8-9 maj në Tiranë organizohet samiti i Brdo-Brijunit, ja mesazhet që do jepen

Bora Basholli

Më 8-9 maj 2019, Presidenti i Republikës, Ilir Meta, organizon në Tiranë Samitin e radhës së Liderëve të Procesit të Brdo-Brijunit.

Procesi i Brdo-Brijunit është një nismë rajonale bashkë-themeluar nga Presidentët slloven dhe kroat në vitin 2010.

Me ftesën edhe të Presidentes së Kroacisë, Kolinda Grabar-Kitarović dhe të Presidentit të Sllovenisë, Borut Pahor, në Samitin e Tiranës, do të marrin pjesë tre Anëtarët e Kryesisë së Presidencës së Bosnje-Hercegovinës, Milorad Dodik, Šefik Džaferović dhe Željko Komšić, Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, Presidenti i Malit të Zi, Milo Đukanović, Presidenti i Maqedonisë, Gjorge Ivanov, si dhe Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vučić.

Të ftuar nderi janë Presidenti i Polonisë, Andrzej Duda, dhe Përfaqësuesja e Lartë e Bashkimit Evropian për Punët e Jashtme dhe Politikën e Sigurisë dhe Zëvendës Presidente e Komisionit Evropian, Federica Mogherini.

Samiti i Liderëve në Tiranë, që përkon dhe me “Ditën e Evropës”, synon të përçojë një mesazh të rëndësishëm politik lidhur me aspiratën e përbashkët të vendeve të rajonit për t’u integruar në Bashkimin Europian.

Kjo nismë ka shërbyer si forum i rëndësishëm i nivelit më të lartë politik për nxitjen e dialogut, bashkëpunimit, forcimit të sigurisë dhe stabilitetit, dhe mbështetjen e proceseve europiane dhe euroatlantike të të gjitha vendeve të rajonit.

Një tregues domethënës e jetik për vende tona ka qenë mbështetja e vazhdueshme që drejtues të lartë evropianë dhe amerikanë i kanë dhënë këtij Procesi.

Në mbyllje të Samitit, Liderët e procesit do të miratojnë një dokument me konkluzionet e takimit.

 

b.b/dita

Share This Article
1 Comment
  • Qekur kemi filluar edhe ne te marrim pjese mes paleve per fushaten e zgjedhjeve te BE ? Keta “hundeleshat tane” as ia kane idene kush eshte pale, dhe per arsyen pse mbahet ketu eshte thjesht se mendojne se do ti hapen ne qershor negociatat. Ahuahhaha. tane” as ia kane idene kush eshte pale, se harrova. Arseja pse mbahet ketu eshte thjesht se mendojne se do ti hapen ne qershor negociatat. Ahuahhaha. E vetmja levizje e zgjuar nga ana jone per momentin ishte e presidentit me viziten e fundit, qe gjithsesi nuk i sherben shume prespektives tone evropiane.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *