75-vjeçarja që i mahniti të gjithë në ndarjen e çmimeve Oskar (FOTO)

anazapta

Ata që thonë se Hollivudi nuk i pëlqen femrat pasi kalojnë të 50-at, harrojnë Xhejn Fondën. Aktorja 75-vjeçare i ka mahnitur të gjithë me paraqitjen e saj në natën e ndarjes së çmimeve Oskar. Ajo mbante veshur një fustan të Versaçes, ngjyrë të verdhë, dhe ishte në formë të shkëlqyer fizike. 50 vjet karrierë në Hollivud dhe shtatë herë e nominuar për Oskar, Xhejn Fonda  “lë në hije” shumë femra që nuk kanë as gjysmën e moshës së saj. 75-vjeçarja është e njohur për pasionin e saj për jogën, tek e cila ato që e adhurojnë përpiqen të gjejnë edhe sekretin për formën e shkëlqyer fizike.

Ajo i ka mbijetuar një tumori në gji vite më parë, por kjo nuk e ka ndalur aspak punën e saj me filmat. Me dy të tillë gjatë vitit të fundit, ajo nuk do t’ia dijë për vitet që kalojnë.

jane 4123

Share This Article
4 Comments

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *