Hulumtimet e reja tregojnë se shtresat më të larta të atmosferës së Tokës reagojnë dhe se ftohja e madhe po vjen.
Matjet paralajmëruese të satelitit amerikan Timed tregojnë se Dielli po hyn në një nga minimumet e tij në epokën kozmike dhe rrezatimi ultravjollcë po zvogëlohet me shpejtësi.
“E dukshme është tendenca e ftohjes”, thotë Martin Mlynczak nga Qendra Kërkimore Langleas në NASA.
“Lartë mbi sipërfaqen e Tokës, pranë buzës së universit, atmosfera jonë humbet energjinë e nxehtësisë. Nëse trendet aktuale vazhdojnë, shtresat e sipërme të atmosferës së shpejti mund të bëhen ndoshta më të ftohtat që kur kërkimi kozmik ka filluar”, ka shtuar ai.
Këto të dhëna u zbuluan nga Cyber, një satelit i NASA-s, i cili monitoron emetimet e dyoksidit të karbonit (CO2) dhe oksidit të azotit (NO), dy substanca që luajnë një rol kyç në bilancin energjetik të ajrit nga 100 në 300 kilometra mbi sipërfaqen e planetit tonë. Duke matur rrezatimin infra të kuqe të këtyre molekulave, Cyber mund të përcaktojë gjendjen termike të gazit në majë të atmosferës së Tokës, ose në shtresën që shkencëtarët e quajnë termosferë.
“Termosfera është gjithmonë e ftohtë gjatë minimumit të Diellit dhe kjo është një nga mënyrat më të rëndësishme në të cilat cikli diellor 11-vjeçar ndikon në planetin tonë”, shpjegon Mlynczak.
v.l/ Dita

Vapa e madhe e ketyre 10 viteve te fundit ishte si pasoje qe dielli kishte hyre pikerisht ne fazen e tij me active. Tani dielli hyn ne fazen tjeter…dmth ngrohja globale paska qene nje perralle 😉
Na plasi bytha. Kemi janullen qe na mbron !
Na lodhen dhe na merziten , nje her ngrohje globale e rrezikshme tani vjen ftohja globale.
Me sa duket kete qe fluturojne ne atmosfer kan fluturuar edhe nga mende e kokes.!
Si përfundim do kemi ngrohje globale apo ftohje globale ????
As njeren e as tjatren