Mbi 7 mijë të ftuarit në aktivitetin madhështor të organizuar në përkujtim të 70 vjetorit të zbarkimit të aleatëve në Normandi e kanë ndjekur me vemendje ceremonine e organizuar në Sëord Beach.
Ne mesin e te ftuarve, jane rreth 900 veteranet e mbijetuar te Luftes se Dyte Boterore, te cileve i jane bashkuar ne kete dite te rendesishme perkujtimi edhe 20 kreret nga pjeset e Francës Verirore si dhe lideret me te rendesishem te skenes politike boterore.
Te shoqeruar ne sfond nga pamje arkivi te 7 dekadave me pare,jane kryer performanca ne nderim te veteraneve dhe 20 mije viktimave civile te dites me te gjate ne histori.
Spektakli i organizuar ne te ashtuquajturin “Plazh i Shpatave” ka për qellim te rikujtojë ngjarjen e vitit 1944 ne Normandi te Frances dhe te ardhmen e Evropes.
Presidenti francez Francois Hollande i nisi ceremonitë përkujtimore të 70-vjetorit të “D-Day”, zbarkimit të forcave aleate në Normandi, me homazhet e bëra atyre që dhanë jetën në ditën që ndryshoi rrjedhën e historisë.
Në të gjithë Normandine po shënohen dhe ceremoni të tjera perkujtimore per nder te ketij 70 vjetori te zbarkimit te aleateve, e cilesuar si nje nder konfliktet me te pergjakshme ne historine boterore.

– 900 veterane !? Po sa jane ne Shqiperi sot veterane ! normalisht ne 7 Prill 1939 mund te kene qene 14-15 vjec .Ne 1944 rreth 19-20 vjec .plus 70 del 90 vjec,.