Japonia përkujtoi sot 72-vjetorin e sulmit bërthamor amerikan mbi qytetin perëndimor Hiroshima, ndërkohë që kryeministri Shinzo Abe dhe të mbijetuarit morën pjesë në një ceremoni të përvitshme.
Mijëra pjesëmarrës mbajtën një minutë heshtje në kujtim të viktimave të orës lokale 08:15, koha kur një bombardues amerikan, tip B-29 hodhi bombën e parë atomike mbi qytet, më 6 gusht 1945.
Shpërthimi i saj shkaktoi vdekjen e menjëhershme të mijëra personave, ndërkohë që deri në fund të atij viti numri i viktimave vajti në 140 000.
SHBA hodhi një tjetër bombë të tillë në Nagasaki tri di të më vonë, ndërkohë që Japonia shpalli kapitullimin e saj më 15 gusht 1945, çka shënoi edhe mbarimin e Luftës së Dytë Botërore.
I pari dhe i vetmi president amerikan në detyrë që ka vizituar Hiroshimën mbetet Barack Obama, në maj 2016, i cili shprehu keqardhje për viktimat, por nuk kërkoi falje.
