“Tradhtarët” e PD-së, Basha: Punuan kundër, mos votojnë në parti

DITA Online

Demokratët kanë nisur përgatitjet për betejën elektorale, kur vetëm 9 muaj i ndajnë nga zgjedhjet lokale. Në këtë situatë kryetari i PD-së ka urdhëruar nisjen e zgjedhjeve në nivelin bazë të partisë, seksione dhe grup seksione.

Në udhëzimin e Bashës bie në sy porosia për identifikimin e personave që mund të konsiderohen si “tradhtarë”, pasi nuk kanë punuar për partinë, por për kundërshtarin politik, raporton Top Channel.

Udhëzimi i ndan anëtarët e rinj në tre kategori, në aktiv jo aktiv dhe jo prezentë: “Në kategorinë e fundit, anëtarë jo prezentë, janë futur edhe ata anëtarë që kanë kaluar apo kanë punuar në formacione të tjera politike kundërshtare. Si rregull, këta persona nuk duhet të lejohen të votojnë.” – udhëzimi i kreut të PD.

Krahas të ashtuquajturve “tradhtarë”, Lulzim Basha kërkon edhe evidentimin e personave më të aftë, të cilët janë të gatshëm të marrin përsipër sfidën elektorale dhe ta çojnë Partinë Demokratike drejt fitores. Situata politike dhe aksioni opozitar, përballë një mazhorance, të cilën demokratët e akuzojnë si të kriminalizuar dhe korruptuar, ishte arsyeja se pse demokratët shtynë për në vjeshtë zgjedhjet në parti.

Në urdhrin e ri të Lulzim Bashës 30 tetori caktohet si afati i fundit për përmbylljen e procesit në grup-seksione dhe seksionet e partisë, sipas parimit “një anëtar, një votë”. Mbrëmjen e së mërkurës në selinë e PD-së u caktuan edhe drejtuesit e grupeve të punës për secilin qark.

 

v.l/ Dita

Share This Article
5 Comments
  • O lul me mire nul,
    Po me tregove diplomen e notat,
    Nenshtetesine hollandeze Si e more,
    Punen qe ke bere ne kosove.
    Une do te besoj, do te ti fali. 21 janarin, vjedhjen e 350 milionave , etj etj
    Po lere more …keto babale.
    Oficeri polic I rradhes ka kerkuar strehimin politik se e ” vrasin ” ne tirane , haaaaaa

  • O lul me mire nul,
    Po me tregove diplomen e notat,
    Nenshtetesine hollandeze Si e more,
    Punen qe ke bere ne kosove.
    Une do te besoj, do te ti fali. 21 janarin, vjedhjen e 350 milionave , etj etj
    Po lere more …keto babale.
    Oficeri polic I rradhes ka kerkuar strehimin politik se e ” vrasin ” ne tirane , haaaaaa

  • Njishi dhe zero.
    Numrat,në një kuvend
    po zënë e shesin mend.
    Thot njishi:Unë jam njish!
    Thot zero:t’bëj dhjetë fish!
    Njishi që do të prijë,
    i tha nunrit perbrinjë:
    E kush po flet një herë,
    një zero që s’ka vlerë.
    Por,numri “rrumbullak,
    fillon e qeshë nga pak./Por,dhe këmbënguli.
    Dhe i flet “me baza”:
    Duhet edhe NULI,
    ndryshe,s’jep dritë FAZA!

  • Luli, me Alibaben -Salihun e 40 hajdutet, qe kur e kur po perpeliten si skrraja n’prush, te qesin koke nga fundosja qe i beri sovrani ne zgjedhjet e kaluara,Populli mund te mashtrohet per ndonje kohe te shkurter,sic ndodhi kur ju ia vodhet voten, tete vjet e sunduat,e varfruat, e vrat dhe e vodhet deri ne -palc,Shqiperine e bet “rrush e kumlla”,E tash po e “vajtoni” qe ka marr veten dhe po del ne driten e vertet.Ky tentim i juaji eshte vetem nje synim i kthimit t e se keqes,erresires dhe shemtise.Per kete Popu lli,mesuesi yne me i madh, e di,ju njeh dhe eshte sprovuar me ju.Andaj e kendej Drini,Shqipertia e shqiptarevet.

  • Luli, me Alibaben -Salihun e 40 hajdutet, qe kur e kur po perpeliten si skrraja n’prush, te qesin koke nga fundosja qe i beri sovrani ne zgjedhjet e kaluara,Populli mund te mashtrohet per ndonje kohe te shkurter,sic ndodhi kur ju ia vodhet voten, tete vjet e sunduat,e varfruat, e vrat dhe e vodhet deri ne -palc,Shqiperine e bet “rrush e kumlla”,E tash po e “vajtoni” qe ka marr veten dhe po del ne driten e vertet.Ky tentim i juaji eshte vetem nje synim i kthimit t e se keqes,erresires dhe shemtise.Per kete Popu lli,mesuesi yne me i madh, e di,ju njeh dhe eshte sprovuar me ju.Andaj e kendej Drini,Shqiperia e shqiptarevet.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *