Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, ka thënë se Aleanca Veriatlantike mbështet fuqishëm dialogun midis Kosovës dhe Serbisë dhe të gjitha përpjekjet që do të çojë në uljen e tensioneve dhe zgjidhjen e mosmarrëveshjeve, duke theksuar se nevojitet një zgjidhje politike, raporton Telegrafi.
Në një intervistë për televizionin “Pink”, Stoltenberg theksoi se NATO ka marrëdhënie të shkëlqyeshme me Serbinë dhe se respekton vendimin e Beogradit që Serbia të mos i bashkohet Aleancës Veriatlantike.
“Mbështesim fuqishëm dialogun midis Beogradit dhe Prishtinës, dhe të gjitha përpjekjet që do të çojnë në uljen e tensioneve dhe zgjidhjen e mosmarrëveshjeve. Ne kemi nevojë për një zgjidhje politike. Ky është një dialog, të cilin me vëmendje e ndjek Bashkimi Evropian, kurse NATO ishte pjesë e nismës që çoi në këtë dialog. Ne vazhdojmë të monitorojmë dhe mbështesim dialogun”, tha Stoltenberg.
Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s theksoi se respekton vendimin e Serbisë si një shtet sovran që nuk dëshiron anëtarësimin në Aleancë.
“Ne e respektojmë çdo vendim të një shteti sovran nëse dëshiron të bashkohet me NATO-n, ose nuk dëshiron. Ne kemi një marrëdhënie të shkëlqyeshme me Serbinë dhe ne respektojmë vendimin e saj për të mos u bashkuar me NATO, por që dëshiron të jetë partner. Kjo është mirë për Serbinë, kjo është mirë për NATO-n”, tha Stoltenberg.
v.l Dita

Si shume servile,ndaj Serbise,duket kjo deklarate e Sekretarit te pergjithshem te NATO-s.Aresyen,me siguri,do e mesojme me vone,por servilizmi,si nena e gjithe te keqijave,duhet respektuar,”si nene”
Me keso mesazh kuptimplot dje Bota perendimore e lejoj Serbine me ba 4 lufta.
Siç duket nuk paskan mesuar asgje nga ato ngjarje te djeshme…
Shpirti i Munichut mbeteron ende tek disa.
Nuk ka rruge tjeter, pervec shkembimin e popullates sipas parimit nacional.
Serbia armike e popujve te Ballkanit perendimore. E gjakosi ballkani perendimore me sulem naziste te tipit Hitler dhe NATO edhe perse beri disa nderhyrje kunder saje perseri ka harruar se sa gjak u derdhe atje.!
NATO duhet ti behet barrikade Serbise dhe jo te sillet si servile.!
Nacionalizmi i eger Rus ne mes te Ballkani si mina me sahet te dore te rusise.!