Sulmet e ISIS-it, mbi 100 viktima në Sirinë Jug-perëndimore

Leda Hysa

 

Militantët e Shtetit Islamik vranë më shumë se 100 vetë në një seri sulmesh në zonat e kontrolluara nga qeveria, në Sirinë jugperëndimore. Sulmet ndodhën mbrëmjen e të mërkurës në qytetin Sweida, ndërsa krahas të shtënave, u regjistruan edhe disa shpërthime vetëvrasëse, në zona të populluara.

Kjo seri sulmesh ishte nga më të koordinuarat e kohëve të fundit, dhe krahas viktimave, të paktën 175 persona mbetën të plagosur. Observatori Sirian për të Drejtat e Njeriut, një grup i monitorimit të luftës me qendër në Britani, tha se u vranë 156 vetë u vranë, ndërsa vetë Shteti Islamik tha në një deklaratë se kishte vrarë më shumë se 100 njerëz.

l.h/dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *