8 kuriozitete që duhet t’i dini para ndeshjes Spanjë–Shqipëri

DITA Online

Federata Spanjolle e Futbollit ka publikuar një lajm në sajtin e saj zyrtar ku ka renditur 8 fakte që duhet ti dijmë para se të fillojë ndeshja Spanjë-Shqipëri.

1.Të gjitha biletat janë shitur online për 24 orë. Numri i madh i tifozëve që kanë ardhur në Alicante për të parë sfidën vendimtare të iberikëve ka qenë i pabesueshëm.

2.Nëse Spanja llogarit një pikë më shumë se Italia sot, matematikisht do të shkojë në Rusi.

3.Trajneri Julen Lopetegui nuk njeh humbje deri tani. Nëse Shqipëria nuk arrin të fitojë, atëherë Spanja shënon ndeshjen e 13-të pa asnjë humbje.

4.Në stolin e Shqipërisë do të jetë trajneri Christian Panucci, njohje e vjetër e tifozëve spanjollë të Real Madrid. Përveç kësaj, lojtari spanjoll i Metzit, Ivan Balliu, me origjinë shqiptare që mund të debutojë me kombëtaren shqiptare.

5.Spanja dhe Shqipëria janë përballur 6 herë dhe iberikët i kanë fituar të gjashta takimet. Fitoren e fundit e mori në Shkodër me golin e Diego Costës dhe Nolitos.

6.Sergio Busquets nuk do të jetë në gjendje të luajë kundër Shqipërisë. Nëse do të luante sot do të regjistronte ndeshjen e 100 me kombëtaren.

7.Kepa, Odriozola dhe Jonathan Viera mund ta kujtojnë këtë si ndeshjen e parë që veshën fanellën e kombëtares.

8.Nëse do të jepet një penallti në favor të Spanjës, atëherë do të ishte e 100-ta në historinë e saj. Mbase do të ishte ajo që do të na kualifikojë në Kupën e Botës në Rusi.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *