Çdo njeri në mënyrë shumë të thjeshtë mund të llogarisë vetë rrezikun nëse mund të bëjë diabet, duke u ndalur në specifikimet konkrete nëse rreziku për të zhvilluar këtë sëmundje është në nivele të ulëta, apo të larta, për të cilat duhet të konsultoheni menjëherë me një mjek specialist.
Në vijim të shkrimit do të gjeni të plotë pyetsorin me tetë pyetjet e detajuara nga ekspertët e shëndetit publik, ku nëpërmjet pikëzimit të tyre mund të vlerësoni vetë nivelin e rrezikshmërisë që keni për të zhvilluar sëmundjen e diabetit. Për secilën pyetje zgjidhni alternativën që ju përshtatet dhe në vund vlerësoni pikët e mbledhura me rezultatet finale.
Lënia pas dore e trajtimit të hershëm, mbart kosto të lartë shëndetësore, pasi është një sëmundje që po nuk u zbulua dhe po nuk u mjekua në kohë dhe në mënyrë të rregullt, shkakton ndërlikime serioze, si sëmundje kardiovaskulare, verbim, sëmundje të veshkave, amputime të këmbëve, etj.
Për parandalimin e tij, duhet të keni parasysh kryerjen e kontrolleve të rregullta të sheqerit në gjak, më shumë se një herë në vit nëse beni pjesë në grupin e personave të riskuar. Duhet të mbani nën kontroll të vazhdueshëm edhe tensionin e gjakut, të ruani një peshë konstante, të bëni të paktën 30 minuta aktivititet fizik përgjatë pesë ditëve të javës.
Nuk duhet të neglizhoni edhe pakësimin e marrjes së yndyrave shtazore në ushqim sa më shumë që të jetë e mundur, si dhe t’u jepni përparësi ushqimeve të pasura me fibra, siç janë frutat dhe zarzavatet. Duhet të hiqni dorë edhe nga konsumi i alkoolit dhe duhanit”. Më pas në varësi të shkallës së zhvillimit të sëmundjes është mjeku endokrinolog që vendos për terapinë specifike që duhet të ndjekë pacienti.
Testi me 8 pyetje që vlerëson rrezikun për diabet
1.Mosha
Më pak se 45 vjeç (o pikë)
45-54 vjeç (2 pikë)
55-64 vjeç (3 pikë)
Mbi 64 vjeç (4 pikë)
2.Indeksi i masës trupore (IMT)
IMT është vlerësimi i peshës trupore dhe përcaktohet si raporti i peshës mbi gjatësinë në katror(IMT= P/Gj ²). Për shembull,nëse gjatesia e një individi është 1.75 m dhe pesha e tij është 80 Kg, IMT do të jetë 80/1.75 x 1.75 = 26,pra relativisht mbi peshë.
IMT është më pak se 25 pesha është normale (o pikë)
IMT është 25-30 kemi mbipeshë (1 pikë)
IMT është mbi 30 kemi dhjamosje (3 pikë)
3.Perimetri i belit
Sa e keni perimetrin e belit. Ai matet nën kafazin e kraharorit, ku mbarojnë brinjët, (Korespondon me nivelin e kërthizës)
MESHKUJT
Perimetri më pak se 94 cm (o pikë)
Perimetri 94-102 cm (3 pikë)
Perimetri më shumë se 102 cm (4 pikë)
FEMRAT
Perimetri më pak se 80 cm (o pikë)
Perimetri më pak se 80-88 cm (3 pikë)
Perimetri më shumë se 88 cm (4 pikë)
4. Aktiviteti fizik
A kryeni çdo ditë të paktë 30 minuta aktivitet fizik?
Po (o pikë) Jo(2 pikë)
5. Fruta-zarzavate
Sa shpesh konsumoni fruta dhe zarzavate?
Çdo ditë (o pikë) Jo çdo ditë(1 pikë)
6. Hipertensioni
A e dini se vuani nga tensioni i lartë i gjakut apo merrni mjekim për të?
Jo (o pikë) Po (2 pikë)
7.Sheqer i lartë në gjak
A keni patur ndonjëherë shifra të larta të sheqerit në gjak, gjatë kontrolleve shëndetësore, në periudha sëmundje apo gjatë shtatzanisë?
Sheqer i lartë në gjak quhet kur niveli i tij në gjak, esëll, është mbi 110 mg/dl.
Jo (o pikë) Po (5 pikë)
8.Trashëgimia
A keni të afërm të familjes me diabet ?
(Vetëm një përgjigje)
Jo (o pikë)
Po: (gjysh,gjyshe, teze, dajë, hallë xhaxha,ose kushërinj të parë) (3 pikë)
Po:Prindërit, vëlla, motër, ose fëmija juaj) (5 pikë)
Mbasi keni zgjedhur alternativën që ju përshtatet me rastin tuaj në fund mblidhen pikët.
Rreziku juaj për diabet tip 2 në 10 vitet e ardhshëm :
| Pikët | Rreziku |
| Më pak se 7 pikë | I ulët 1 në 100 persona do të bëhet diabetik |
| 7-11 pikë | Lehtësisht i rritur 1 në 25 persona do të bëhet diabetik |
| 12-14 pikë | I mesëm 1 në 6 persona do të bëhet diabetik |
| 15-20 pikë | I lartë 1 në 3 persona do të bëhet diabetik |
| Më shumë se 20 pikë | Shumë i lartë 1 në 2 persona do të bëhet diabetik |
p.k./dita
