Studentët e Universitetit të Shkencave të Natyrës kanë vendosur në dritaret e godinës një banderolë në të cilën tregohet se ata hasen me pedagogë që marrin 700 euro për një provim, por kjo lëvizje e tyre ka shkaktuar përballje me shefen e administrimit dhe shërbimeve të fakultetit.
Ajo u është drejtuar studentëve duke iu kërkuar llogari për këtë veprim, teksa kërkonte gjithashtu që të mos e filmonin me celularë.
“Ka mundësi ta heqësh atë celular. Mos më filmo mua. Ok vazhdo, kujton se po bën ndonjë gjë të bukur? Të gënjen mendja. Ka mundësi të më thuash çfarë je duke bërë? Institucioni ka një rregullore dhe jo kushdo mund të vijë dhe të bëjë çfarë të dojë. E dini shumë mirë që duhet të merrni leje për çfarëdolloj veprimi dhe iniciative”, iu drejtohet ajo me tone të larta studentëve.
Më pas ajo ka vijuar sërish duke iu drejtuar e nervozuar studentes.
“Ti kush je? Ti kush je që vjen këtu si trime? Çfarë përfaqëson ti? Në institucion do sillesh brenda normave dhe rregullave”, dëgjohet të thotë ajo.
Më poshtë mund të ndiqni videon ku tregohet debati i zhvilluar, e shpërndarë nga faqja ‘Për Universitetin”.
s.a/dita

Regullat nuk i respektojne ato qe marrin 700 euros..more Zoje
Shqiptari mbetet shqiptare ne dac me shkollim ne dac pa shkollim.
Ndigjova zhurme po asgja nuk kuptova nga zhurma.Studentja i vinte detyra presoneles te universitetit.I kerkonte se kush asht.Urdheronte te bente c’ti doje studentes.Ma e bukura studentja mburrej me kokeforci.Zbatoj rregulloren e universitetit dhe ligjin.
Kbravo studenteve.
Këta janë studentët tanë ? Thuajini emrat mor ‘studenta’ meqë i dini. Ka prokurori ky vend, ka gjykata ku mund t’ju drejtoheni. Si guxoni ju të shkoni në ambiente të përbashkëta e të bëni cfarë të doni ??? ‘Ne jemi studentë, thotë njëra, nuk është puna jonë të merremi me profesorët. Tjetra thotë : Nuk kam ardhur të të dëgjoj ty unë, kam ardhur për të vendosur një banderolë. Shko vendose në shtëpinë tënde moj vajzë. Po sikur të vij unë tek shtëpia jote e ta lyej me bojë se ashtu kam qejf unë, cfarë veprimi do ndërrmerje ?? Kërkoni të drejtat tuaja duke cënuar të drejtat e institucioneve ? Ky është shteti që kërkoni ? Secili të veproj sipas mendjes ? Turp
Ligji ,vetem ai nuk zbatohet,se kushdo do ligjin e vet.Administratoria nuk ka shkelur askund te drejtat e studenteve.Keta jane edukatoret e brezave te ardhshem.Lum si vendi yne .
Kesaj direktoreshes po i tregojme se si veprojne studentete ne France,
Ne krahasim studentete shqiptare jane engjell
https://france3-regions.francetvinfo.fr/occitanie/herault/montpellier/montpellier-occupation-illimitee-fac-paul-valery-votee-assemblee-generale-1448369.html
Pa permendur Nantes ku jane edhe ma te zhurshme
Ne perendim kjo zonje do ishte shprehur me nje gjuhe krejt ndryshe!
Eshte per te pergezuar studentja qe ngre zerin kundra ketyre bastardeve qe kerkojn lek per nje provim. Te zbatohet ligji prokuroria te vertetoj kush eshte mr 700 euro (MH)