Marenglen Kasmi
Këtë fillim gushti mbushen plot 78 vjet nga Mbledhja e Mukjes më 1-3 gusht 1943. Mukja shënon një nga pikat më kulmore të marrëdhënieve të forcave politike shqiptare gjatë Luftës së Dytë Botërore në Shqipëri dhe vazhdon ende sot të mbetet një nga çështjet më të debatueshme në histori. Pyetje si, përse u prish marrëveshja e arritur ndërmjet delegatëve të Frontit Nacionalçlirimtar dhe atyre të Ballit Kombëtar për bashkimin në një front të vetëm në luftën kundër pushtuesve dhe cilat ishin shkaqet e vërteta të kësaj prishjeje vazhdojnë ende sot të interpretohen në mënyrë të ndryshme. Ajo çka vihet re është që, edhe pas mëse 70 vjetësh, kjo ngjarje ende nuk arrihet të trajtohet me paanshmëri dhe në mënyrë historike shkencore, pa i shpëtuar fenomenit të revizionizmit të historisë.
Një rol vendimtar në krijimin përfundimtar të kampeve politiko-ushtarake në Shqipëri gjatë Luftës së Dytë Botërore luan pa dyshim takimi i përfaqësuesve të Frontit Nacionalçlirimtar (FNÇ) dhe Ballit Kombëtar në Mukje, më 1–3 gusht 1943.
Kësaj marrëveshjeje i paraprinë një sërë ngjarjesh të rëndësishme në planin botëror, siç ishte kalimi i forcave të Boshtit Qendror në mbrojtje në Stalingrad, zbarkimi aleat në Siçili në natën e 9 korrikut, rritja e mosbesimit të Commando Supremo-s ndaj elitës politike italiane si edhe shumë faktorë të tjerë të brendshëm e të jashtëm që më 24 korrik 1943 çuan në rënien e Mussolini-t dhe krijimin e qeverisë Badoglio.
Si pasojë, gjithë forcave politike shqiptare u duhej të rishikonin qëndrimin e tyre. Kësisoj, edhe Balli Kombëtar filloi të kërkonte negociata me palën tjetër. Ato pak luftime me karakter lokal të kryera nga disa çeta balliste u shfrytëzuan nga kjo organizatë për të hyrë bisedime me FNÇ, i cili kishte kohë që luftonte kundër pushtuesve italianë. Si negociator ndërmjet palëve shërbeu Abaz Kupi. Po ashtu, misioni britanik në Shqipëri, këmbëngulte në një luftë të përbashkët të shqiptarëve kundër pushtuesve dhe ata e morën nismën për këtë takim. Letërthirrja zyrtare për takimin u bë nga Këshilli i Përgjithshëm Nacionalçlirimtar, i cili në mbledhjen e tij të datës 9 korrik 1943 vendosi krijimin e një aleance politiko-ushtarake me Ballin Kombëtar. Nëpërmjet letërthirrjes së hartuar nga delegatët e tij, ky Këshill ftonte zyrtarisht organizatën e Ballit Kombëtar në një takim sa më të shpejtë e përfundimtar”. Në këtë kuadër, më 26 korrik 1943, ditë e hënë, në Tapizë u takuan delegacionet e dy organizatave. Ndonëse thirrja për takim u bë me shkrim, Balli Kombëtar e konfirmoi me gojë pjesëmarrjen e delegacionit të tij në këtë takim paraprak. Madje, nëse jemi të gatshëm t’i besojmë letrës së Ymer Dishnicës drejtuar Enver Hoxhës, delegacioni i Ballit nuk dëshironte të linte asnjë gjurmë për takimin: “Ne [delegacioni i Ballit] e dinim se do të kemi takim vetëm me Bazin [Abas Kupin] por, meqë jemi aty, atëherë mund të diskutojmë e të bëjmë disa sqarime pa qenë nevoja e një procesverbali”– shkruante Dishnica. Megjithatë, palët ranë dakord dhe në përfundim të takimit të Tapizës u nënshkrua procesverbali prej katër pikash: “1) Luftë imediate zaptuesit fashist. 2) Të dyja organizatat pranojnë idenë themeltare të formimit të një komiteti të përbashkët me emrin “Komiteti për Shpëtimin e Shqipërisë”. 3) Luftë për një Shqipëri të lirë, indipendente dhe demokratike të vërtetë. 4) Komiteti ka për program gjithashtu çlirimin e Shqipërisë së 1913-ës dhe për viset e tjera të banuara prej shqiptarësh reklamon të drejtën universale të vetëvendosjes, të garantuar edhe prej Kartës së Atlantikut”.
Takimi përfundimtar u la për ditën tjetër, më 27 korrik
Sipas Dishnicës, në Tapizë nuk u diskutua për detaje, por gjatë bisedës shfaqeshin qartë kundërshtitë mes tyre. Për këtë gjë ai i raportonte E. Hoxhës si më poshtë: “Ata të Ballit kanë tendencën t’i bëjnë punët ‘fët kos, fët kulaçë’. Bie fjala, në zjarrin e ditës e të një entuziazmi momental Dosti kërkoi ‘proklamimin e indipendencës’ dhe njëkohësisht një ‘ultimatum italianëve’. Si një jurist e merrni me mend se si i krijon ‘indipendencën’ dhe ‘qeveritë ex-cathedra [me ton doktoral – latinisht]. Këta njerëz me një organizatë si mos më keq fluturojnë ‘me presh në bythë’. Nga një ekstrem hidhen në tjetrin. Sigurisht këtë naivitet e kanë, sepse u do qejfi që me pak sakrifica ose me hiç sakrifica të hidhen në luftën e një çlirimi të Shqipërisë në pak ditë”. Kanë tendencë të krijojnë gjëra të reja se në të shkuarën e kanë qelbur e prandaj kërkojnë sot një bashkim ‘a tout prix’ [me çdo çmim – frëngjisht], të shpejtë që nga lart. Aparatin që kishin në Tiranë e hodhën të tërin në ilegalitet. Afër 30 ballistë, krerë e gjysmëkrerë janë sot në vendin ku do të bëhet mbledhja nesër. Tiranën e boshatisën (sidomos krerët), se venë me shpresën e një fitimi të afërt e të shpejtë. Shumë herë shfaqin dhe tendencën e formimit të një qeverie provizore në Krujë (gjoja si kryeqytet i vjetër, por në të vërtetë sepse shpresojnë mbështetjen e Veriut dhe një pëlqim të dukshëm të Bazit) […]”.
Takimi përfundimtar i palëve u bë në Mukje, më 1–3 gusht 1943, ndonëse ishte lënë për në Tapizë, në datën 27 korrik. Ndryshimi i vendit të mbledhjes dhe kohës erdhi sepse italianët e morën vesh për takimin dhe e rrethuan zonën me trupa.
Negociatat dhe arritja e marrëveshjes
Për drejtimin e mbledhjes u caktua përfaqësuesi i Ballit Kombëtar Thoma Orollogaj. Sekretar u zgjodh përfaqësuesi i FNÇ, Mustafa Gjinishi. Bazuar në bisedimet e Tapizës, delegatët e të dy palëve ranë në parim dakord për vazhdimin e përbashkët të luftës ndaj pushtuesve të huaj, duke miratuar krijimin e Komitetit të Shpëtimit të Shqipërisë, i përbërë nga 12 anëtarë, gjashtë anëtarë për secilën palë. Një nga pikat kryesore të marrëveshjes ishte që lufta do të bëhej për një Shqipëri indipendente dhe për zbatimin e parimit të njohur universalisht e të garantuar nga Karta e Atlantikut të vetëvendosjes së popujve për një Shqipëri Etnike, një Shqipëri të lirë, demokratike e popullore. Më tej, pas mbarimit të luftës, do të ishte populli ai që do të përcaktonte formën e qeverisjes dhe po ashtu do të zgjidhte forcën politike që duhej të drejtonte vendin.
Mosmarrëveshjet më të mëdha ndërmjet këtyre dy forcave, që çuan deri në prishjen e njëanshme të marrëveshjes nga Partia Komuniste, i krijoi formimi i “Komitetit të Shpëtimit të Shqipërisë”, i cili në fakt duhej të kryente edhe rolin e Qeverisë së Përkohshme deri në krijimin e saj dhe më pak çështja e bashkimit me Kosovën – siç vazhdon të interpretohet ndonjëherë edhe sot. Në krye të Qeverisë së Përkohshme mendohej të zgjidhej Hasan Dosti.
Cilat ishin arsyet e prishjes së marrëveshjes?
Ky organizim i ri i dalë nga Mukja e godiste rëndë pozicionin e Partisë Komuniste. Sipas kësaj marrëveshjeje, ajo kalonte automatikisht forcë e dytë politike në vend. Komiteti i dalë nga Mukja duhej të drejtonte luftën ndaj pushtuesve të huaj, në një kohë që, PKSH, qysh prej Konferencës së Pezës, më 16 shtator 1942, e kishte filluar qëndresën ndaj pushtuesve italianë.
PKSH nuk ishte e përfaqësuar mjaftueshëm në këtë Komitet. Anëtarë të Komitetit të Përkohshëm u zgjodhën nga radhët e FNÇ-së edhe Abaz Kupi dhe Myslim Peza, të cilët në mënyrë absolute nuk kishin bindje komuniste. Madje, edhe postet që ata morën, Abaz Kupi si Komandant i Përgjithshëm i forcave ushtarake dhe Myslym Peza, komandant i forcave operative në rajonin e Tiranës, ishin poste me karakter të mirëfilltë ushtarak. Ndërkaq, Komiteti i Përkohshëm përbëhej thuajse vetëm nga ballistë dhe nacionalistë. PKSH-ja, e cila drejtonte qëndresën aktive në këtë kohë, nuk mund ta «kapërdinte» këtë zhvillim. Ajo jo vetëm që dilte në hije, por po ashtu dobësohej edhe roli i saj parësor në drejtimin e luftës, gjë që ja zbehte asaj më pas shanset për të marrë drejtimin e vendit. Kristo Frashëri shkruan se, krijimi i Komitetit të Shpëtimit të Shqipërisë ishte një fitore e Ballit Kombëtar.
Më thelbësorja ishte që, në Mukje, nuk u diskutua për të ardhmen e Këshillave Nacionalçlirimtarë, të cilët përbënin thelbin e FNÇ–së. Këto Këshilla kishin dhënë prova si organe mbështetëse të luftës kundër pushtuesve italianë. Sipas organizimit të ri e të bazuar në marrëveshjen e arritur, ato nuk do të përfshiheshin në organizimin e ri si organe vendore të Komitetit Provizor e Qeverisë së Përkohshme, por duhej të krijoheshin të tjera struktura. Kësisoj, anashkalohej plotësisht organizimi dhe lufta e bërë tashmë nga FNÇ-ja dhe Partia Komuniste. Me të drejtë lind pyetja, se kush është ajo forcë politike – si atëherë edhe sot, pa dashur ta thjeshtëzojmë problemin, e cila do të binte dakord me prishjen e strukturave të saj mbështetëse dhe do të lejonte delegimin e forcës së saj te kundërshtari politik?
Gjatë negociatave përfaqësuesit ballistë dominuan zhvillimin e bisedimeve. Sado paradoksal të ishte ky kompromis për komunistët, arsyet e bindjes së përfaqësuesve komunistë për këtë vendim duhen kërkuar në aftësitë negociuese të Mit’hat Frashërit dhe forcën argumentuese të «juristit skolastik» Hasan Dosti, çka edhe vetë Enver Hoxhës do t’i duhej ta pranonte. “Gjëja që na heq vërejtjen dhe që është me rëndësi, – shkruante në letrën e tij Enver Hoxha drejtuar Ymer Dishnicës, – është se në pjekjen e dytë që keni bërë, me të vërtetë orkestrën e ka udhëhequr Balli dhe ai ka mundur të imponojë vullnetin e tij për diskutimin e sendeve që s’janë të kohës dhe gjërat kryesore me i lënë pas dore ose mos me i diskutue fare […].
Kështu që disa ditë pas nënshkrimit të kësaj marrëveshjeje, PKSH hoqi dorë nga zbatimi i saj, gjë që sigurisht e thelloi hendekun e mosmarrëveshjes ndërmjet shqiptarëve dhe nuk ishte një zhvillim pozitiv për vendin.
Historiografia shqiptare e paraviteve ‘90 është e mendimit se, delegatët e FNÇ-së, Ymer Dishnica dhe Mustafa Gjinishi nuk vepruan në harmoni me vijën e Partisë dhe e nënshkruan marrëveshjen pa dijeninë e Komitetit Qendror të PKSH. Madje, Enver Hoxha flet edhe për vështirësi komunikimi ndërmjet Komitetit Qendror të PKSH dhe delegatëve të saj. Ndërkohë që Balli Kombëtar përfaqësohej nga eksponentët e tij më të lartë, ai nuk mori vetë pjesë në këtë takim. Teza që Enver Hoxha nuk mori pjesë në diskutime, sepse nuk ndihej në lartësinë intelektuale të kundërshtarëve të tij politikë – nuk është bindëse. Mospjesëmarrja e tij në tryezën më të rëndësishme politike të kohës mund të shpjegohet me shumë rezervë me nënvlerësimin që ai i bëri këtij takimi, duke e konsideruar atë një takim të zakonshëm dhe që nuk e kishte menduar kurrsesi se kjo mbledhje do të merrte këtë rrjedhë dhe do të dilte me këto vendime. Po ashtu, për të do të ishte më e lehtë të tërhiqej nga marrëveshja, nëse ajo nuk i përshtatej, duke akuzuar delegatët e FNÇ-së për devijim të vijës së luftës, siç edhe ndodhi. Po ashtu, një arsye tjetër e mosprezencës së tij në takim, ishte se ai në këtë kohë ndodhej në Vithkuq të Korçës, ku po përurohej krijimi i Brigadës I-rë Sulmuese.
Pas viteve 1990 janë hedhur teza se, Enver Hoxha dhe Komiteti Qendror i PKSH, ishin dakord me vendimet e Konferencës së Mukjes, por ata duhej t’i anulonin vendimet e saj si pasojë e presionit jugosllav. Është qartësisht e kuptueshme që Partia Komuniste Jugosllave nuk mund të miratonin vendime që rrezikonin mospërfshirjen e Kosovës brenda kufirit jugosllav pas lufte dhe ushtroi presion ndaj Hoxhës. Po ashtu, jugosllavët ishin shprehur kundër tendencës bashkëpunuese të FNÇ-së me Ballin. Gjithsesi, këto janë arsye, por nuk janë kryesore në prishjen e marrëveshjes. Kritikat e jugosllavëve ndaj PKSH nuk ishin të panjohura për Ballin edhe në Mukje. Këtë e pohon edhe Dishnica kur i shkruan E. Hoxhës se në Mukje “ballistët kërkonin të na paraqesnin ne si njerëz që presim urdhra nga gjetiu. Kurrë nuk ka njeri në Shqipëri që të mos dojë indipendencën, thoshin ata [ballistët]. Sikur ne jemi më pak të vendosur se ata para përgjegjësive.”
Siç u theksua qysh në fillim të shkrimit, shkaku i prishjes duhet kërkuar te krijimi i Komitetit të Shpëtimit të Shqipërisë, i cili rrezikonte pozitat e PKSH dhe të E. Hoxhës. Kësisoj, atij nuk i nevojitej ndonjë këshillë apo urdhër nga pala jugosllave për të prishur diçka që edhe atij vetë nuk i vinte për shtat. Edhe Enver Hoxha në Konferencën e Labinotit, 4 – 9 nëntor 1943, artikuloi të njëjtin mendim si ballistët në Mukje në lidhje me të ardhmen e Kosovës, që e ardhmja e Shqipërisë etnike varej nga respektimi i Kartës së Atlantikut.
Në ndryshim nga tezat e hedhura më sipër, Harry Fultz, i cili e njihte mirë Shqipërinë, arrin në përfundimin se “Balli Kombëtar ndoshta kërkonte ndonjë arsye për të prishur marrëveshjen kur u bë e qartë se mund të kishte një shans për të punuar me gjermanët. Për këtë arsye qëndrimi i Hoxhës i leverdiste Ballit Kombëtar dhe veç kësaj i sillte edhe njëfarë kapitali politik. Fundja, Balli Kombëtar kështu nuk mund të mbahej përgjegjës për prishjen e marrëveshjes”. Në shkrimin tjetër, i cili bazohet në dokumente të panjohura gjermane, do të shohim se Fultz-i nuk ishte gabuar në përfundimin e tij!
Pa vënë asnjëherë në dyshim patriotizmin dhe ndjenjën kombëtare të përfaqësuesve të Ballit Kombëtar dhe dëshirën e tyre për një të ardhme demokratike dhe perëndimore për Shqipërinë, këmbëngulja e Ballit në Mukje që bashkimi etnik të bëhej që gjatë luftës, mund të konsiderohet edhe si një slogan për t’u mbushur mendjen shqiptarëve për seriozitetin dhe rrokjen e organizuar të armëve nga Balli Kombëtar, ndonëse të vonuar. Përse shumë nacionalistë – ata që më vonë e drejtuan Ballin Kombëtar – nuk e përkrahën platformën e Pezës dhe refuzuan bashkëpunimin me komunistët? Madje, mospjesëmarrja e elitës nacionaliste në Konferencën e Pezës më 16 shtator 1942, mund të konsiderohet pa hezitim si dështimi i parë i tyre për t’u bashkuar në një front të vetëm kundër pushtuesit. Sigurisht që, Balli Kombëtar, nuk mund të fajësohet për këtë gjë, sepse ende nuk ishte krijuar si organizatë, pavarësisht tendencave për ta nxjerrë atë si të formuar më kahershëm. Një prezencë më e madhe nacionaliste në Pezë nuk do të kishte lejuar, ose të paktën do ja kishte vështirësuar punën PKSH-së, që ajo gradualisht të mbyste ndikimin nacionalist në FNÇ, më pas ta dominonte atë, e nëpërmjet luftës të siguronte ardhjen e saj në pushtet. Flegmatizmi nacionalist lejoi që në Pezë të hidheshin rrënjët e komunizmit në Shqipëri. Kush i njihte dhe përkrahte komunistët në këtë kohë, e aq më pak në një vend ku komunizmi si ideologji as njihej e perceptohej fare? Koha tregoi se, pasi PKSH-ja me ndihmën e nacionalistëve si Myslim Peza, Abaz Kupi etj., duke përdorur si lajtmotiv luftën kundër pushtuesit dhe bashkimin, siguroi mbështetjen e një pjese të madhe të popullit. Më pas i flaku tej elementët e padëshiruar, siç ishte Abaz Kupi.
Balli Kombëtar e kuptoi që, qëndrimi i mënjanuar e dëmtonte atë. Prandaj ai duhej të bënte një përpjekje bashkimi, ose të paktën të krijohej përshtypja se Balli, tashmë ishte gati që, për të mirën e vendit, të bashkëpunonin edhe me komunistët.
Është e vështirë të besohet se, Balli Kombëtar besonte vërtet që komunistët do të miratonin vendime kaq diskriminuese ndaj tyre. Gjithsesi, nëse marrëveshja do të prishej, ishin komunistët shkaktarët e prishjes. Aq më tepër kur prishja sipas tyre do të bëhej duke refuzuar një aspiratë madhore, siç ishte bashkimi etnik i shqiptarëve. Kështu që, më tepër se një dëshirë e vërtetë për bashkim, krijohet përshtypja e një loje të hollë politike të Ballit. Nëse marrëveshja funksiononte, Balli merrte drejtimin e luftës. Nëse ajo nuk pranohej nga komunistët, ata ishin të justifikuar – siç vazhdohet të interpretohet ndonjëherë edhe sot.

Ata qe nuk kane prekur librin “receta pa komb” nuk do e dine akoma se çfar qe ajo “conference” e burrave te ulur ne balten e nje are.
Mukja ishte seminar ku nxenesit shqiptare jepnin provim para profesorit Anglez dhe asistentit Serb. Te tjerat jane perralla.
As qe marr mundimin ta lexoj ….per ate Zot ,a mundet nje historian komunist te jete objektiv ??
Sa mundesi ka Jezusi te behet myslyman e Muhameti i krishtere ,aq jane mundesite qe nje komunist te jete objektiv ne gjykimet e tij.
Lexova librin “Tito dhe shoket” …..gjithcka e ndodhur ne Shqiperi gjate viteve 41 – 44 eshte miniature bajate e ngjarjeve ne Jugosllavi .
Gjithcka ,absolutisht gjithcka ishte orientim dhe urdhra jugosllavo -titiste.
Lexoni dhe librin e Velimir Dedijer “Marredheniet shqiptaro – jugosllave 41 – 48” dhe do bindeni (perveç enveristeve) qe keta komunistet tane ishin thjesht dylbera te peshtire te jugosllaveve.
Peshtirosja vazhdon me historiane te tipit Kasmi ,Xhufi ,Milo ,Gjeçovi etj etj qe jane skllever te formimit te tyre komunist .
mukja ishte marreveshje shqipetaresh
e prishen sllavo-komunistet per qender ne beograd
sepse per beogradin shqipetaret duhet te jene
te ndare qe ti sundoje kollaj
Tradheti e mareveshies te Hoxhes me Titon ne viti 1946,, per perfshirien e shqiperise nen jugosllavine, me preteksin e ideologjise komuniste.Tradhetia e dyte kombetare ,nga i njejti ngrupim shoqeror nen preteksin e kater lirive,firmosur ne NOVISAD, nga tradhetari RAMOVIC vertetojne se grupimi shoqeror, “BALLI KOMBETAR “ka qene dhe mbetet organizata e vetme atdhetare mbarekombetare,pamvaresisht gabimeve
Parulla ne kohen e luftes “Shqiperi e Shqiptareve vdekie tradhetareve”eshte me se aktuale sot.Ne qofte se, ne vitin 1946, na shpetoi konfliktin , Stalini me Titon, sot e vetmia mundesi eshte te ngrihemi kunder tradhetis me ogurzeze te ndodhur ne shekuj kombit tone
“shqiperi e shqipetareve, vdekje tradhetareve”!!!
Pra tradhetaret ishin ballistet more xhevahir turkoshaku! Nuk mjafton parrulla por te berat!
Ballin dhe Cetat partizane u krijuan nga Anglia me agjentet e saj ne terren . Ballistet u paguan me florinj ndersa partizanet me veshje si breke e kanotjere qe hidheshin nga ajri. Te dyja keto organizata kishin pordhe kurvash para popullit dhe qurrallepseshin para tutorit Anglez. Te tjerat jane perralla!
Kujdes! Cetat u krijuan si materjalizim violent nga Anglezet,por ne doktrinat qe i paraprine sulmit kunder bllokut qendror ishin dhe unioni Cifut nderkombetar qe ka mbi 2000 mije vite qe punon nen radar per interesat e veta dhe qe konkretisht eshte dhe krijuasi i ” idealit Komunist”,apo i pseodo Demokracise sot qe eshte po binomi Anglo-Cifut qe po tall bythen me boten. Soros eshte Kominterrni moderrn ,ku para jane Cifutet mbrapa jane Anglezet.