8 kriteret e mbetura për vizat, Mustafa: Brenda 30 nëntorit realizohen

Saimir Lleshi

Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa tha se kriteret për liberalizimin e vizave përmbushen brenda datën 30 nëntor.

Në mbledhjen e qeverisë në Prishtinë, Mustafa u shpreh se nga 95 kritere, kanë mbetur pa u përmbushur 8 prej tyre.

Përpara ministrave, kreu i qeverisë së Kosovës u shpreh se Bashkimi Evropian nuk ka më arsye për të mos caktuar datën e liberalizimit të vizave për shtetasit kosovar.

Në këtë mbledhje, Mustafa ka njoftuar edhe njëherë për vizitën e delegacionit të Kosovës në Nju Jork, dhe takimet që kanë pasur me liderët e vendeve të ndryshme të botës. Ai, tha që në fokus ka qenë anëtarësimi i Kosovës në UNESCO, Liberalizimi i vizave, Anëtarësimi në Interpol dhe transformimi i FSK-së në Forca të Armatosura. /Dita/

 

Share This Article
1 Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *