71 vjet më parë, historia e panjohur e pushkatimit të një partizaneje

redaktor

Lufta Antifashiste Nacionalçlirimtare, krahas shkëlqimit të padiskutueshëm, ka edhe anët e errëta të saj. Pa dyshim që një nga njollat më të errëta të saj është vrasja e Ramize Gjebresë në fillim të marsit të vitit 1944 nën akuzat se kishte “bërë dashuri” me Zaho Kokën dhe në këtë mënyrë kishte shkelur moralin dhe ligjet e luftës partizane.

Sikurse dihet, shtabi i Brigadës së Pestë organizoi një gjyq special për Ramizenë dhe e pushkatoi. Më vonë Ramizeja do të shpallej dëshmore, por ky fakt nuk e ndryshoi historinë e saj.

Tragjedia u krye dhe ajo vrasje vazhdon të shkaktojë dhimbje edhe pas më shumë se 70 vjetësh…

Por, megjithëse kanë kaluar më shumë se shtatë dekada nga përfundimi i asaj lufte, të vërtetat ende nuk janë thënë të gjitha dhe plotësisht.

Në këtë shkrim që kanë dërguar enkas për DITA-n, avokati Idajet Beqiri dhe artisti i njohur fierak Hasan Bregu, tregohet për një histori krejtësisht të ngjashme me atë të Ramize Gjebresë me Zahon. Dy partizanë të dashuruar u pushkatuan në shtator të vitit 1944, pra plot 71 vjet më parë me të njëjtën akuzë “për prishje të moralit partizan”…

Por historia e saj ka qenë e arkivuar dhe nuk është rrëfyer asnjëherë deri më sot.

*****

Av. Idajet Beqiri

Hasan Bregu

Historia e naftëtarit Dine Faslliaj

Dine Faslliaj nga Margëlliçi i Patosit, në vitet e pushtimit fashist të Shqipërisë punonte si punëtor nafte në një stacion elektrik të një shoqërie italiane, në Ofiçinën e Vjetër, Patos. Italianët, si kolonizatorë të vërtetë, shfrytëzonin në mënyrë barbare naftën shqiptare, duke e nxjerrë dhe transportuar atë drejt Italisë. Aty nga viti 1942, kur Lëvizja Antifashiste Nacional Çlirimtare po vepronte gjithnjë e mw aktivisht në Shqipëri, u dha porosi që të gjendeshin rrugë e mundësi që të sabotohej me çdo mënyrë dhe mjet grabitja e naftës prej shoqërive italiane. Dine Faslliaj i cili rridhte nga një familje atdhetare, i pakënaqur dhe vrarë shpirtërisht prej pushtimit fashist të vendit, u bë promotori i sabotimeve të mëdha në puset e naftës që rrëmbenin dhe shfrytëzonin italianët. Përmes veprimeve ilegale, natën dhe ditën, edhe me ndihmën e punëtorëve të tjerë shqiptarë, me të cilët punonin së bashku, herë digjnin transformatorët, herë këpusnin kabllot elektrikë, herë prisnin tubat që lidheshin me pompat që nxirrnin naftën nga nëntoka, e i zhytnin ato në thellësi të puseve, dhe herë hidhnin në grykat e puseve të naftës materiale dhe inerte, të cilat e linin naftën shqiptare të qëndronte në nëntokën e saj.

Fashistët italianë e zbuluan Dinen dhe bashkëpunëtorët e tij, duke i ndëshkuar rëndë. E burgosën, e trajtuan në mënyrë çnjerëzore, e gjymtuan, dhe duke e bërë gjysmë njeriu, në gushtin e vitit 1943 Dine Faslliaj vdiq.

Dinia njërën vajzë, Qafilen, e kishte të martuar në Ballsh. Vajza e tij e dytë, Zyba, në kohën që i ati i saj dergjej në shtrat nga plagët e pashërueshme, ishte vetëm 18 vjeçe. Zyba ishte një vajzë e zgjuar, e bukur, tepër e brishtë, por edhe një natyrë që nuk pajtohej me padrejtësitë. Edukata familjare, formimi i saj, kontaktet me antifashistë, kishin ndikuar shumë te Zyba. Padyshim që ajo e përjetoi me dhimbje të madhe atë që i ngjau babait të saj prej dhunës fashiste, dhe i dridhej shpirti kur shihte që ai veç lëngonte pa shpresë për të jetuar.


Zyba partizane

Zybe FasllijaNjë ditë qershori të vitit 1943, Zyba niset për në Ballsh, te e motra Qafile. Pasi u konsultua me të, i kërkoi t’i mundësonte shkuarjen dhe qëndrimin për disa ditë në Drenovë të Mallakastrës. Aty jetonte një kushërira e babait të saj, Merushe Isufaj, djali i së cilës, Veli Haxhi Isufaj, kishte dalë partizan dhe ishte rreshtuar në Grupin e Tretë të Mallakastrës. Shkoi Zyba dhe u lidh me kushëririn e saj Veli, duke i kërkuar që ai, si një ndër emrat e njohur të zonës pranë shtabit partizan, të ndërmjetësonte për inkuadrimin e saj në radhët e luftëtarëve antifashistë të kësaj njësie të madhe partizane në Mallakastër.

Në qershorin e vitit 1943 Zyba veshi uniformën partizane dhe u bë një ndër luftëtaret me emër të Grupit të Tretë të Mallakastrës. Ajo u dallua në shumë beteja luftarake kundër forcave fashiste e naziste si në Cakran, në Belishovë, në Lapulec, në Verbas të Fierit etj. Por ishte njëkohësisht edhe një infermiere partizane, e mësuar nga përvoja e jetës, dhe ndihmesa e saj në këtë drejtim për mjekimin e plagëve që merrnin partizanët ndër beteja, ishte mbresëlënëse.

Jeta partizane, të qënurit së bashku në këtë formacion të rëndësishëm luftarak antifashist me luftëtarë të tjerë nga e gjithë krahina e Mallakastrës dhe zona e Fierit, e njohu Zybën me një djalë trim, partizan si ajo, Kito Zarka nga Sheqishta e Fierit. Gjetën njëri-tjetrin në çdo aspekt dhe një ndjenjë e fuqishme lindi natyrshëm. U dashuruan marrëzisht.

Pas krijimit të Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë Nacional Çlirimtare, në 10 korrik 1943, si dhe me krijimin në Kuç të Vlorës në gusht 1943 të Zonës së Parë Operative, numri i vajzave të reja të inkuadruar në radhët partizane u rrit ndjeshëm. Ndryshe ndodhi në kampin ballist, ku nuk kishte asnjë vajzë ose grua në radhët e tyre. Forcat ballisto-kolaboracioniste, për të justifikuar këtë mangësi thelbësore të tyre, e mbi të gjitha për ta penguar pjesëmarrjen e gruas shqiptare në luftën antifashiste, i cili ishte një fenomen tepër emancipues që solli në jetën shqiptare të asaj kohe LANÇ, i shfrytëzonin dashuritë e sinqerta njerëzore, duke i konsideruar ato “imorale”, “degjeneruese” dhe jo serioze për atë kohë lufte dhe përhapnin thashetheme të rënda për të dëmtuar imazhin e LANÇ.

 

Gjyqi

Pre e kësaj propaganda dashakeqëse dhe e thashethemeve neveritëse, në disa raste ranë edhe disa struktura të LANÇ e kuadro të saj, të cilat përmes gjyqeve të tyre speciale, partizanët dhe partizanet e dashuruara, të cilët, veç ndjenjave, kërkonin që përmes këtyre lidhjeve, të krijonin edhe familjen e tyre të nesërme, u morën jetën duke i dënuar me vdekje.

beteja-e-margellicit-c1200x600Batalioni partizan ndodhej në fshatin Peshtan të Fierit. Në shtëpinë e Shaban Peshtanit ishte mbledhur shtabi dhe anëtarët e gjyqit special partizan. Ishte data 16 shtator 1944. Në këtë mbledhje ishin thirrur edhe dy partizanët e dashuruar, Zybë Faslliaj dhe Kito Zarka. Një partizan me vese, thashethemexhi, karrierist i sëmurë, xheloz dhe shpirtlig, kishte raportuar në Shtab se një natë, në shtëpinë e një fshatari, kishte parë Kito Zarkën dhe Zybë Faslliaj të flinin bashkë. Madje këtij informatori të keq nuk i kishte shpëtuar pa raportuar edhe një “detaj”. Sipas tij ishte Zyba ajo që kishte hedhur këmbën e saj mbi të dyja këmbët e Kitos!

Bashkëkohësit, dëshmitarë okularë tregojnë se pas gjyqit, Zyba dhe Kito dolën nga dhoma e katit të dytë të shtëpisë së Shaban Peshtanit dhe zbritën shkallët. Ishin bërë të dy dyllë të verdhë në fytyrë. Ecnin kokulur. Partizanët e tjerë që ishin ulur në pushim para kësaj ndërtese e kuptuan çfarë dënimi ishte dhënë ndaj tyre.

Aty, në Peshtan, ishte e martuar halla e Zybës, e quajtura Metullahe. Zyba ka shkuar në shtëpinë e hallës, në familjen Haskaj. Ishte vetëm 20 vjeçe. E kishte lëshuar plotësisht veten dhe po e përjetonte me shumë dhimbje dënimin që i ishte dhënë. “Pse të paska ikur bukuria, e mira e hallës?”, – e pyeti Metullahja. Zyba i tregoi hallës se gjyqi partizan e kishte dënuar me vdekje për shkak të lidhjes që kishte me Kito Zarkën. Dhe i thotë: “Hallë, nëse do të dëgjosh pushkë, ato janë pushkët e ekzekutimit tonë!”

U nda me lot në sy me Hallë Metullanë dhe iku te partizanët.

 

Ekzekutimi

Të nesërmen në orën 10.00 i vunë të dy, Zybën dhe Kiton para skuadrës së pushkatimit.

E pyetën Kiton të thoshte fjalën e fundit para pushkatimit, por ai nuk foli asnjë fjalë. Ndërsa Zyba tha: “Rroftë Shqipëria”! Dy batare plumbash të dala nga pushkët e skuadrës së pushkatimit u derdhën mbi ta. Kito Zarka ra menjëherë përdhe i vdekur, ndërsa Zybën nuk e kapi asnjë plumb në trup. Mbase “e ndihmoi Zoti”, mbase skuadrës së pushkatimit nuk i bëri dora para brishtësisë, bukurisë dhe pafajësisë së saj, por gjithsesi ajo u shpëtoi plumbave të skuadrës së pushkatimit.

Në të tilla raste, sipas ligjit të luftës partizane, i dënuari me pushkatim konsiderohej “me fat” dhe vazhdonte jetën. Përgjegjësi i skuadrës së pushkatimit shkoi për të pyetur në Shtabin partizan si të vepronte me rastin. Pa bërë as 20 metra rrugë, dëgjoi një krismë arme. U kthye përnjëherë mbrapsht. Zybën e kishte mbuluar gjaku. Ishte spiuni partizan që kishte bërë kallëzimin e saj për lidhjen me partizanin Kito Zarka, në kundërshtim flagrant me çdo lloj rregulli dhe ligji lufte, e qëlloi Zybën me armën e tij dhe e shtriu të vdekur.

 

Rivrasja

Pas më pak se një muaj nga ekzekutimi i Kito Zarkës dhe Zyba Faslliajt, Shtabi i Çetës raportoi para partizanëve se kishin marrë një vendim të gabuar kundër këtyre dy partizanëve. Vrasja e tyre u konsiderua aksidentale! Kito Zarka u shpall “Dëshmor i Atdheut”. Disa ekstremistë në Komitetin e Veteranëve të LANÇ në Fier, të mykur nga sindroma anti-emancipuese, përdorën “argumentin” që Kito Zarka e meritonte titullin e “Dëshmorit të Atdheut”, ndërsa Zyba Faslliaj jo, sepse kjo ishte “fajtore” në atë lidhje dashurore, pasi ajo i kishte hedhur këmbën përsipër Kitos, dhe jo ky i fundit asaj!

Dhe kështu Zyba Faslliaj e pagoi dashurinë e sinqertë të saj, idealizmin dhe antifashizmin e saj, duke u vrarë për herë të tretë!

 

Share This Article
20 Comments
  • Ishin ne fuqi ligjet e luftes.
    Midis te tjerash e denueshme edhe lidhja dashurore.
    Vihej ne lufte per kunder armikut. Jo per dashuri.
    Sepse reaksioni propagandonte kurverimin ne LANCl. Per kunder kesaj denimet do ishin te rrepta, qe ti tregohej popullit se ishte nje lufte e paster clirimtare.
    A mund te kuptohet sot?
    Po sot behet seks (ilegal) ne forcat ushtarake?!

    • Po cfare ligje lufte kur vete kriminelet pranuan gabimin. Sipas ligjit te luftes duhej te ishin ekzekutuar edhe keta qe gabuan sepse vrane partizane te pafajshem. Maskarallek alla partitizance.

  • Vrasja e ketyre luftetareve te clirimtares per dashuri, tregon egersi dhe jo rregull e disipline per te mos u degjeneruar lufta N-C. Po komandanti bente dashuri ?
    Per ata partisane masa me e madhe dhe e rende qe mund te merrej duhet te ishte perjashtimi nga radhet e ushtrise N-C dhe jo eksekutimi.
    Ushtria N-C nuk kishte gjykata qe te bente gjyqe per te eksekutuar, vrasjet e tyre jane enigma dhe te pa sbardhura, por thone qe jane eksekutuar edhe per dy misra e kater fiq.

  • Kjo tregone se ne SHqiptaret jemi popull i keq. Jemi spiuna, trillojme si atehere edhe sot. Komandantet e te gjitha rangjeve kishin jo me pak se dy tre dashnore. Por si gjithmone paguan Ai qe nuk ka krah, nuk ka mbeshtetje dhe nuk ka fis te madhe. Spiunat nuk kishin kurajen te denonconin personat qe ishin fis i madh se e dinin fundin e tyre.

  • Keto shefat e partizaneve ishin me dashnore.Enver Hoxha pervec Nexhmijes,mbante ca ilegale ne shtabin e pergjithshem,Muzatit serbo-malazias ,Miladinit,pervec Enverit,i sollen edhe Vito Kondin nga Gjirokastra,;Dushan Mugosha mbante si gruan e vet Fiqirete Sanxhaktarin.

  • Hajde te mendosh sot keto vajzat e tanishme te marrin malin per te luftuar armikun! Apo te shkojne ne aksion per te ndertuar hekurudha dhe perparuar vendin! Sot eshte koha e çiljetave, kallasheve, anxhelamartineve dhe turli lloj kurvash te tjera qe na mbine sysh ne faqet e gazetave dhe revistave shqiptare. Sa ka ndryshuar bota ne krahasim me disa dekada me pare!

  • Me erdhi pak keq qe nuk e lexova shkrimin pasi qe ne rreshtat e pare kur kishin shkruajt qe “italianet si kolonizatore te vertete e shfrytezonin ne menyre barbare naften shqiptare ” nuk ja vlejti me ta lexoje . Po per ” Bankers-at ” cfare mund te themi o av. Idajet !!!

  • Po mos te ndodhnin keto pushkatime shembullore partizanet do ti luftonin fashisto-nazistet duke i gjuajtur me kopila dhe jo plumba e predha…jane formula te gatshme te kominternit…sidomos ne nje vend me mentalitet fanatik si Shqiperia…problemi eshte mjere ai ose ajo qe i ka rene shorti…

  • Kto jan sa tragjike aqi dhe te dhymshme,sa te dhymshme aqi dhe te peshtira njerez qe kan dal me vdek per liri,me i vra ne pabesi vetem e vetem se e kan dashte lirin dhe dashurin e zemrave.AQtyre mesiguri shpirti ju ka shkue ne qyell dhe ne parajs,por atyre gjoja partizanve dhe luftetarve te liris,qe vet e kan vrar lirin e dashuris ku ju ka shkue shpyrti??Mesiguri se ne ferr!
    Liria eshte e berabarte me dasgurin e shpirtit dhe te zemres,nji njeri qe don lirin ai njeri e don dhe lufton per dashurin e zemres dhe dashurin e atedheut,pa atedhe nuk ka memdhe,pa dashuri nuk ka,njerzim dhe rritje te njerzimit ore popull.

  • Si ka mundesi qe nuk merret askush me shkaktarin e pushkatimit pa faj!
    Cili eshte emri mbiemri I tij. Cfare ndodhi me te? Apo si gjithnje: I paprekshem!?

  • Spiuni vrau -megjithse skuadra e pushkatimit e kurseu! Spiuni ishte pikenisja e cdo
    Krimi! Vrau dy te rinj – u mori jeten! Gjejeni dhe e gjen vete ai!

  • Partizanet ne luft po shkonin neper ferra k… kafshonin hahahhaha
    Ptu qelbesira Bolshevike, mire tju behet se per dashuricka dolet ferrave dhe per te grabitur ne emer te drejtesise socjale. Vemje qe shkaterruan perfundimisht 1 komb qe mezi po mbahej ne kembe……….kembet u bene koke nga mjelse LOPESH me dashnor te FORTE, ptu……….

    • Ku ta kesh ate me te bukuren e fisit o pordhac qe dhe me pseudonim nuk del dot. Po nga fis kurvash perveç pordhacesh nuk mund te dalin te tjere.

  • a u besoni ketyre o milet
    po ku ishin keta njerez per 25 vjet pale 50 vjet se nga frika
    cjane keto pralla qe po shisni gazeten
    ne nuk po zgjidhim cdo te behet me sali kriminelin e bustet e tradhetarit zog qe vodhi e erdhi pinjolli e mori pronat e popullit ne emer te mbretit .
    keto jane probleme e jo prallat e luftes qe njehere e ngrini e njehere e ulni ate epope te lavdishme qe e gjithe bota e feston 70 vjetorin e saj .

  • Ne lufte ka dhe tragjedi te tilla.Ajo qe me intereson mua si lexues te di, eshte se perderisa artikullshkruesit e nxjerin shkakun dhe shkaktarin e ketij faji aksidental, duhet et jepnin emrin e atij plehu qe fabrikoi nje plan te tille te ulet dhe te mos e anashkalojne ne shkrim.Se kush qelloj mbi vajzen pas mbarimit te ekzekutimit, zoterinjte qe marrin persiper te bejne shkrime te tilla duhet ta dine. Gjyqi duhet te ishte zhvilluar mbi kete maskara qe me vone deri sa ka ngordhur eshte paguar si ish partizan dhe jo si kolone e peste e pulaxhinjeve ose dashnoreve te pushtuesit. Pavarsisht realitetit te nje ngjarje ky shkrim eshte nje shashke qe kerkon te zbehe vlerat e asaj lufte titanike.

  • Mendimi im eshte se keta dy zoterinjte qe kan ber shkrimin eshte sikur ti denojne prap me vdekje te dy deri sa nuk kan kurajen qe pas 71 vitesh te thon emrin e personit qe i coi para skuadres se pushkatimit

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *