Gazeta DITA
Notification Show More
Latest News
Dikur normë e mesdheut, sot privilegj i të pasurve, kjo është dieta që mban larg diabetin, tumoret dhe problemet e zemrës
Kryesore Lifestyle Shendetesi
Kush votoi nga opozita për Bajram Begajn?
Aktualitet Lajmi i fundit Politike
Rama i përgjigjet Berishës: “Nuk kemi pritur konsensus me të vdekur”
Aktualitet Lajmi i fundit Politike
Begaj president me 78 vota “pro”, Rama: I dhamë vendit një kryetar shteti normal, një figurë të pakontestueshme
Aktualitet Komunitet Kryesore Politike
Çmimet botërore të grurit bien me 10% duke u kthyer në vlerat e fillimit të prillit
Aktualitet Ekonomi Lajmi i fundit
Aa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Dita TV
  • Lifestyle
Reading: 8 dhjetori, Rama takon të rinjtë: Të gjithë bashkë drejt ëndrrave tuaja
Share
Gazeta DITA
Aa
Kerko
Follow US
Gazeta DITA > Aktualitet > 8 dhjetori, Rama takon të rinjtë: Të gjithë bashkë drejt ëndrrave tuaja
AktualitetLajmi i fundit

8 dhjetori, Rama takon të rinjtë: Të gjithë bashkë drejt ëndrrave tuaja

anazapta
Published December 8, 2012
Share
SHARE

Sot është 8 dhjetori, Dita e Rinisë. Kreu i Partisë Socialiste, Edi Rama, zhvilloi një takim me të rinjtë, për të përkujtuar këtë datë, e cila 22 vjet më parë shënoi nisjen e kthesës së madhe që do të merrte vendi, duke u shkëputur nga komunizmi. Si një nga të rinjtë që u bë pjesë e kësaj lëvizjeje 22 vjet më parë, kreu i Partisë Socialiste zgjodhi bashkëbisedimin me të rinjtë e pranishëm, përmes të cilit solli kujtimet e ditëve të para të ndryshimit të madh.

“Ne në atë kohë ishim shumë të dhënë pas artit të ndaluar. Një nga librat e ndaluar që solli 8 dhjetori ishte një broshurë e Vaslav Havelit, e përkthyer nga Ardian Klosi, që ne e riprodhonim në mënyrë ilegale. Kam shfletuar dje shumë artikuj të këtij protagonisti të atij momenti për Europën mbarë, i cili e pa veten në anën tjetër të barrikadës, nga një njeri i burgosur për mendimet e lira, në një njeri që u zgjodh president i republikës çeke. Në gjithë fjalime e tij që vijnë pas këtij momenti ka shumë për të kuptuar mbi faktin sesi gjërat nuk shkuan ashtu siç njerëzit ëndërronin kur dolën për të përmbysur regjimin komunist. Megjithatë, ndodhi një ndryshim i madh: njerëzit morën në dorë mundësinë për të vendosur vetë”, tha Rama.

 

Më tej, ai inkurajoi të rinjtë të bëhen bashkë për të ecur përpara, drejt realizmit të ëndrrave të tyre.

“Varet nga secili prej jush që këtë mundësi ta përdori deri në fund. Asgjë nuk është e pamundur, kur njerëzit e zakonshëm vendosin të përdorin mundësitë që kanë. Këto mundësi janë të jashtëzakonshme kur njerëzit e zakonshëm bëhen bashkë. Pa realizuar ambiciet e mëdha nuk ka hapësirë për ambiciet vetjake. Ne jemi në pikën kur duhet të kuptojmë se shumëçka nuk shkon mirë në jetët tona, sepse shumëçka nuk shkon në jetën e përbashkët. 8 dhjetori ishte dita kur të rinj dhe të reja si ju ndërmorën një hap të rrezikshëm, drejt të panjohurës, askush nuk e dinte se çfarë do të ndodhte. Por sot hedhja e një hapi drejt një rruge të përbashkët është një domosdoshmëri. Sot më shumë sesa atëherë është e qartë se nga hedhja e një hapi të mëtejshëm është një investim i sigurt për të nesërmen, që nuk ka në vetvete rrezikun që kishte 22 vite më parë”, u tha kru i PS-së të rinjve të pranishëm në takim.

 

 

anazapta December 8, 2012
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

© Copyright Gazeta Dita 2022. Te gjithe te drejtat e rezervuara

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?