E mbani mend emrin e punonjësit të Policisë së Fierit, Bledar Naçi? 8 muaj më parë mediat e quajtën hero, pasi shpëtoi një vajzë 7-vjeçare nga rrëmbimi. Naçi ishte përgëzuar në atë kohë edhe nga ana e ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri, i cili e cilësonte atë si një shembull për policinë. “Sapo pata kënaqësinë dhe nderin të telefonoja për të falënderuar personalisht Inspektorin e Rendit të Drejtorisë së Policisë së Qarkut Fier, Bledar Naçi për kurajon dhe vendosmërinë e treguar në parandalimin e rrëmbimit të një vajze të mitur në qytetin e Fierit. Nuk kam fjalë të përshkruaj shqetësimin e të ëmës së vajzës së vogël. Komunikova personalisht dhe ndjeva frikën e prindit, por edhe kërkesën për drejtësi në çdo fjalë të saj. Fatmirësisht, një tragjedi u parandalua falë Bledarit. Faleminderit Bledar! Sot je shembull për të gjithë efektivat e Policisë së Shtetit“, shkruante ministri Tahiri në “Facebook”. Por, gjërat kanë ndryshuar shumë shpejt për Bledar Naçin. Dje ai është arrestuar nga ana e Shërbimit të Kontrollit të Brendshëm në Ministrinë e Brendshme, pasi akuzohet për ryshfet. Nga një hero, është kthyer në një të burgosur. Kjo është Shqipëria .

Krimbi i korrupsionit ka hyre ne cdo “molle te ndaluar”. POLICIA DUHET PASTRUAR SA ME SHPEJT NGA NJEREZIT PA INTEGRITET.
“HEROI” QE KA MBARUAR SHKOLLEN E LARTE KA VENE JETEN NE RREZIK DHE PAGUHEJ NGA POLICIA E SHTETIT ME 30,000 LEKE NE MUAJ
i dashur Arben, llogjika jote eshte e gabuar, mendoj se ka plot “heronj” te tjere qe kane mbaruar shkollen e larte dhe jane te gatshem te punojne me 29.000 leke ne muaj, po nuk u largua nga shoqeria kultura e te vjedhurit dhe rryshfetit nuk mund te futet kultura e punes dhe merites, dhe vendi te mund te hece perpara!
Shume mire,ka ardhur koha qe ti jepet seicilit ate qe meriton,edhe meritat por kur gabon edhe prangat! Bravo!