74-vjeçari kërkon dashurinë e vërtetë, shpenzon miliona me vajzat

Elton Tafaruci

Playboy 74 vjeçar ka shpenzuar një shumë prej 15.000 dollarësh për dy vite radhazi në takime me vajza që janë sa një e treta e moshës së tij. Ai ka shpenzuar për dhurata, fluturime dhe të brendshme duke pretenduar se kjo është një mënyrë për të gjetur dashurinë e vërtetë.

Whitney Lynn, drejtor i një kompanie teknologjike i dalë në pension zgjedh vajza rreth moshës 25 -vjeçare dhe i dërgon tek shtëpia e tij luksoze në Reno Nevada. Fundjavat përfshijnë vakte të drekave dhe darkave të cilat do të linin pa mend këdo.

Ai tha: ” Unë dua të gjej dikë që të kaloj pjesën e mbetur të jetës sime, por jam pak i veçantë. Ndërkohë më pëlqen të kaloj kohën time me vajza të reja të këndshme, t’i dërgoj në vende të bukura dhe ti bëj të kenë eksperienca të paharrueshme. Unë nuk jam një 74-vjeçar i zakonshëm-dukem dhe ndihem më i ri se kaq”.

Lynn ka një vajzë 31-vjeçare e cila nuk i aprovon takimet e babait të saj me vajzat e reja. Ai ka qenë beqar për 8 vite, pasi u divorcua nga nëna e vajzës me të cilën kishte 22 vite martesë.

Edhe pse ai po kërkon të gjejë dashurinë e jetës, në takimet e tij nuk del me bashkëmoshatare, por me vajza të reja nga mosha 20 deri në 30.  Ai pretendon se gratë në moshën e tij janë paragjykuese dhe më pak romantike.

Lynn prej dy vitesh ka krijuar nje sajt takimesh ne internet të quajtuar ” Whatsyourprice.com”. Ai thotë se tek të dhënat në website ka shkruar se është 59 vjeç, duke mos treguar moshën e vërtetë. ”Askush nuk do të mendonte se jam 74 vjeç”, shprehet ai.

Share This Article
1 Comment
  • ” në takimet e tij nuk del me bashkëmoshatare, por me vajza të reja nga mosha 20 deri në 30.”
    thotë personazhi i artikullit duke e arsyetuar këtë veprim me “se gratë në moshën e tij janë paragjykuese dhe më pak romantike.”
    ndoshta është si e thotë ky lali,por mund të jetë dhe diçka tjetër!!
    74 vite do të thotë disa hapa nga fundi!!disa hapa nga “fikja e qiriut”,shpresa është në humbje!!
    po të takojë bashkëmoshatare të tijat dhe nëse nuk do të bisedohet për centimetrat e fundit të qiriut!?në nënndërgjegje duhet të pregatisë dy varre!
    me vajzat e reja dhe sikur të flasë për milimetrat e fudnit të qiriut prap ato i japin ndjenjën e jetës!!pavarsisht se me bashkmoshataret mund të flasë për shumë e shumë gjëra dhe me të rejat mund vetëm të kalojë kohën,prapë njëra të sjell trishtimin të tregon fundin,tjetra pafundësinë!!
    por sidoqoftë fundi një ditë vjen!!ky zotëri përpiqet që ti alehtësojë vetes sado pak!!
    ndoshta për këtë arsye,mospërputhjen ndërmjet moshës dhe dëshirës,e kanë bërë që të os lidhet dot me asnjë vajzë të re!!si duket paratë nuk i mungokan!!ka plot vajza që në radhë të parë shohin paränë pastaj pronarin e tyre!!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *