1. Truri nuk ndien dhimbje
- Dhimbja cerebrale nuk ekziston! Në tru, nuk ka receptorë dhimbjeje. Ky është një nga motivet se përse kirurgët mund të bëjnë një ndërhyrje kirurgjikale në tru te një pacient që qëndron zgjuar. Kjo u lejon që të monitorojnë situatën dhe të sigurohen që mos të prishin asnjë funksion cerebral.
2. Në tru ka 100.000 kilometra enë gjaku
Truri ynë është i përbërë nga qindra miliarda neurone dhe shumë enë gjaku: nëse mund të bashkohen e të vihen të gjitha në një vijë të drejtë, ato do të arrinin në rreth 100 mijë kilometra gjatësi!
3. Truri i Anshtajnit u ruajt
A e dini se truri i Albert Anshtajnit u ruajt? Për më shumë se gjashtëdhjetë vjet, ekspertë nga e gjithë bota vazhdojnë ta analizojnë, duke e reduktuar në fragmente. Duket se ky organ i tij, pavarësisht se ishte më i lehtë se mesatarja, kishte shumë rrudha, apo brazda: ku mund të kenë qenë këto të fundit ato të cilat përcaktonin inteligjencën jashtë të zakonshmes!
4. Ndryshimet mes hemisferës së djathtë të trurit dhe asaj të majtë
Pjesa e përparme e trurit tonë siç e dini është e ndarë në dy hemisfera, ajo e majta dhe e djathta. Secila nga të dyja ka karakteristika dhe funksione të veçanta: pjesa e majtë kontrollon gjuhën, ndërsa ajo e djathta percepton imazhet. Ose ndryshe, në pjesën e majtë fshihet “inxhinieri” që është te ne, ndërsa në atë të djathtën “poeti”. Interesante është gjithashtu se pjesa e djathtë kontrollon anën e majtë dhe e kundërta.
5. Truri është më aktiv kur fle
Duket se truri ynë punon si një kompjuter, në orët e gjumit, duke qëndruar vazhdimisht në funksion. Këtë gjë është zbuluar nga një studim i kryer prej Universitetit të Los Axhelesit. Ndërsa jemi duke fjetur, truri ynë arkivon kujtimet pa u ndalur asnjëherë dhe vë në rregull informacionet e mbledhura gjatë ditës. Ndërkaq, ai preokupohet që të “fshijë” të gjitha të dhënat e panevojshme.
6. Përse qeshim? Askush nuk e di!
Deri më sot, askush nuk ka mundur që të zbulojë mekanizmin në tru i cili shkakton të qeshurën tonë. Por ama e vërteta e vetme mbështetet në atë të pavullnetshmen: vetëm qeniet njerëzore janë të prirura për të qeshur dhe fëmijët fillojnë të qeshin, pasi mbushin 4 muaj nga lindja e tyre.
7. A kanë rëndësi përmasat?
Ekzistojnë zëra që thonë se përmasat e trurit nuk kanë rëndësi, duke marrë shembull Anshtajnin, i cili kishte një tru vetëm 1.230 gramë, shumë i vogël në krahasim me peshën e trurit të mesëm të një të rrituri (1.400 gramë). Ndërkohë, sipas një studimi tjetër thuhet sesa më e madhe të jetë koka jonë aq më inteligjentë jemi. Gjithashtu duket se njerëzit me kokë me majë janë më pak inteligjentë.
8. Kim Ung-Yong, personi me koeficientin më të madh të inteligjencës
Kim Ung-Yong, 51-vjeçari nga Koreja, është burri i cili di të përdorë më mirë trurin e tij. Vetëm pas 8 muajve nga lindja e tij ishte në gjendje që të kuptonte algjebrën. Ka qenë një fëmijë i lindur me “këmishë”, i bekuar, i mrekullueshëm, derisa u regjistrua në Librin e Rekordeve Gines, për inteligjencën e tij. Ai frekuentoi universitetin që në moshën 4 vjeç dhe u diplomua kur mbushi 15 vjeç. Ndërkaq, ai është edhe një piktor dhe një poet i talentuar. / SHQIP

Ore ju dija gazete me serioze.Seriozisht e keni marre propaganden per kim yong unin. Po ai duket debil qe kur qesh nje kilometer larg 🙂 🙂 :). Ai eshte hallka e dobet e dinastise se tij.
Pershendetje Jani. Ju ftojme te rilexoni emrin e personit edhe njehere para se te nxirrni konkluzione te gabuara. Faleminderit qe na lexoni!
Kerkoj ndjese.Kur e kam gabim e kam gabim :). Faleminderit qe me sqaruat se nuk ka kenaqesi me te madhe sesa kur te bejne te kuptosh qe ke gabuar me kaq miresjellje. Suksese.
Une propozoj qe dhe truri i Saliut,Zhozit,dhe bandes te ruhen pas vdekjes se tyre dhe te studiohen me imtesi nga shkencetaret,per te pare se me cilen kafshe prehistorike kane lidhje.
“Open your mind”? Shumë dakord me propozimin tuaj!
Pak rendesi ka se me cilen kafshe kane ngjashmeri jo lidhje, studimi te nxjerre ne dukje masat qe duhen marre qe Halim Kosova apo Koleget e tij te mos lejojne me te lindin me te tilla monstra.
Kim Ung-yong
Engineer
Kim Ung-yong is a Korean civil engineer and former child prodigy. Kim was listed in the Guinness Book of World Records under “Highest IQ”; the book gave the boy’s score as about 210. Wikipedia
Born: March 8, 1962 (age 52), South Korea
Education: Colorado State University
Jani ore Jani.. kujdes shoku se per pak rreshket njeriu,,!
Kim Ung-yong
Born: March 8, 1962 (age 52), South Korea
Education: Colorado State University
O Janaq o mendjendritur. Informohu o kokrrocke meqe ke kompjuter edhe internet, hapi veshet edhe degjo me mire nga syte : http://en.m.wikipedia.org/wiki/Kim_Ung-yong
Do doja te dija se si eshte truri i ketyre te PDse, sepse dite per dite thone te njejtat gjera dhe nuk dine tjeter muzike.
Une them qe e kane trurin te sheshte dhe pa BRAZDA.
po zemren a e keni pare “oooo Miletttt!!!”
Truri i Berishe eshte pa asnje rrudhe apo brazde, si ato fasulet pllaqi te fshatit Rakicke te Korces nga eshte edhe Ridvan Bolja, po truri i tij ka nje vrime qe i korespondon me mesin e ballit aty ku do te haje plumbin, per ato c’ka i ka bere ketij mileti.