Konferenca e Pezës ka bërë bashkë përfaqësues të qeverisë dhe Presidentin Ilir Meta.
Në një aktivitet për 77- vjetorin e kësaj dite, Presidenti Meta, kryebashkiaku Erion Veliaj, zv/kryeministri Erjon Braçe dhe deputetë të PS janë bërë bashkë.
Përpara fillimit të aktivitetit, Presidenti Meta dhe kryebashkiaku Erion Veliaj kanë shkëmbyer edhe përshëndetje me njëri-tjetrin.
“Sot objektivi ynë kombëtar është integrimi i Evropian i Shqipërisë. Është koha për të mos u vonuar në këtë proces për shkak të antagonizmit politik të paprinciptë. Është koha për të forcuar bashkëpunim duke lënë mënjanë interesat e ngushta afatshkurtra në mënyrë që e ardhmja evropiane të jetë sa më e shpejtë për fëmijët tanë”, tha presidenti Meta në fjalën e tij.
Konferenca e Pezës u mbajt në 16 shtator 1942. Në këtë konferencë morën pjesë përfaqësues të forcave antifashiste shqiptare me synim që të formohej një front i përbashkët lufte kundër okupatorit. Konferenca mori disa vendime të rëndësishme:
1- Krijimin e Frontit Antifashist Nacionalçlirimtar, ku do të bënin pjesë antifashistë pa dallim feje, krahine dhe ideje.
2- Mobilizimin e popullit në luftë kundër pushtuesve fashistë.
3- Ngritjen e Këshillave Nacionalçlirimtarë në të gjithë vendin.
4- Rreshtimin e Shqipërisë përkrahë koalicionit antifashist anglo-sovjeto-amerikan.
5- Krijimin e një Shqipërie të lirë, të pavarur e demokratike pas lufte.

o.j/dita

“NJE PER TE GJITHE DHE TE GJITHE PER MUA DHE MONIKEN”
Keshtu e kuptojme ne, intelektualet properendimore deklaraten e Like Floririt, qe Edvin Kaqoli e hodhi me parashyte enveriste ne karriken e Presidentit te vendit
kur:
E KISHTE PARE GJITHE BOTA ME ZE DHE FIGURE SI VIDHTE RYSHFETIN PUSHTETAR ME TEFTR NE DORE.
prandaj:
intelektuali te thote o Like Floriri:
Beji te fala Palmes nga SHBA qe te injoroi totalisht ty, dhe Dekretin tend, sepse me pare kishte folur me sekretarin tend personal, Almir Rrapon ne burg Federal ne SHBA per aferat e tua mafioze,
prandaj:
Lere Pezen Komuniste, por ik sa me pare, thyej qafen dhe largohu qe te shpetoje Shqypnia
O Gazeta e nerume DITA:
PO YLLI KOMUNIST I PEZES JUGOSLLAVE TE ENVERIT KU KA AVULLUAR?
sepse:
Mua me duket si nje tubim per Lidhjen e Lezhes te Kohes se Qepes te Skenderbeut.
Mafia komuniste hajdutat gjithmon bashke