75 vjetori i zhdukjes së Ana Frank

Edona Llukacaj

Oto dhe Edit Frank dhe vajzat e tyre, Margot dhe Ana, u larguan nga Gjermania naziste në 1933 dhe u vendosën në Hollandë.

Por deri në verën e vitit 1942, jeta për hebrenjtë në Hollandë ishte gjithnjë e më e ashpër. Ata u detyruan të mbanin yje të verdhë, ndërsa u ndalohej të kishin biznese, të udhëtonin në tramvaje, të uleshin në park, ose edhe të hipnin në biçikletë.

Në korrik të vitit 1942, pasi Margot 16-vjeçar mori një thirrje për të shkuar në një kamp gjerman pune, familja u fsheh në katet e sipërme të ambienteve të biznesit të Oto Frank në Amsterdam.

Atyre iu bashkua një familje tjetër, Auguste dhe Hermann van Pels me djalin e tyre Peter, dhe një dentist të quajtur Fritz Pfeffer.

Për më shumë se dy vjet ata mbijetuan në mënyrë klandestine në lagjet e varfëra të qytetit. Por, familjet hebre në Hollandë nuk ishin të sigurta. Amsterdami ishte plot me informatorë dhe zyrtarë nazistë. Për më tepër, mbizotëronte një dëshirë e madhe për t’i spiunuar hebrenjtë.  Kështu, gati 100,000 hebrenj të Hollandës u dërguan në kampe shfarosjeje.

Megjithatë, edhe në gusht të vitit 1944, familja e Anës dhe miqtë e tyre akoma kishin guximin të shpresonin se qyteti do të çlirohej së shpejti nga Aleatët.

“Kam ndjenjën se miqtë po afrohen,” shkroi Ana në ditarin e saj. Më 4 gusht. Kjo ishte edhe fjalia e fundit. Shkrimet në ditarin e Anës u ndalën atë ditë.

Më 4 gusht 1944, Anne Frank dhe familja e saj u tradhtuan. Ata u arrestuar nga Gestapo dhe u dërguan në kampe përqendrimi.

Në një çantë në dhomën e gjumit të prindërve të saj Ana la dhe gjënë e saj më të çmuar, ditarin e saj.

Ditari që Ana e filloi vetëm disa javë para se familja e saj të fshihej është një prej dëshmive më të famshme të një lufte të çmendur.

e.ll./dita

Share This Article
2 Comments
  • Histori e trishtë vuajtje e dhimbëshme e zhdukjes së Ana Frank , dhe gjanocidi mizor për të zhdukur një popull të tërë martier të izralitve ,është mizore ,ku u aktivizuan me peshk e peshkaqen të mëdhej si Hitleri për të zhduku nga faqja e dheutë milona njerëz të pa fajshëm të rruzullit toksor,është njollë e zezë për njerzimin e pa parë ndonjëher edhe nga rraca e kafshve ,por njeriu qënka kafsha më e egër dhe e shëmtuar kur i lejohen ose u krijokan rrethanat.Popujt duhet të qëndrojnë vigjilent që të mos përsëriten më këso ngjarje kanibelësh mbi njerzit..

  • Histori e trishtë vuajtje e dhimbëshme e zhdukjes së Ana Frank , dhe gjanocidi mizor për të zhdukur një popull të tërë martier të izralitve ,është mizore ,ku u aktivizuan me peshk e peshkaqen të mëdhej si Hitleri që zhduku nga faqja e dheutë milona njerëz të pa fajshëm të rruzullit toksor,kjo është njollë e zezë për njerzimin e pa parë ndonjëher edhe nga rraca e kafshve .
    Por njeriu qënka kafsha më e egër dhe e shëmtuar kur i lejohen ose u krijokan rrethanat.
    Popujt duhet të qëndrojnë vigjilent që të mos përsëriten më këso ngjarje kanibelësh mbi njerzit..

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *