Pritja për festën kombëtare, ambasadori austriak “harron” himnin e BE

redaktor

26 Tetori është Festa Kombëtare e Austrisë.

Me këtë rast në Tiranë sot në mbrëmje u organizua nga Ambasada Austriake një pritje në Hotel Rogner.

Fjala përshëndetëse u mbajt nga ambasadori austriak në Shqipëri, Johhan Sattler.

Por një moment hutimi i ambasadorit ka krijuar ilaritet në sallën ku nuk mungonin përfaqësues të Bashkimit Europian.

Përpara se ambasadori të merrte fjalën prezantuesja tha se do këndoheshin tre himne, ai shqiptar, ai austriak dhe himni i Bashkimit Europian.

Mbrëmja u hap me këndimin e himnit austriak.

Më pas u këndua himni shqiptar.

Menjëherë më pas ambasadori u ngjit në podium për t mbajtur fjalën duke harruar që duhej kënduar edhe himni i BE.

Reagimet nga salla e “detyruan” ambasadorin të zbriste nga podiumi për tu rikthyer vetëm pasi u këndua edhe himni i BE.

Austria ndërkohë ka edhe presidencën e radhës të BE-së.

k.a. / dita

 

 

 

 

Share This Article
2 Comments

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *