij .Na diskritituat o faqezeze .

  • E si mund te behet drejtesi me keta gjyqtare dhe prokurore?! Si mund te denohen Sala, Luli dhe Like Floriri me juristet e dale nga “plepat”?! Me Dhallat dhe Llallat?! Kjo shkerdhatokracia e poshter po me ben qe te admiroj tani regjimin e Enver Hoxhes. Te gjithe dolen hajdute, te korruptuar, atdheshites, zullumqare, te pabese dhe vrases! Per kete gjoja demokraci u be gjithe ajo zallamahi?! Dhe ka disa qe na mburren se na sollen “shkerdhatokracine”! Asnjehere Shqiperia nuk ka qene me keq se sot.

  • Me vjen keq qe per rastin e Sokol Mjacaj te diskutohet pozita e tij.Ky qyqtar per kete gjyq ska pas asnji
    nderhyrje asnji pervetsim.Aty ka qene nje trup gjykues prej tre gjyqtaresh.Ata qenjohin se cdo te thote vendimdhe arsyetim vendimi kuptojne se per kete rast gjyqtari as qe duhej te merrej ne verejtje..Opinionine Shkoder per kete gjyqtar e ndonje tjeter ka qene shume i mire.Nuk ka nje rast qe ky gjyqtarte jete dyshuar per korrupsiion.Nuk di te themper periudhen para se te vinte ne gjykaten e Apelit Shkoder. Por kush e njeh ne shkoder ka respekt per te.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *