70 miliardë dollarët e Putinit/ Si e shpenzon presidenti rus pasurinë e tij misterioze

Ornela

Pretendohet se Putini është njeriu më i pasur në botë, por sipas Kremlinit, ai fiton rreth 133,000 dollarë në vit dhe jeton në një apartament të vogël.

Një ish këshilltar i qeverisë ruse vlerësoi se pasuria e tij vlen 70 miliardë dollarë. Menaxherja e fondeve Hedge Bill Browder, një kritike e Putinit, pretendonte se ai kishte më shumë se 200 miliardë dollarë.

Bussines Insider ka bashkuar një listë të gjërave në të cilat besohet që Putini ka shpenzuar para.

Si President i Rusisë, qëndrimi zyrtar i Putinit është Kremlini i Moskës. Sidoqoftë, ai shpenzon pjesën më të madhe të kohës në një vendbanim të qeverisë periferike jashtë qytetit të quajtur Novo-Ogaryovo.


Thuhet se ka rreth 20 pallate dhe vila të ndryshme.

Nga të dhënat zyrtare të botuara në vitin 2016 nga Kremlini tuhet se Putini ka një portofol shumë modest të pasurive të paluajtshme. Raporti tha se ai kishte një pronë të vogël toke dhe një apartament me një garazh.

Por gjatë viteve, Putini ka qenë i lidhur edhe me prona të tjera. Më e diskutueshmja është e ashtuquajtura “pallati i fshehtë”. Ky thuhet se u ndërtua për Putinin duke përdorur fonde të paligjshme shtetërore.

Kjo rezidencë thuhet se kushtoi 1 miliardë dollarë për të ndërtuar. Ka një teatër privat dhe një vend për ulje me hapësirë për tre helikopterë.

Në vitin 2012, një dosje u hartua nga një rival politik i Putinit, i cili pretendonte se Putin kishte në pronësi disa avionë privatë, helikopterë dhe jahte.

Ai akuzohet se zotëron 58 lloje të ndryshme të avionëve, duke përfshirë një Dassault Falcon, i cili ka 19 ulëse.

Një nga avionët e tij thuhej se kishte një kabinë 11 milionë dollarëshe të pajisur ku vetëm tualeti kushton afro 100,000 dollarë. Ky avion ka nje hapësirë  deri në 186 pasagjerë. Putini akuzohet se ka pesë prej tyre.

Dosjet pohojnë se Putini ka një koleksion prej katër jahtesh, ku secila prej tyre kushton mijëra dollarë për t’u mirëmbajtur. Rossiya, një nga jahtet e tij, u rinovua në vitin 2005. Ajo thuhet se ka kushtuar plot 1.2 miliardë dollarë për të bërë. “The Graceful”, një tjetër jaht i tij, thuhet se ka vend për 14 persona dhe ka gjashtë dhoma gjumi.

Putin gjithashtu pëlqen të krenohet me pamjen e tij. Dosja e 2012-ës pohoi se Putini ka 11 orë me vlerë rreth 687,000 dollarë.

Sipas gazetës “Rusia Beyond Headlines” (Rusia Përtej Titujve) të qeverisë ruse, Putini zotëron një orë A. Lange & Söhne Tourbograph ‘Pour Le Mérite’, i cili kushton gjysmë milioni dollarë.

Share This Article
6 Comments
  • Keni lene pa permendur 10 shatrivane ku hedhin perpjete shuren e Putinit,pishinat e pafundeta si dhe armet prej floriri!Ai zoteron edhe gjysmen e ajrit te Rusise si pronar i saj si dhe ka 350 milare njerez qe i ka blere per ti perdorur ne rast rreziku!Kujtoni propaganden e viteve 90 per Birone Politike ne Skiperi ku thuhej se fam.Hoxha ka pishine brenda ne shtepi dhe para te pafundeta e te tjera k……si keto qe i hajne trapat ose qorrat ne vendet respektive.Veten ne vendin qe prodhohen keto lajme nuk ka asgje per tu perfolur e per tu bere shembull!Nuk merreni se sa ka kryekrimi Sali e si i pervehtesoi,sa kane lakenjte e tij qe tashme e kane braktisur e si i gjeten sa ka Toto Likja e Lulka?Keto jane te domosdoshme per kete popull e per Putinin lereni ta gjykoje populli Ruse ore rrusha qe na çate menderen me keto perkthime bajate!

    • Kjo pasuri qe paska Putini nuk na shastis fare.
      Ne tirònen e 90-tes u hap lajmi se Lenka kishte nje delfin, se pishine, po e po.
      FLM Toni, qe me dhe humor ne kete dite te nxehte vere e pritshmerije te votimeve.
      Pikerisht Toni, nuk shohin traun shpues ne syte tona, por merremi me Putinin , ne menyre akoma me qesharake, se me kafet e Nexhmijes.
      Eshte Per te qeshur e per te qare ,

  • pasurite e putinit, jane simbolike kombetare, e teknikes, shkences, madheshtise ekonomike . nuk jane pasuri, trampi ose trapi, prej katundari aleksander frangajsh e kompani, qe jane me gjasa dhe per shqiptaret, pasuri te patundeshme, te trashegueshme . qe po durojme te jetojne ne lluks, ca “shqiptare”, po e pranojme . po qe te trashegojne keta hajduto pronaret e sotem dhe ish hajduto halldupet e tapive osmane, pasuri te pa tundeshme , kjo me te vertete do te quhej “krim kuner njerezimit”…

  • Drejtesia do te behet doni apo nuke doni ju,o mije kenetash dhe mostrash qe ju bejne avokatine says:

    O treni,sa per pishine Enver Hoha e kishte ne shtepi dhe sa jetoje,jetoje si krajli,apo si nje nder diktatoret me jetegjate,pas Pinoceskut dhe Pol Potit,apo Maos etj.Mjaft me tuj i bere avokatine djallit me fytyre njeriu qe nuke ka te ndalur ne ligesi,pjese e te ciles ka qene dhe do te mbetet dhe rama,apo nanua juaj me sozi si berisha,basha e mediu me meten e majkon ne dite e vite,qe s’jane gje tjeter vetem se nje pjese e nje muti te ndare ne copa.Dita e gjykimit eshte ceshtje oresh,kurse ju vazhdoni avokatine e djallit,pra bashkefajesine.

  • Putini ka më pak prona se sa Ilir Meta me Monikën .
    Ka më pak se familja Berisha , se Luli dhe se shumë hajdutë tanët .
    Ç’farë s’shkruanin dikur për Stalinin , por rezultoi se ai kishte pronë private vetëm dy kostume . Ç’do gjë tjetër ku ai jetonte, punonte apo pushonte , ishin dhe janë të shtetit !
    Shkrimet idiote bëjnë efekt të kundërt !
    TENI ,
    Je king !

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *