Gratë dhe vajzat në të gjithë botën, më ”8 Mars” përpiqen të japin mesazhe në mënyra të ndryshme për barazinë gjinore, kundër dhunës, shkollimit apo karrierës.
Instalacioni “Këpucët e kuqe” e artistes meksikane Elina është pozicionuar në sheshin “Skënderbej” në Tiranë.
Këpucët simbolizojnë gratë e vrara, kurse ngjyra e kuqe, gjakun e derdhur.
Studentet e fakultetit të Shkencave sociale po marshojnë këtë 8 Mars drejt Ministrisë së Arsimit, duke kërkuar barazi gjinore.
“Tetë orë në këmbë, student dhe punëtor, A të fle gjumë, at shkoj në shkollë. Dua liri, Të drejta unë dua, Ba-ra-zi, Mes burrit dhe gruas
Bukë dhe trëndafila, Bukë dhe trëndafila, Djem edhe vajza, së bashku protestojmë, në rrugë do të dalim të drejtat të kërkojmë, është një nga thirrjet e tyre”, janë një pjesë e thirrjeve të tyre.
Emrat e rrugëve të kryeqytetit një prej mbrëmjeve të janarit u zëvendësuan në mënyrë simbolike me emrat e 20 grave, të cilat përgjatë vitit që lamë pas ishin viktima të dhunës së bashkëshortëve të tyre, nismë e ndërmarrë nga një grup aktivistësh.
Viti 2021 u mbyll me një bilanc tragjik grash të vrara, ndërsa u pasua sërish me ngjarje të tjera gjatë 2022-shit.
Gjatë vitit 2022 janë vrarë:
Valdete Manaj, 50 vjeç u vra nga bashkëshorti, i cili e fshehu krimin, fshati Sheq i madh, Fier, shkurt 2022
Bukurie Bamit 60 vjeç dhe vjehrra e saj, 80-vjeçare, Fatmira Bami në Devoll vrarë nga një grabitës, mars 2022.
Gjyle Topalli, 40 vjeç, vrarë nga ish-bashkëshorti në Vaun e Dejës, 2022
Edhe viti që lamë pas ka një bilanc të rëndë, ku u vranë:
Lumturie Bici, 50 vjeç, vrarë nga bashkëshorti në Librazhd, 2021
Klarita Ismalaja, 45 vjeç, vrarë nga bashkëshorti, Krujë, 2021
Diana Vuka, 59 vjeç, vrarë nga i vëllai, Shkodër, 2021
Zhaneta Metane, përdhunuar, shfrytëzuar për prostitucion dhe vrarë nga Përparim Tela, Tiranë, 2021
Kristina Bardhi, shfrytëzuar për prostitucion dhe vrarë nga Përparim Tela, Tiranë 2021
Liljana Buzo, 54 vjeç, vrarë nga bashkëshorti, Elbasan, 2021
Dorina Alla, 39 vjeç, vrarë nga bashkëshorti, në prani të fëmijëve, Itali, 2021
Fëllënza Shirja, 45 vjeç, vrarë nga bashkëshorti, Kavajë, 2021
Irvana Hyka, 28 vjeç, vrarë nga bashkëshorti në prani të fëmijëve teksa ishte shtatzënë, Fier, 2021
Luljeta Heshta, 47 vjeç, vrarë nga partneri, Itali, 2021
Sanije Bandula, 83 vjeç, vrarë nga bashkëshorti, Shkodër, 2021
Anisa Shehu, 31 vjeç, vrarë nga bashkëshorti, Greqi, 2021
Joana Peca, 27 vjeç, qëlluar nga bashkëshorti në prani të fëmijëve, Florida, SHBA, 2021
Sabrina Bengaj, 23 vjeç, vrarë nga ish-bashkëshorti, Fier, 2021
Violeta Gurraj, 47 vjeç, vrarë në shtëpinë e saj nga bashkëshorti, Shkodër
Fëllënxë Rrasa, 45 vjeç, vrarë nga bashkëshorti, Divjakë, 2021
Jawsackie Jaboah, 31 vjeç, vrarë nga bashkëshorti shqiptar, Tiranë, 2021
Elinda Topalli, 50 vjeç, vrarë nga bashkëshorti, Austri, 2021
Elona Ibrushi, 36 vjeç, vrarë nga bashkëshorti, Greqi, 2021

j.l./ dita

Solidarizohem me shqetesimin e ketyre grave, por duhet zbuluar se cili eshet shkaku qe te eleminohet dhe pastaj pasojat. Kjo forme me duket brutale. Dhe duhet kujdes: kur femra ka qene me e lire dhe çthurur dhe e pushteteshme se sot? Duke mos perjashtuar rastet extreme, me duket se femrat duhet te kene nje status te veçant edukimi sepse po behen çdo dite provokatore te krimit nepermjet çthurjes totale te tyre ne emer te lirise qe duhet te kete kufi nga te gjitha polet ashtu si vete Toka. Pa shikoni se mos keta qe “percaktojne” lirite ne shkresa dhe me fjale mos kane gabuar dhe kane futur shoqerine ne rruge pa krye ? Pa kujtoni nje here se kesaj shoqerie njerezore qe matriakatit e patriakatit ju deshen miljona e mijra vjet te percaktoje norma, rregulla te moralit e karakterit njerezor qe te ishte ndryshe nga kafshet! Njeriu ka karakter dhe moral,ndersa kafsha nuk e ka, apo do shkrihemi perseri ne familje e tyre? Une shikoj reklamat neper gazeta apo rtv dhe shenjterine dritheruese qe ka pase femra e kane kthyer ne bordello te mendimit dhe veprimit kushdo, perfshire dhe organizmat qe administrojne shoqerine. Mos valle femra eshte bere prehe e vetes duke perdorur ate “vegel” si kyçin e arte te çthurjes dhe sundimit ? Prandaj kepucet e kuqe , nje pjese e femrave , i kane ngjyer vete duke mos respektuar veten. Kerkojeni me shume aty, se shoqeria ka halle te tjera sot !