73-vjeçari kërkoi të fliste me vajzën pas krimit: Më trajtonin keq, ndaj i vrava

Bledar Lumani

Krimi tronditës në Fier duket se është kryer për motive shumë banale.

Të paktën kështu thotë një prej banorëve të fshatit ku ndodhi ngjarja e rëndë.

Sipas Samit Toskës, që e takoi autorin e krimit vetëm pak para se të vetëvritej, ai ka thënë se masakrën e ka bërë se e trajtonin keq.

Në momentet e fundit, 73-vjeçari Bajram Vrapi ka dashur të flasë në telefon me vajzën e tij në Greqi.

“Barjamin e takova në rrugë dhe ishte në rrugë.

Ai më tha se, ‘i vrava të gjithë pas më trajtonin keq’.

Në atë moment më kërkoi telefonin që të fliste me të bijën në Greqi.

Negociova me të që të dorëzonte armën, por nuk pranoi dhe vrau veten”, shprehet për News 24 bashkëfshatari i autorit të krimit, Samit Toska.

Sipas mediave online, krimi i rëndë ka ndodhur për shkak se 73-vjeçari kundërshtonte fejesën e mbesës.

Tashmë pritet për t’u dëgjuar variant i policisë, për të mësuar arsyet e vërteta të kësaj ngjarje tronditëse./b.l

Share This Article
5 Comments
  • Tani do dali LAURA do thote e kane pushuar nga puna ,prandaj beri vetvrasje.Gjithesesi ngushellime per familjaret

  • Pleq te rrjedhur huqllinj, -po te shihje moshen e tyre te gjithe te moshuar vecse vajza dhe nena e vajzes te gjore ishin te reja-Tmerr!Pleq te rrjedhur te pashpirte kishin marre peng lirine dhe jeten e nje minorene-17 vjecareje femije- dhe benin si donin me te-qe ne adoleshence e fejonin apo martonin luanin me fatin e saj dhe ne fund e vrane..! Le te hanin koken pleqte mes tyre po me vajzen c’pati?? Varr mos u gjendet te prehen keta njeres kaq te pashpirte… lajme qe vertet na tronditin —te lene pagoje

  • Ne nje artikull te sotem te Dites , Koloreto i ka vene titullin “jeni vetëm” ! Eshte pikerisht “kjo” ! Ai qe kreu krimin “ishte vetëm” . Kriza e thelle sociale qe ka pllakosur kolonine Shqiperi prej 20 e ca vjetesh , pas nje vjedhje dhe shkaterrimi total , deri tek mendja e njeriut dhe deri tek lidhjet me te forta te saj qe eshte familja dhe gjaku , detyrimisht do te sillnin shperthimin e nje energjie te tilla vrastare ! “Lënda sociale” eshte duke u shperbere deri tek thermijet e saj , duke humbur kuptimin e saj , “jeten” !

  • A mund te ekzistoje ne ndonje cep te botes ndonje trap qe te vrase dy vellezerit e tij nje adoleshente dhe nje grua te re thjesht se e “keqtrajtonin” sipas logjikes se tij ??????

    Cfare lloj specie qe quhet humane jeton ne kete vend ??????

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *