Me rastin e 75-vjetorit të Konferencës së Pezës, veteranë lufte, përfaqësues të ekzekutivit, deputetë e drejtues të pushtetit vendor, morën në ceremoninë e organizuar në përkujtim të kësaj ngjarje të rëndësishme që shënon bashkimin e shqiptarëve kundër pushtuesve nazifashistë.
Në nderim të kësaj dite, Bashkia e Tiranës ka organizuar një sërë aktivitetesh për të gjitha moshat, që nga fëmijët, ata më pak të rriturit, të rinjtë, e deri tek të moshuarit që duan të evokojnë përpjekjet e popullit shqiptar për çlirimin e vendit.
Në ceremoninë e mbajtur me këtë rast, Nënkryetari i Bashkisë së Tiranës, Arbjan Mazniku, theksoi se Konferenca e Pezës është një histori e cila rrezaton 75 vjet më pas mësime dhe momente shumë të rëndësishme për të sotmen e vendit tonë. “Sot përpara jush, veteranëve e familjeve të tyre, përulemi për kontributin e pamasë që keni dhënë për këtë ditë të vendit tonë. Konferenca e Pezës është një histori e cila rrezaton 75 vjet më pas mësime dhe momente shumë të rëndësishme për të sotmen e vendit tonë. Ajo është një histori e cila së pari është një histori guximi. Ka treguar sot se si atëherë një grup njerëzish vendosën që në një betejë shumë të madhe, Peza ishte e vogël në botën e madhe e cila gjendej në një luftë botërore, ata u mblodhën për të vendosur se në cilin kah të historisë do të ishte Shqipëria dhe ky është ndoshta momenti i dytë i rëndësishëm që sot na rrezaton Konferenca e Pezës”, tha Mazniku.
Duke shprehur mirënjohjen për sakrificat e burrave dhe të grave që morën pjesë në Luftën Nacional Çlirimtare, Nënkryetari i Bashkisë vlerësoi se shqiptarët ditën që në momente të rëndësishme të marrin vendimet e duhura për ta radhitur vendin tonë në kahun e duhur të historisë. “Shqiptarët u mblodhën këtu atëherë, për të vendosur, për të qenë në kahun e duhur të historisë. Dhe sot ne si shqiptarë të gjithë mund të jemi krenarë, që kemi vendosur të ishim në krahun e duhur të historisë, si rrjedhojë e vendimit të atyre burrave dhe grave 75 vjet më parë. Ndaj për këtë jemi mirënjohës sot dhe në kohë të kohërave”, tha ai.
Mazniku nënvizoi se Konferenca e Pezës është një mësim i madh për të gjithë shqiptarët që kur historia i thërret, ata kanë ditur të bëhen bashkë.
“Kur historia i thërret, shqiptarët kanë ditur të bëhen bashkë, të mblidhen, të diskutojnë dhe të marrin vendimet e duhura për vendin dhe për të ardhmen. Dhe ky është sërish një mësim i madh për të gjithë ne sot, një moment kyç në hapat tona përpara integrimit europian për të qenë sëbashku dhe për të marrë vendimet e duhura për të ecur përpara. Ndaj në një ditë si kjo, besoj se secili prej nesh mund të gjejë pak minuta për të menduar për sakrificën e madhe të veteranëve dhe të njerëzve të cilët u mblodhën këtu 75 vjet më parë, dhe për të kuptuar se sa shumë gjëra kemi ne për të mësuar nga historia dhe nga sakrifica e këtyre njerëzve”, theksoi Mazniku.
Më pas, të pranishmit bënë homazhe në varrezat e dëshmorëve dhe para memorialit të patriotit Myslym Peza.


Ne 75 vjetorin e konferences se Pezes nuk shiten fiq te Ndoqit e ben pazar bashkija shitesit Velija po eshte nga ngjarjet me te rendesishme te hidstorise se ketij populli !
Ne çvrime haleje jane futur nje kryetar shteti pa shtet qe si shtangist shkon ben homazhe tek gruaja hajdute e hajdarit dhe tek vajza e tij qe dasmen e beri ne AmeriQI!?Zogolljani daj Meta qe ne vdekjen e kryekondrabandjerit e gjysme shqipetarit Leka Zogu i hapi dyert parlamentit bashke me kryekrriminelin Sali e hajdutin Nano!
Ne çvrime haleje eshte futur nje kryeminister qe çdo dite po tregon se ka te njejtat probleme si Neroni Sali kur ish kryeqytetit i ka hequr tere simbolet e luftes e rilindjes dhe e ka mbushur me koka ‘Hajdaresh’ gomaresh zogistesh ibrahimoviçave e gomaresh me koka Papesh e imamesh ,prifterinj e muxhahedine !?
Populli pezes e gjithe shqiperise duhet te kerkoje doreheqje te qeverrise kujslinge
Punimi tematik i Profesor Xhelal Gjeçovit, me rastin e 75 vjetorit të Konferencës së Pezës, për ne, të cilët mund të jemi vetëm nxënësit Tij, punime të tilla shkencore dhe, sidomos ato që mbajnë lartë Veprën kolosale të Enver Hoxhës, çdo herë në krye të kolonës të çlirimtarëve dhe ndërtuesve të Shqipërisë, të jeni të sigurt, se ishin, janë dhe do jenë përjetësisht, zgjim i gjakut shqiptar dhe kurajë për ta ruajtur atë që është jona!
Thjeshtë, kam bindjen se punimet e kësaj natyre janë kushtrim për t’i ngjeshur e përforcuar radhët tona, për të qenë të zotët për të ça përpara pa u ndalur, drejt përmbushjes së aspiratës tonë të ligjshme, për të vetëvendosur lirshëm për të sotmen dhe të ardhmen, në Atëmemëdheut tonë të vetëm- Shqipërinë e Ribashkuar!