“8 pika për një Akademi Shkencash jorrotative”

Ornela

Artan Fuga

N‌ë dijeni të opinionit publik dhe të mediave, të komunitetit intelektual dhe shkencor shqiptar, të elitave universitare, të autoriteteve të shtetit, jam i detyruar t’a botoj publikisht këtë letër që i kam dërguar kryetarit të Akademisë të Shkencave, ku i paraqes kërkesat e mia për një rinovim rrënjësor të saj kundër përgjumjes dhe rutinës burokratike që gjykoj se e ka prekur atë.

Unë, kështu, jashtë cdo interesi personal, cliroj edhe njëherë ndërgjegjen time duke i ngritur publikisht këto probleme pasi i kam konsumuar jo vetëm brenda institucionit dhe madje për vite me radhë, por edhe përpara përfaqësueve të lartë të shtetit.

Unë i qendroj mendimit se Akademia e Shkencave nuk është pronë e kryesisë së saj, e akademikëve, madje as e administratës, ajo i takon si një e mirë publike të gjithë shoqërisë.

Ja përmbajtja e letrës e datës 5 gusht 2017, e shtuar në mënyrë krejt periferike për ta bërë atë më të kuptueshme për publikun por, pa ndryshuar thelbin e saj :

———————–

I nderuar Prof. akademik Myzafer Korkuti,

zoti Kryetar i Akademisë të Shkencave,

Faleminderit për përgjigjen Tuaj të letrës sime të parë, por nuk pashë atje asnjë dëshirë nga ana Juaj, as për për të reflektuar rreth cështjeve shumë serioze që unë kam ngritur dhe ngre dhe as mundësi për mua që të shprehem personalisht përpara kryesisë!

Madje edhe më keqkuptoni, për fatin tim të keq ! Ju bëj me dijeni se nuk i lejoj vetes në asnjë rast të vendos në dyshim rezultatet e punës Tuaj shkencore në vitet e fundit, qoftë edhe për etikë, ose sikurse them edhe sepse nuk jam njohës i fushës që lëvroni Ju!

Nuk do të gjeni asgjë të tillë në letrën time ! Lutem shënojeni mirë dhe përfundimisht këtë!

Por, Ju, kur na dërgoni kërkesën për të mbështetur kandidaturën Tuaj për nënkryetar të Akademisë të Shkencave, etika do t’a donte të na dërgonit edhe cv Tuaj si edhe ekspertizën shkencore për librat Tuaj.

Nuk ka kuptim, i nderuar profesor, që votën për t’u zgjedhur nënkryetar i Akademisë për një mandat tjetër katërvjeçar të na e kërkoni virtualisht në e-mail, kurse për cv dhe monitorimin e punimeve Tuaja, të na thoni : Shihini në dosje!

Por, kjo nuk ka rëndësi të veçantë.

Në komisionin e reformës jam i bindur që keni çuar përvojën Tuaj të çmuar personale dhe të respektuar nga unë, sikurse thoni, por ama e keni çuar në rrugë personale, pra si anëtar i atij komisioni. Sepse nga ana tjetër kryesia ka bërë çfarë është e mundur që vetë Akademia atje të mos paraqitet me një platëformë institucionale.

…

Por, nejse!

Unë Ju kam kërkuar që me lëvizjet e gjithkahershme rrotulluese në Kryesi nuk është mirë që Akademia t’i ngjajë një loje dami me pozicione reversibël : çil e mbyll!

Kryetari bëhet nënkryetar dhe nënkryetari bëhet kryetar. Kjo është më së pari etikë dhe madje ajo më minimalja në ushtrimin e së mirës publike.

Për këtë unë nuk tërhiqem nga mendimi im, sado respekt të sinqertë të kem për të gjithë kolegët pa asnjë përjashtim, për të gjitha kandidaturat, aq më shumë për Ju personalisht si një nga kërkuesit shkencorë më me përvojë dhe me zë të vendit, dhe si administrator i mirënjohur i kërkimit shkencor kombëtar.

Por, sa më sipër nuk justifikon sjelljet rrethqarkulluese në kryesinë e Akademisë të Shkencave.

Unë nuk kam kërkuar një takim personal me Ju, sikurse më ftoni, sepse atë e kemi ezauruar disaherë dhe nuk ka sjell asnjë rezultat.

Unë kërkoj :

1. Një bilanc përpara asamblesë për punën Tuaj në Akademi në mbarimin e mandatit Tuaj si kryetar i saj.Si është e mundur që të mbyllet një katërvjeçar pune në krye të një institucioni publik dhe të mos kemi ndërgjegjen se duhet raportuar thellë dhe në detaje se çfarë është arritur, cilat kanë qenë dobësitë dhe çfarë nuk është arritur. Raporti madje duhet të jetë me shkrim dhe i publikueshëm para opinionit shkencor të vendit.

2. Hyrjen në fuqi të rregullores së re të Akademisë të Shkencave përpara votimit për kryesinë. Vetë e keni nisur e vetë e keni braktisur për në kalenda këtë detyrë kapitale. Vetëm votimi i një rregulloreje të brendshme do të sillte shëndoshjen sadopak të gjendjes në Akademinë e Shkencave me hyrjen në fuqi të rregullave të reja që pengojnë funksionimin pa efikasitetin që duhet të saj.

Përndryshe Akademia e Shkencave në vend të reformimit të saj rrezikon të kthehet në vend të ndejtur ku prej vitesh ka vetëm rrotacione, dhe ku kryetari bëhet nënkryetar dhe nënkryetari bëhet kryetar.

Unë kam bindjen se veç të tjerash e gjitha kjo na rrezikon të bëhemi qesharakë dhe të mos na lejohet të kryejmë detyrat tona.

3. Unë ju kërkoj publikisht që të hapet debati në Asamblenë e Akademisë të Shkencave lidhur me rolin e saj të ri në kuadrin e reformave që me të drejtë dëshiron të marrë ekzekutivi i shtetit për transformimin e sistemit të kërkimit shkencor në Shqipëri. Nuk ka as vend as kuptim që të pengohet në vazhdimësi që Akademia e Shkencave të dali me një platformë propozuese për rinovimin e funsioneve dhe të statusit të saj, duke mbetur një agjenci e pavarur, por partnere e qeverisë dhe agjencive të tjera që çojnë përpara kërkimin shkencor dhe novacionin teknik në Shqipëri!

4. Marr vesh nga mediat se Akademia e Shkencave ka kërkuar nga agjencia përkatëse që të marri informacion mbi pastërtinë e figurës morale të anëtarëve të saj dhe se cilat kanë qenë eventualisht marrëdhëniet e tyre me organet e sigurimit dhe policisë të fshehtë në periudhën e diktaturës. Lidhur sa më sipër, duke e vlerësuar pozicionin dhe inciativën tuaj, kërkoj që të bëhen transparente për institucionin rezultatet e kësaj ankete të domosdoshme, përpara procesit të votimit për kryetar dhe nënkryetar të Akademisë të Shkencave. Pa vendosur në dyshim askënd, dhe duke mos i lejuar vetes asnjë insinuatë, kam bindjen se iniciativa juaj e çuar deri në fund do të ishte në të mirë që votimi të ishte i pastër dhe i çliruar nga cdo ngarkesë.

5. Konsultimin me një jurist ose institucion juridik ceshtjen që pas moshës 68 vjeç nuk mundet askush të punojë si rregull në administratën publike, as edhe në ate të Akademisë të Shkencave. Duhet të theksoj se Akademia e Shkencave është një agjenci publike dhe të qënurit i punësuar edhe në poste drejtuese pranë saj është angazhim nëpunësor në një administratë të tillë. Nuk ka kuptim që ajo që zbatohet për universitetet publike të mos zbatohet edhe për Akademinë e Shkencave.

Të riorganizohen seksionet duke iu përmbajtur parimit se vetëm kryetari tyre eventualisht edhe mund të jetë akademik kurse sekretari në asnjë mënyrë.

6. Anullimin e rendit ditës të mbledhjes së ardhshme të Akademisë parashikuar në javën e parë të shtatorit ku bashkë me seancën e zgjedhjes së kryetarit dhe nënkryetarit keni vendosur padrejtësisht për mua edhe zgjerimin e Akademisë sepse krijon përplasje konflikti interesi.

7. Të mos bëhen zgjedhjet për kryetar dhe nënkryetar të Akademisë të Shkencave pa alternativa rivale dhe konkurrenciale mes kandidatësh. Kjo do të ishte e turpshme për ne si Akademi e Shkencave.

8. Mosbërjen e votimeve për kryetar dhe nënkryetar të Akademisë pa debat të platformave të kandidatëve sikurse keni vendosur të bëhet. Kështu sikurse na detyroni, imponohet logjika e heshtjes dhe e konformimit dhe e trafiqeve të influencave në kutitë e votimit, çka është bërë udhë sa herë ka votime të niveleve të ndryshme. Jo vetëm zgjedhjet duhen bërë me debat, por edhe të hapura ndaj mediave, fuqisë publike, shoqërisë civile dhe agjencive private dhe publike të kërkimit shkencor.

Per të gjitha këto kam kërkuar një mbledhje të kryesisë dhe të komitetit ekzekutiv ku të më jepej e drejta të paraqisja vërejtjet dhe propozimet e mia konstruktive që prej vitesh i censuroni.

Ka vend të merren masa urgjente që Akademia e Shkencave ta mbajë lart traditën e saj, të shikojë përpara në kushtet e reja, sepse gjykoj se ajo është vjetruar dhe asfiksuar pikërisht nga praktika konservatore dhe aspak dinamike.

…

Me respekt dhe sinqerisht

Artan FUGA

Anëtar i Akademisë të Shkencave

PS: Ju gaboni i nderuar zoti kryetar kur gjykoni si ultimatume lutjet e mia dhe paranjoftimin etik se unë pasi të ezauroj dëshirën për t’i komunikuar brenda institucionit sugjerimet dhe kritikat e mia, mëse normale, Ju them çiltazi se do t’i drejtohem opinionit publik dhe drejtuesve të shtetit për mosfunksionimin e Akademisë të Shkencave dhe problemet akute të saj.

Share This Article
17 Comments
  • TI KERKON NE EMER TE KUJT E ME CILIN MANDAT!?
    Pass 27 vjetesh me tete pika me 13 presje e me 5 LOQE pa ‘rrotacion’ kur ne po shperbehemi e kjo akadamija e RROTAVE kane 25 vjert qe propoganmdojne rrotacionin e RROTAVE per te shtypur RROTEN popull or ti RROTE qe vjen verdalle vetvehtes si mize pa koke si tere RROTAT e ish femijeve shurranjoze te ish bllokut nen efektin e ‘forcave’ centri FUGA!!!

  • Bravo zoteri qe promovon idealet dhe arritjet e qadres s liris ku bashkpunuan pd + lsi.Kjo lloj opozite do sjelli ne pushtet pd +lsi. Kjo eshte e sigurt.Vazhdo se ke shume perkrahje.

  • Edhe pse nuk e njoh gjendjen e Akademise
    ,mendoj se z.Fuga ka te drejte kur thote se duhet ndryshim. Akademia e Shkencave duhet te ishte prijese e ndryshimeve te pritura te vendit dhe kombit dhe eshte vetem nje emer qe nuk thote me asgje.

    • @Artan Sejko
      Ndonese ti nuk e njeh gjendjen e Akademise por kjo nuk te pengon aspak te deduktosh se ajo (Akademia) eshte vetem nje emer qe nuk thote me asgje (???!!!) Kjo eshte paradigma qe na ka shoqeruar ne shqiptaret qe edhe pa ditur ne flasim edhe pa njohur ne deduktojme….

  • Akademia e Shkencave eshte shkrire qysh ne vitin 2008 me vendim te KM nga Sali Berisha, i cili e ruajti Kryesine saj per te shperblyer militantet qe ndihmuan per shkaterrimin e studimeve shkencore ne Shqiperi. Vijimi i ish-Kryesise se Akademise eshte nje shpenzim i kote iqQeverise Rama 2. Si i tille, Kryeminsitri rama duhet ta shkrije kete njolle te zeze qe la Sali Berisha ne fushen e studimeve shkencore dhe ta ktheje Akademine e Shkencave te Shqiperise ne nje institucion honorifik, me nje administrat jo me shume se tre veta dhe me nje biblioteke te hapur per publikun. Ndertesa t’i kaloje per administrim Kuvendit te Shqiperise, sic e ka edhe trashegimine historike. Akademia e Shkencave duhet te jete e ngjashme ose te shkrihet me Akademine e Shkencave dhe Arteve e ngritur sipas parimit te nje shoqerie ne kushtet e Ekonomise se Tregut. Akademiket te anetaresohen ne Akademine e Re nga vlera publike e veprave te tyre, sic jane Ismail Kadare e Xhevahir Spahiu dhe jo nga tituj e gradat te marre brenda nje rrethi te ngushte pedagogesh ne menyre miqesore dhe me leke. Pra, ka ardhur koha, qe Qeveria Rama 2 t’i jape tipare honorifike Akademise se Shkencave dhe t’i shpetoje “akademiket” tane nga grindjet materiale per poste dhe shetitje neper bote me leket e taksapaguesve shqiptare.

  • Qyshse ne Akademine e Shkencave vuri dore serbi Sali Berisha , si kudo , edhe ketu u kthye ky altar i shenjte shkencces sone , ne MOÇAL te felliqur ! Akademia e nderuar e para viteve 90, u kthye nga një levë e PPSH , ne nje ” leve te rendesishme per politiken e partise vicidolase dhe beogradase ” ! Ajo eshte politizuar deri tek portjeri dhe nuk ka asnje shpetim , po nuk u fillua gjitheçka nga e para !

  • Akademia e shkencave ishte deri sa Saliu ne fuqi.
    Pas asaj kohe deri me sot me riorganizimet (=rishkaterimet) e e Saliut dhe salnisteve si ky Fuga, Akademise se Cabejt dhe Budes sot mund t’i perkujtojme vetem 25-vjetyorin (cerekshekullin e vdekjes) se saj ne 1992.
    Nje nder krimet e emdha e mbase krimi me i msdh i Berishes ishte shkaterrimi i Akademise se Skencave qe ne gjysmen e dyte te shekullit te kaluar ne saje te punes titanike te albanologeve shqiptare, shkolles albanologjike te Eqrem Cabejt, e bene Shqiperine , per here te pare ne histori, qendren boterore te studimeve albanologjike.

  • Nga ana organizative Akademia e Shkencave e Shqiperise duhet te kthehet ne strukturen e periudhes parasaliiste.
    Ajo Akademi me 17 institutetet e saj funksionoi ne menyren me te mire te mundshme dhe arriti suksesin me te madh qe mbahet mend ne historine e zhvillimit te shkences ne Shqiperi, duke e bere vendin tone QENDER BOTERORE TE STUDIMEVE ALBANOLOGJIKE.
    Ajo strukture u ngrit sipas modelit austriak nen influencen e Aleks Budes dhe Eqrem Cabejt, dy personalitete te kultures sone te edukuar ne Vjenei pari per 6 dhe i dyti per 13 vjet.

  • Z.Fuga kerkon:””Akademia e Shkencave ta mbajë lart traditën e saj.”” Tradite kjo qe ne kohen e Zogjit.
    “”të shikojë përpara në kushtet e reja.””Ne kushtet qe solli Berisha.
    “”ajo është vjetruar dhe asfiksuar.””Ti mbathim breket e reja,dhe nji bombul oksigjenit per te eleminuar asfiksimin.Domosdoshmerisht t’ia fillojme nga fillimi apo aty ku e nisi per here te pare Ahmet Zogji.Nuk e perfundoj.Mbathi opingat e iku.

  • Akademia e Shkencave nuk eshte honorifike, aspak.Reforma e 2006, qe shkkaterroi perfundimisht shkencen shqiptare, krijoi edhe nje strofke parazitesh te privilegjuar pa asnje merite perms akordimit te nje page shtese per keto ushunjeza. Akademia honorifike eshte vetem nje farse pasi motivi kryesor per te konkuruar dhe zgjedhur akademik eshte per te perfituar ate pagen shtese prej 500 mije lekesh ne muaj qe marrin akademiket e “leshit?. E marrin kete page deri ne vdekje, hej deri ne vdekje, edhe akademike qe kane biznese private si ndertuesi Pinguli apo deputeti Angjeli. Madje edhe akademike leshi artificial apo merinos (si ta doni) qe jetojne ne emigracion jashte shtetit si nje fare Doja, apo ca te tjere si Durresi, Merkoci me shoke. Po aq e pandershme eshte qe kjo page u jepet edhe akademikeve te pensionuar me kohe, qe kane harruar madje te shkruajne e lexojne. Nje perfitim I pandershem qe ja japing vehtes dhe tarafit nje grusht njerzish te pandergjegjeshem, qe lozin me parate e popullit, me sakte I grabisin ato. Nuk di si tolerohet ky shperdorim I buxhetit nga qeveritaret qe e kane lene kete strofke parazitesh hapur per kedo llapaqen e dallaveraxhi, qe mendon si te zhvase me shume, se po qe per shkencen, ajo ka vdek me kohe ne Shqiperi. Dhe zhvatien e kerkojne deri ne vdekje, ruajna zot mos e kerkojne pagen shtese edhe ne varr! Zgjidhja eshte e thjeshte, nuk ka nevoje per shume studime: thjesht akademike GO HOME.

  • Ju or felliqsira qe doni ta zhdukni fare Akademine e Shkencave,po ju them.se:Akademia e Shkencave para 90 ka qene Institucion Shkencor i Kombit shqiptar me me autoritet ne bote,me cilesi absolute te anetareve te saj si Elita e shkences shqiptare.Ndikimi ideollogjik,politik,klanor ka qene 0,por i ka sherbyer arritjeve shkencore te kombit shqiptar.Te suprimosh Akademine e Shkencave dhe ta kthesh ate ne Honorifike,dmth,ta lesh popullin shqiptar pa mbrojtje shkencore ndaj tezave pseudoshkencore te shovinisteve fqinje greko-sllave,qe ne nivele vulgare
    kane elaboruar teza shoviniste antishqiiptare me kopertine Akademike.Pa pasur ende shtete,shovinistet greko-sllave kane ngritur Akademi.Edhe gjysMaqedonia ka Akademi me pretendime megalomane,;me botime antishqiptare,me histori,fjalore,atlase,harta.studime ku fyhet ose minimizohet populli shqiptar.Greket kane ndertuar nje histori te tyre te vjeter dhe te re te maredhenjeve shqiptaro-greke,nje gjeografi te kamufluar te tokave shqiptare,me emerime dhe toponime te ndryshuara dhe sajuar.Me ke do ti pergjigjet populli shqiptar ketyre pretendimeve gjoja shkencore,me Sali Berishen,apo me komentet e Mark ukut dhe trgff????Nqs me sebepin e pamundesise ekonomike te shtetit per te mbajtur Akademine,kerkoni mbylljen e ketij institucioni Historik,mbyllni concessionet per Vilma Nushin,mbyllni 10 fishimet e cmimeve ne rrugen e Kombit,,mbyllni taxat e lokaleve te plazheve per te ashtuquajturen Agjenci Kombetare e bregdetit,mbyllni shitjen e paketave mjeksore te babait te Tahirit,mbyllni 20% e trojeve te ndertimit,mbyllni shitjen katastrofike te armatimit shqiptar…etj.etj.Me kaq sa kane grabitur politika dhe administrata e korruptuar shqiptare,mbaheshin 100 Akademi.Vetem nafta qe vjedhin shoferet e Institucioneve,del e tepron per te paguar 100 akademike me gjithe honorare.

    • demo, shko shiko se cfare pune bejne 30 punonjesit e ish-Kryesise se Akademise se Shkencave para vitit 1990, qe te marresh vesh se shkenca nuk behet aty, por neper institucione shkencore, universitete dhe studio private te njerezve apasionante per kerkimin shkencor. Te paralajmeroj te mos shkosh para ores 10:00 paradite dhe pas ores 2:00 mbasdite, sepse jane me sherbime familjare.

  • Akademi kishte dikur.Kjo e sotmja me bajga te vetquajtur akademik apo te quajtur keshtu nga Sali bajga si puna e ketij Fuge tru rrjedhurit (pjrdhirit) vetem akademi shkencash nuk mund te quhet por nje stan budallenjsh hajdutesh hipokrit etj.me thoni nje punim akademik shqiptar qe te ket mar nje cmim nobel apo te jet kandiduar per cmime prestigjoze_Vetem kopjime nga te huajt dhe pershtatje si te tyret dhe i japin titullin akademik njeri tjetrit.AKADEMIA E LESHIT te pjesev e nen mes te trupit te njeriut mund te quhet,dhe na paska ngelur Fuga pa ndonje kothere se tani humbi dhe shpresat nga Lulushi humbes i PD-s

  • Ta quash ose ta lesh Akademine e Shkencave, ashtu sic eshte katandisur keto 25 vjetet e fundit,ne nje institucion honorifik tregon ose INJORANCE dhe PERCMIM vicidolas mbi rolin qe duhet te kete ajo ne te sotmen dhe te ardhmen e Shqiperise ose nje synim djallezor per t’i vene minat themeleve te kultures sone kombetare.

  • Edi Rama do t’i bente nje sherbim te pakrahasueshem deri sot neqofte se do te ringrinte Akademine e Shkencave te themeluar nga Cabej dhe Buda dhe do ta nxirrte nga gropa ku e futi Sali Beirsha.
    Edi e ka kete mundesi dhe duke e bere kete do te hynte ne historine e kultures shqiptare si nje nga shpetimtaret e saj.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *