8 Marsi ka shënuar një sërë aktivitetesh dhe angazhimesh simbolike, ku shprehej mesazhi për gjithë gratë dhe vajzat të cilat festojnë ditën e tyre.
Një nismë krejt e veçantë ka ardhur dhe nga aktivistet e FRESSH. Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Gruas FRESSH ndërmori iniciativën për të ndihmuar 140 gra kryefamiljare.
Aktivistet kanë dhuruar kartolina për të gjithë deputetët e Kuvendit të Shqipërisë duke bashkëngjitur pranë urimit dhe ftesën për të ndihmuar një grua kryefamiljare përfituese të ndihmës ekonomike.
Nisma shënon një mesazh simbolik për mbarë gratë dhe vajzat shqiptare, të cilat hasen dita ditës me vështirësitë e përditshme në ruajtjen e familjes dhe kujdesin për shtëpinë.
Nga ana tjetër Kryetari i FRESSH Eljo Hysko është shprehur për nismën se:
“Nisma është shtrirë përtej ndarjeve politike. Urimi dhe ftesa ka qenë për gjithë deputetët e kuvendit. Të rinjtë e FRESSH do të jenë përherë solidarë dhe bashkëpunues kur është fjalë për njerëzit, sepse forca jonë është forca e shembullit”.
Të enjten e ardhshme pritet që ftesat t’i dorëzohen në kuvend dhe deputetëve të Opozitës.
o.j/dita
