Një 71-vjeçar ka tentuar të puthë në buzë forcërisht një 13-vjeçare. Ngjarja mësohet se ka ndodhur në zonën e “21 dhjetorit” kur shtetasi Haxhim Ruka ka kapur me forcë dhe ka tentuar të puthte në buzë, por dhe t’i fuste duart në pjesët intime shtetases së mitur me inicialet K.G., brenda ashensorit të një pallati të ri 12 katësh. Mësohet se 13-vjeçarja kthehej nga shkolla për në shtëpi.
Ngjarja është konstatuar nga banorët e pallatit, të cilët brenda ashensorit kanë dëgjuar të bërtiturat e të miturës. Pas lajmërimit të policisë, prindërit e të miturës kanë bërë kallëzim për të moshuarin.
Më pas 71-vjeçari është shoqëruar në komisariatin e policisë dhe ndaj tij ka filluar procedimi penal për veprime të turpshme me të mitur. I moshuari rrezikon të dënohet sipas legjislacionit në fuqi deri në 5 vjet për aktin e kryer. E mitura aktualisht po trajtohet intensivisht me psikologe.
Mësohet se Haxhim Ruka i martuar dhe me tre fëmijë kishte ditë që e ruante të miturën dhe duke shfrytëzuar mundësinë që 13-vjeçarja ka qenë vetëm ka kryer dhe aktin e tentativës së puthjes me forcë./bw
hapni burdello se vetem keshtu mund te sqarohen keto lloj maniakesh qe tani nuk njohin me moshe