Mbrëmjen e djeshme përgjatë një koncerti të Ariana Grandes, një anëtar i ISIS ka shpërthyer ka hedhur në erë sallën nga shpërthimi i një bombe me gozhdë.
Nga ky sulm terrorist, i cili sapo është pranuar nga ISIS kanë mbetur 22 persona të vdekur ku pjesa më e madhe janë të rinj dhe mbi 50 persona të plagosur.
BBC sapo ka konfirmuar se viktima më e vogël e këtij sulmi është 8-vjeçarja, Saffie Rose Roussos, e cila fillimisht u konsiderua e zhdukur pasi gjatë sulmit ishte shkëputur nga mamaja dhe motra e saj.
Saffie është viktima e dytë e identifikuar pas vdekjes së 16-vjeçares, Georgina Callander. Mamaja dhe motra e Saffie ndodhen në spital në gjenje kritike.
