Plot 8 mijë fotografi janë mbledhur anë e kënd Shqipërisë dhe qëllimi është paraqitja e imazhit të vendit tonë në botë. Ministria e Jashtme e mbështetur edhe nga ambasada e Norvegjisë e Këshilli Britanik, përmbylli sot nismën “Colours of Albania” (ngjyrat e Shqipërisë).
Në përbërje të jurisë ishin artistë, fotografë profesionistë si dhe kapiteni i Kombëtares, Lorik Cana.
Ministri Bushati theksoi se “nëpërmjet kësaj nisme, synuam të përcillnim bukuritë e Shqipërisë dhe mikpritjen e popullit shqiptar ashtu siç thuhet edhe në një nga tekstet më të vjetër të ligjit zakonor shqiptar, ai i Kanunit të Lek Dukagjinit: ‘Shtëpia e Shqiptarit është Shtëpia e Zotit dhe e Mikut’”.
Në këtë ceremoni mori pjesë dhe Ambasadori i Mbretërisë së Norvegjisë, z. Jan Braathu, i cili u ndal në rëndësinë që kanë metodat e reja të teknologjisë për përcjelljen e imazhit dhe promovimit të Shqipërisë në botë.
Aktiviteti vijoi më tej në ambientet e MPJ-së, ku u ekspozua foto fituese e fotografit nga Kosova, Nëntor Oseku, së bashku me 10 fotografitë më të mira, të cilat do të shfaqen në ambientet e Muzeut Historik Kombëtar nga data 23 deri më 30 tetor 2015.

Tani edhe ministrine e turizmit e paska marre Bushati se ajo bishtperdredhur Kumbaro(perkthyese e frengjishtes) e ka mendjen tek floket e nuk qullosi gje.Do bejne te te njejtin m*t sic bene me expo e milano